• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Ai që më shpalli non-grata, iku në koshin e plehrave! (Ndërkohë non-grata vijon…)

by A R
04/05/2025 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Tropoja iu betua kryeministrit Edi Rama se “nuk do dalë dot nga kufiri i Shqipërisë pa dhënë llogari për të gjitha të këqijat që i ke bërë shqiptarëve”.

“Miq, Tropoja ka patur mençurinë epike. Të qendrojë sa pak kush tjetër në anën e historisë. Në fakt, paraardhësit tanë kanë qendruar në anën e historisë, edhe atëherë kur nuk kishte shtet. Po edhe atëherë, kur kufinjtë e Shqipërisë ishin aty ku flitej shqip, pra nuk kishte një Shqipëri. Dhe ata qendruan, u përballën me sakrifica luftrash të egra. Mbrojtën Plavën dhe Gucinë, mbrojtën territore shqiptare. Pushka e tyre bëri që të mblidhet Lidhja e Prizrenit. Pra, raporti juaj me historinë, është një ndër raportet më të shkëlqyera, më të drejta, që bën krenar çdo njeri. Dhe nuk kam mëdyshje se, kësaj radhe do t’i qendroni asaj plotësisht. Por, miq, 2-3 sqarime do t’u bëj unë këtu ju. Edi Rama është ën grahmat e fundit. Ai mori damkën më të zezë pas Putinit në Valencia, në Kongresin e 82 forcave të djathta politike të Europës, që qeverisin Europën, qeverisin PE, qeverisin KE.
Edi Rama u damkos si armik i votës së lirë, si armik i pluralizmit, si armik i opozitarizmit, si bashkëpunëtor me krimin, si hajdut i papërmbajtur, si narkodiktator. Tani, kjo damksoje është kushtrim për çdo shqiptar. Të qendrosh në anën e drejtë të historisë, do të thotë të qendrosh në anën e kombeve të lira, kombeve të civilizuara, kombeve të qytetëruara dhe jo narkodiktaturave.
Jo vetëm, miq. Edi Rama i ka kohërat e numëruara, dhe unë ju jap ju fjalën se ai do ketë fundin që meriton. Po, ta dijë.
Ai nuk ka më mbështetjen e monstrës së njerëzimit, që quhet Xhorxh Soros. Atij ia shtypi kokën Presidenti Donald Trump në Uashington”, tha Berisha, shkruan A2.

“Ai loboi dhe mendoi se lau duart me Sali Berishën, duke firmosur shpalljen e tij non grata. Tani, dy fjalë do u them unë ju këtu. Ai që firmosi me lobimin e Sorosit dhe të Edi Ramës, ai bëri dy gabime të mëdha. E para gaboi, sepse ne shqiptarët e kemi në kod dhe gene adhurimin për mikun, po e kemi dhe një fjalë: Zot, na ruaj nga miku, se nga armiku ruhem vet!
Ai e bëri këtë gabim të madh. Gabimi i dytë i madh ishte se, ai nuk u fut në Google të shihte Shkëlzenin. Po të kishte parë Shkëlzenin mirë e mirë, do kuptonte që veprimin e tij, malin e Shkëlzenit, jo djalin, po të shihte Shkëlzenin, nuk do të firmoste atë gjë. Mirëpo sot, ku është ky njeri? Sot, ky është në koshin e plehrave të historisë të vendit të tij. I padëshiruar në të gjitha ndërtesat federative të SHBA-ve. I shpallur nga presidenti Donald Trump. Edi Rama, të jap fjalën se do përfundosh më keq se ai. Tropoja madhështore, Shqiëpria madhështore është zotimi ynë solemn para jush”, shtoi Berisha.

Next Post
Probleme me shpërndarjen e votave në diasporë, AKEP i kërkon KQZ kontratën me kompaninë postare (Dokument)

Një javë larg zgjedhjeve, mbërrijnë në Shqipëri 144 mijë vota nga Diaspora

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

November 4, 2026
VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

November 4, 2026
Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

November 4, 2026
Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

November 4, 2026
Moti i qëndrueshëm të mërkurën, alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin

Moti i qëndrueshëm të mërkurën, alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin

November 4, 2026
Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

November 4, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Trump u kërkoi amerikanëve të votonin sikur ai të ishte në fletën e votimit. Ata e dëgjuan!

November 4, 2026
Virxhinia do të miratojë një amendament kushtetues për mbrojtjen e martesave mes personave të të njëjtës gjini

Virxhinia do të miratojë një amendament kushtetues për mbrojtjen e martesave mes personave të të njëjtës gjini

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In