• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilltari i këshilltarit të Berishës: S’kam njohur asnjë politikan që ka punuar aq shumë se Saliu

by A R
04/05/2025 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltari i kryestrategut të ASHM Chris LaCivita, Philip Griffin në takim përmbyllës të Sali Berishës në Has, ai tha se në 20 vite politikë nuk kishte njohur dikë që të ketë punuar më shumë se Berisha.

Ai bëri thirrje që shqiptarët të votojnë për të bërë histori dhe të çojë në pushtet PD.

“Përshëndetje! Çfarë pjesëmarrjeje e mrekullueshme! Faleminderit! Së pari, ju sjell përshëndetjet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jam këtu për t’ju thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë shumë interes për Shqipërinë dhe për zgjedhjet që më 11 Maj. Shqipëria ndodhet në një udhëkryq. Historia do të shkruajë se kush bëri çfarë gjatë këtyre zgjedhjeve.

Ne bëmë histori në Amerikë në Nëntor. Ndoshta keni dëgjuar diçka për këtë. Në Amerikë, socialistët u përpoqën të shkatërrojnë Donald Trump-in duke përdorur sistemin ligjor, por Donald Trump dhe populli amerikan nuk e lanë të ndodhte. Këtu në Shqipëri, socialistët po përpiqen të përdorin të njëjtat marifete. Dhe jam këtu për t’ju thënë se nuk do të kenë sukses as këtu. Pikërisht. Dr. Berisha nuk do të ndalet së luftuari për ju, për t’ia rikthyer Shqipërinë politikanëve të ndershëm dhe për ta shpëtuar nga politikanët e korruptuar dhe trafikantët e drogës. Dr. Berisha nuk do të ndalet së luftuari për ju, për t’ia rikthyer Shqipërinë politikanëve të ndershëm dhe për ta shpëtuar nga politikanët e korruptuar dhe trafikantët e drogës.

Unë jam në politikë prej 20 vitesh. Nuk kam njohur asnjë politikan që ka punuar më shumë se Dr. Berisha. Por ai nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Tani është koha që ju të bëni pjesën tuaj. Duhet të flisni me miqtë tuaj, me fqinjët, me familjen tuaj, duhet të bëni që të gjithë të dalin e të votojnë. Çdokush që është në miting tani, shikoni njëri-tjetrin në sy. Shikoni majtas-djathtas. Shikoni njëri-tjetrin në sy dhe duhet t’i bëni vetes pyetjen: A do ta bëjmë historinë së bashku? Përgjigjja ime është: Po, ne do të bëjmë histori”, tha Philip Grifin, këshilltari LaCivita.

Next Post
Berisha: Ai që më shpalli non-grata, iku në koshin e plehrave! (Ndërkohë non-grata vijon…)

Berisha: Ai që më shpalli non-grata, iku në koshin e plehrave! (Ndërkohë non-grata vijon...)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027 dhe Antimafia, Komisioni i Ligjeve dëgjon 5 institucione të pavarura! Nga Prokuroria te Kushtetuesja, ja kërkesat për shtesë fondesh

Buxheti 2027 dhe Antimafia, Komisioni i Ligjeve dëgjon 5 institucione të pavarura! Nga Prokuroria te Kushtetuesja, ja kërkesat për shtesë fondesh

November 3, 2026
Merz: Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

Merz: Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

November 3, 2026
UEFA përzgjedh përsëri gjyqtar shqiptar, Enea Jorgji do vendosë drejtësi në Europa League!

UEFA përzgjedh përsëri gjyqtar shqiptar, Enea Jorgji do vendosë drejtësi në Europa League!

November 3, 2026
Asambleja parlamentara e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik

Asambleja parlamentara e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik

November 3, 2026
Kërkim-shpëtimi aeronautik, Shqipëria mikpret takimin e RASARAC dhe përgatitet për stërvitjen SAREX-2026!

Kërkim-shpëtimi aeronautik, Shqipëria mikpret takimin e RASARAC dhe përgatitet për stërvitjen SAREX-2026!

November 3, 2026
Tensionet në rritje, NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës

Tensionet në rritje, NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës

November 3, 2026
Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

November 3, 2026
Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

November 3, 2026
Trump nxjerr median me “karton të kuq”

Kreu i FIFA-s sërish në telashe, Infantino dyshohet se ndërhyri te administrata Trump për të mbajtur në SHBA punonjësen pa leje qëndrimi!

November 3, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Vatikani: Papa Leo është i shëndetshëm dhe nuk ka nevojë për masa shtesë për udhëtimin në Amerikën e Jugut

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In