• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këta ‘i marroftë zoti!’… Ma kujtoi Astriti

by Frrok Çupi
03/12/2020 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Astriti më kujtoi atë që unë e dija herët, që sapo nisa të mësoj të flas në gjuhën time. ‘Hej e marroftë zoti!’, thonin për dikë që kishte kryer atë sjellje që nuk pajtohej me kodin, por një sjellje bërllok, jo si vrasja, për shembull. Përdoret në Mirditë e deri në Shkodër. Njeriu aty, me një butësi dhe me një peshë të rëndë, mallkon të keqen e njeriut. Astrit Patozi, gazetar e politikan, bash kështu e kishte ndjerë mallkimin verior, që e haste për herë të parë.

Po pse më telefonoi Astriti bash mbrëmë e më foli për ‘mallkimin e butë’? Sapo kishte marrë një lajm politik, dhe po e rrotullonte nëpër duar e nuk i gjente ‘sirtar’ ku t’i shkonte. Atëherë gjeti mallkimin e mëndafshet: ‘E marroftë zoti’.

Dje kanë ndodhur dy sjellje ‘të marrshme’ në të njëjtën derë.

Dera është e Partisë Demokratike, partia e shpresës që do të sillte Evropën. Njëra ngjarje ishte me Halim Kosovën, ish deputet i PD dhe ‘yll’ polar për kryetar bashkie në kryeqytet në vitin 2015. Halimi, edhe pse më i larti para 4 vjetësh, u zbrit dhe u la jashtë të drejtës për të kandiduar në emër të PD. Megjithatë nuk u ndal, donte t’i ishte në ndihmë partisë së tij, pavarësisht. Shkruan vetë se si u nis dje drejt selisë së partisë dhe trokiti në derë. Dera nuk u hap. Brenda dëgjoheshin zëra, thotë doktor Kosova. “… I rashë disa herë dhe nuk u përgjigj njeri. Sa duke ikur dëgjoj zëra dhe i bie më fort, kur nga mbrapa, dëgjoj një zë që nuk ishte as burrë as gru, i cili më thotë  “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”. Dhe faktikisht ky komision mua më ka seleksionuar, shkruan Kosova.

Ngjarja e dytë, që i përket paketës mallkuese ‘e marroftë zoti’, sipas asaj që më shkruan Astriti, ndodhi edhe kjo po në derën e PD. Dje media online, fillimisht CNA, publikoi videon dhe transkriptin e një skandali që ishte përhapur në publik pak kohë më parë. Ishte thënë se dy deputetë të PD, gjatë seancës parlamentare ligjvënëse, flirtonin me njëri tjetrin përmes sms në telefona smart, por që dukeshin se ishin në një marrëdhënie ilegale. Nuk e dija se kishte qenë aq e turpshme. Unë po i lë mënjanë disa fjalë që vërtet japin krupë, por ja biseda e shkurtuar fare:

E.S i kërkon G.D-së… (nuk thuhet)

G.D: ‘Po e thua sikur i ke dhënë bukë qenit. Jo si kënaqësi e përbashkët. Pis’.

G.D: Të vish si shk….

E.S: Epo s’të jap gjë kur qan për ish-in.

G.D: Boll o ndyrësisë e ndyrë… Do ta shkarravis surratin…

Është e gjatë biseda, po s’ka nevojë më.

Këto janë çfarë kanë tronditur ‘marren e zotit’ brenda të njëjtës ditë.

Po cila është ‘marrja’ në secilin rast?

A është marrja kur Dr. Halim Kosova, papritur nuk i hapet dera dhe gjendet jashtë radhëve të PD, pavarësisht kontributeve të tij? Apo është marrja kjo që siç thotë vetë doktori, dikush që u përgjigj kishte një zë që ishte ‘as burrë as grua’?

Po në rastin e dytë, vallë deputeti dhe deputetja e PD, teksa flirtojnë në sallën e Kuvendit, bëjnë mëkat pse flirtojnë, apo pse shkelin deantologjinë e të zgjedhurit nga populli që në Kuvend nuk ka punë tjetër veçse të përfaqësojë votuesit e vet?

As njëra, as tjetra, nuk ndahen nga njëra tjetra. Aq më tepër që në shoqërinë tonë tradicionale, këto janë shumë të lidhura. Madje nganjëherë rëndon më shumë pjesa zakonore: Nuk pranohet që dikush që ka ‘zë as burrë as gru’ të mos e shpallë orientimin e vet dhe pastaj zgjedhësit vendosin nëse e pranojnë. Kjo lë në hije një debat të dobishëm: Pse PD i flak njerëzit me vlerë, pa një pa dy, si për shembull doktor Kosovën? Por këtë gjë ka bërë PD, si një parti staliniste, që nga fillimi. Ka përjashtuar themeluesit e saj, ka eliminuar figurat kryesore, ka përzënë palë- palë pa fund.

Edhe në rastin e dytë, pse ka kaq fare etikë politike saqë politikania dhe politikani e bëjnë sallën e Kuvendit një dhomë hoteli? Në një politikë normale, o këta do të ishin treguar menjëherë në publik e fjalë për fjalë, ose vetë Partia nuk do të guxonte të kërkonte më votën e qytetarëve. Vite të shkuara, po në këtë parti, një ministër është shkarkuar natën vonë, veç pse u kap me ‘zbërtheckat’ e një studenteje.

… Për këto ‘marre’ populli ka gjetur zgjidhjen prej shekujsh. ‘I marroftë zoti!’, kanë thënë në Mirditë e në Shkodër. Dënimi është shumë i mëndafshtë, nuk është si për krimin e vrasjes as të vjedhjes; por është dënim. Edhe rezolutat e Evropës, po për këto sjellje, kanë përcaktuar kode ndëshkimesh politike. Por nganjëherë, pikërisht këto rezoluta, e censurojnë dëshminë për të vërtetën, herë duke dënuar ata që shpallin disorientimet individuale ashtu edhe pa dinjitetin e mashkullit a femrës në Parlament.

Next Post
Dy aksidente në Tiranë-Durrës, radhë kilometrike nga bllokimi i makinave

Dy aksidente në Tiranë-Durrës, radhë kilometrike nga bllokimi i makinave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Financial Times”: Sistemi i ri i hyrjes në BE po shkakton vështirësi për udhëtarët! Deri në dy orë pritje në aeroportet kryesore evropiane

“Financial Times”: Sistemi i ri i hyrjes në BE po shkakton vështirësi për udhëtarët! Deri në dy orë pritje në aeroportet kryesore evropiane

August 11, 2026
Kryeministri grek Mitsotakis përfshihet në aksident, rrëzohet nga biçikleta dhe përfundon në spital!

Kryeministri grek Mitsotakis përfshihet në aksident, rrëzohet nga biçikleta dhe përfundon në spital!

August 11, 2026
VIDEO/ Tragjedi rrugore në Egjipt, vdesin 18 fëmijë të moshës 10-14 vjeç pas përplasjes së kamionëve! Po shkonin në punë, pamjet e tmerrit

VIDEO/ Tragjedi rrugore në Egjipt, vdesin 18 fëmijë të moshës 10-14 vjeç pas përplasjes së kamionëve! Po shkonin në punë, pamjet e tmerrit

August 11, 2026
Kabina e Ujësjellësit tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë shpërthen në flakë, frikë dhe për përhapjen e zjarrit në banesa!

Kabina e Ujësjellësit tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë shpërthen në flakë, frikë dhe për përhapjen e zjarrit në banesa!

August 11, 2026
VIDEO/ Rëndohet bilanci nga tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 180 të vdekur e 1300 të plagosur! Momenti kur gjenden të mbijetuar në rrënoja

VIDEO/ Rëndohet bilanci nga tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 180 të vdekur e 1300 të plagosur! Momenti kur gjenden të mbijetuar në rrënoja

August 11, 2026
Edhe Cërriku kundërshton Reformën Territoriale, nis firmosja e peticionit kundër shkrirjes së Bashkisë!

Edhe Cërriku kundërshton Reformën Territoriale, nis firmosja e peticionit kundër shkrirjes së Bashkisë!

August 11, 2026
Majlinda Dhuka-shqiptarëve të diasporës: Ju jeni zëri ynë! Kemi nevojë për ju, ftoni një mik…

“Le t’i lëmë fantazmat të dalin në pension!”- Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi, lërini kështjellat e rërës

August 11, 2026
Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

August 11, 2026
Zjarr në katin e gjashtë të një hoteli në kryeqytet, vetëm dëme materiale, zbulohet shkaku i flakëve!

Zjarr në katin e gjashtë të një hoteli në kryeqytet, vetëm dëme materiale, zbulohet shkaku i flakëve!

August 11, 2026
“Jo më mish nga Brazili!”- Ministria e Bujqësisë merr vendimin dhe urdhëron AKU-n: Nga 3 shtatori të ndërpritet importi

“Jo më mish nga Brazili!”- Ministria e Bujqësisë merr vendimin dhe urdhëron AKU-n: Nga 3 shtatori të ndërpritet importi

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com