• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Këshilltari për ekonominë në PD, Teliti: Mbi 15 mijë biznese falimentuan në 2018-n!

by Java News
04/01/2019 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një deklarate nga selia e PD-së, këtë të premte, këshilltari për çështjet ekonomike Dorian Teliti ka denoncuar falimentimin, sipas tij, të mbi 15 mijë bizneseve, si pasojë e gjobave të taksidarëve, taksave dhe tarifave të rritura, si dhe shtrenjtimit të energjisë dhe ujit të pijshëm.

Kjo shifër e bizneseve të falimentuara nga janar deri në dhjetor të 2018-s ishte 62 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë, sipas Telitit. Ndërkohë, nga 1 janari – tha ai, – ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e taksës së pronës, e për këtë arsye, bizneset do të paguajnë 2-4 herë më shumë.

Teliti e përshkroi të rënduar, për të cilën ka vetëm një “ilaç”, siç u shpreh ai: zbatimi i planit të PD-së për rimëkëmbjen e biznesit dhe ekonomisë, nëpërmjet uljes së ndjeshme të taksave.

Më poshtë lexoni deklaratën e plotë:

Nëse shumica e shqiptarëve lejon që t’i qeverisë sërish Edi Rama, 2019- a do të jetë edhe më keq për ekonominë e çdo familje që mbahet me një biznes të vogël.

Viti 2018 është shënuar në llogaritë e ekonomisë shqiptare si një nga vitet më të këqija të qeverisjes së Edi Ramës. 15 340 biznese kanë falimentuar nga janari deri në dhjetor. Kush thotë se këto janë kompani bixhozi, gënjen! Të tilla, të regjistruara në Qendrën e Bizneseve numërohen me gishtat e një dore.

15 340 mijë bizneset e mbyllura në një vit janë të qytetarëve të zakonshëm, sipërmarrës të vegjël e të mesëm që e kanë ulur qepenin nga taksat dhe tarifat lokale të rritura 2-3 herë, nga energjia 30% më e shtrenjtë, nga fatura e ujit 44 % më e shtrenjtë!

2018-a është edhe më keq se një vit më parë. Mbi 15 mijë biznese të falimentuara do të thotë 62 % biznese të mbyllura më shumë se një vit më parë. Janë mbi 15 mijë familje shqiptare që nuk i kanë mbijetuar gjobave të taksidarëve, që nuk i kanë mbijetuar skemës dërrmuese të TVSH-së.

A ka patur kompani të reja, që janë hapur, ndërkohë që biznesi i ndershëm falimentonte? Të gjithë e dimë që po!

DH Albania, kompania fantazëm që u regjistrua në korrik dhe brenda pak javësh mori 50 milionë euro tendera, është fytyra e ekonomisë që ka ndërtuar Edi Rama: falimentim me taksa dhe gjoba të rënda për shqiptarët e zakonshëm, miliona euro për kompanitë e parajsave fiskale, me të cilat ndan pushtetin.

Nëse shumica e shqiptarëve lejon që t’i qeverisë sërish Edi Rama, 2019- a do të jetë edhe më keq për ekonominë e çdo familje që mbahet me një biznes të vogël, do të jetë më keq për këdo që bën biznes të ndershëm dhe nuk vjedh nga paratë publike.

Prej 1 janarit ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për të mbidyfishuar taksën e pronës. Çdo biznes që akoma nuk e ka ulur qepenin, do të paguajë 2-4 herë më shtrenjtë për vendin ku ushtron aktivitetin e tij.

Nëse qeveria nis zbatimin e koncesionit të kasave të reja fiskale, çdo biznesi i duhet të paguajë 600-1000 mijë euro të tjera për të zëvendësuar sistemin, nëpërmjet të cilit do të transmetojë në qendër çdo veprim në dyqanin e tij.

Situata e rëndë ka vetëm një ilaç për ta kuruar: zbatimin e planit të Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e biznesit dhe të ekonomisë nëpërmjet uljes së ndjeshme të taksave.

• Taksa e sheshtë 9%
• Përjashtimi nga skema e tvsh-së për bizneset me xhiro deri në 120 milionë lekë
• Ulja me 300 lekë për litër e karburantit
• Anulimi i çdo koncesioni korruptiv do ta çlirojnë ekonominë nga një grusht oligarkësh, që grabisin pasuritë e shqiptarëve në zyrën e kryeministrit!

/a.meta

Next Post
‘Oxhaku 18 mijë euro’, Rama nxjerr blof mediat: Kazani vazhdon, por s’është shtëpia ime

'Oxhaku 18 mijë euro', Rama nxjerr blof mediat: Kazani vazhdon, por s’është shtëpia ime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In