• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilltari i Presidentit, Lezhja: Basha, spastrime të paprecedenta në PD! Ai s’mund të bëhet kurrë lider

by Java News
28/05/2017 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltar i Presidentit Bujar Nishani, Gjergj Lezhja ka shkruar lidhur me situatën politike në PD ku thekson se spastrimet e Bashes ne listat per deputet jane te paprecedenta, aq sa as Edi Rama s’do guxonte ti bente pasi respekton traditen dhe histroine e socialisteve. Lezhja nenvizon se Basha është një ministër i mirë, por si lider thotë se “po t’i heqësh rripin e pantallonave, ato do t’i bien në fund të këmbëve”. Sipas tij, çadra e Bashes ishte marrezia me e madhe.

Nga Gjergj LEZHJA

Së pari dua të sqaroj se kam vite që nuk marr pjesë aktivisht  në politikë. Pra nuk meritoj asnjë ofiq, ndaj dhe i qetë bëj analizat e mia për zhvillimet politike.

Nuk jam aspak i çuditur nga lista e deputetëve të Partisë Demokratike, ndonëse sëpata e spastrimeve është e pa precedentë në politikën shqiptare.  As Edi Rama nuk ka bërë një spastrim të tillë me një të rënë të lapsit, por ka respektuar në vite ish funksionarët e vjetër të PS.

Mendoj se nuk është vetëm Lulzim Basha, ideatori i kësaj kasaphane, por është një filozofi dhe frymë e ndërtuar që pas humbjes në 2013.

Basha është dhe mbetet një ministër i mirë në një qeveri të mirë. Ai kurrë nuk mund të bëhet udhëheqës i një force politike që pretendon pushtet dhe kjo për të vetmen arsye se, “po t’i heqësh rripin e pantallonave, ato do t’i bien në fund të këmbëve”.

Këtë metaforë e përdor me përgjegjësi pasi e njoh shumë shumë mirë atë dhe të gjithë udhëheqjen e Partisë Demokratike nga krijimi i saj.

Çadra ishte marria më e madhe si aksion politik, duke përfshirë këtu kërkesat ekstreme, si alternativa për zgjidhje. Qesharake dhe foshnjarake ishte dhe është teza e Republikës së Re dhe më vjen shumë keq që pati dhe intelektualë qe shkuan deri në kufijtë e besimit të kësaj përralle.

Dalja nga çadra e Bashës më kujton daljen e Tritan Shehut nga stadiumi i Lushnjes në vitin e mbrapshtë ‘97. Vetëm se Tritani bëri një akt sublim dhe pësoi atë që çdokush mund ta pësonte, kurse Basha hyri dhe doli nga kjo histori si një personazh butaforik, por dhe hileqar në ndërmarjen e tij.

Them hileqar, sepse në pamundësi për të ngritur “ushtrinë” e PD në këmbë për 4 vjet, ngriti një çadër për të krijuar përceptimin e një lëvizje që për asnje moment nuk funksionoi, si dhe ndërtoi fabulën e humbjes, si rezultat i vjedhjes së votës. Të gjitha këto në funksion të një politike personale, të dështuar.

Jam terësisht i zhgënjyer me dy kandidaturat në qeveri. ministrja e Financës, një juriste medioker, me zero përvojë dhe me zero kurajo administrative, një intrigante dhe mjaft e përkëdhelur në të gjithë vitet e pushtetit tonë, kurse ajo e Ministrisë së Çështjeve Sociale, një individ i rritur rrugëve të pushtetit dhe të parave.

Kam qenë shumë i qartë për atë çfarë ndodhi sot. E kam parashikuar që para katër vjetësh, por gjithsesi nuk e kam menduar se pamëshirshmëria ndaj bashkëpunëtorëve e bashkë luftëtarëve, do të ishte kaq ekstreme dhe kaq imperative në realizim. Gjithsesi ndjehem i qetë dhe shumë i kthjellët që i kam ndenjur mënjanë gjithkujt, pa asnjë përjashtim në forcën politike, ku unë jetova pjesën më të bukur të jetës time./ma.me

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Mësoni se cila është shenja e horoskopit që parashikon të ardhmen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

October 3, 2026
EMRI+FOTO/ Shiste kanabis të kamufluar me ‘ëmbëlsira’ pranë shkollave në Shkodër, arrestohet 28-vjeçari! I gjenden drogë xhelatinoze, peshore dhe…

EMRI+FOTO/ Shiste kanabis të kamufluar me ‘ëmbëlsira’ pranë shkollave në Shkodër, arrestohet 28-vjeçari! I gjenden drogë xhelatinoze, peshore dhe…

October 3, 2026
Britanikët ndryshojnë mendje një dekadë pas “Brexit”! Sondazhi zbulon se gjysma mbështesin rikthimin në gjirin e BE-së

Britanikët ndryshojnë mendje një dekadë pas “Brexit”! Sondazhi zbulon se gjysma mbështesin rikthimin në gjirin e BE-së

October 3, 2026
Tetori muaji i Migjenit, ekspozita dhe aktivitete në bibliotekën e Shkodrës

Tetori muaji i Migjenit, ekspozita dhe aktivitete në bibliotekën e Shkodrës

October 3, 2026
“Do ta shohim”- Kriza e marrëdhënies me Trump, Meloni për NYT: Besoja se gjërat do të ishin më të lehta, por shkuan ndryshe! Strategjia ime…

Raportet Trump-Meloni, si një marrëdhënie “dashuri-urrejtje”! Presidenti amerikan ndryshon përsëri mendim: Gjithmonë më ka pëlqyer, shkojmë shumë mirë!

October 3, 2026
Mëngjes aksidentesh në Lushnjë, dy makina përplasen “kokë më kokë” në autostradë, raportohet se…

Mëngjes aksidentesh në Lushnjë, dy makina përplasen “kokë më kokë” në autostradë, raportohet se…

October 3, 2026
Koreja e Veriut alarmon botën, lëshon raketa balistike drejt detit të Japonisë!

Koreja e Veriut alarmon botën, lëshon raketa balistike drejt detit të Japonisë!

October 3, 2026
“Po punojmë të kemi edhe sistem AI”- Vaksinimi HPV në të gjithë vendin, Spahiu inspektim në Lushnjë: Mbrojtje më e gjerë, parandalim më i fortë

“Po punojmë të kemi edhe sistem AI”- Vaksinimi HPV në të gjithë vendin, Spahiu inspektim në Lushnjë: Mbrojtje më e gjerë, parandalim më i fortë

October 3, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

Moti sot i kthjellët dhe kushte të qëndrueshme atmosferike! Parashikimi i motit për ditën e sotme, në zonat malore priten…

October 3, 2026
Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

Tensione në rritje, Trump thërret takim sekret në “Camp David”! Në tavolinë strategjia e ardhshme për Iranin dhe rebelët Huthi

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com