• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i FIFA-s sërish në telashe, Infantino dyshohet se ndërhyri te administrata Trump për të mbajtur në SHBA punonjësen pa leje qëndrimi!

by A. Q
03/11/2026 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është përfshirë në një tjetër polemikë, pasi akuzohet se ka përdorur marrëdhëniet e tij me presidentin amerikan Donald Trump për të ndihmuar një punonjëse të tij të siguronte leje qëndrimi dhe pune në Shtetet e Bashkuara.

Sipas raportimit të The New York Post, bëhet fjalë për 33-vjeçaren Yajarlin del Socorro Fernandez, me origjinë nga Nikaragua, e cila punonte në banesën e Infantinos në Miami. Leja e saj për të qëndruar në SHBA ishte revokuar pasi administrata Trump anuloi, në qershor të vitit 2025, marrëveshjet me katër vende të Amerikës Qendrore.

Megjithatë, pavarësisht heqjes së lejes, Fernandez vijoi të ishte në listën e pagave të kreut të FIFA-s. Sipas pretendimeve të publikuara, Infantino më pas kërkoi ndihmën e ish-kreut të Federatës Amerikane të Futbollit, Carlos Cordeiro, për të lehtësuar qëndrimin e saj në Florida.

Një tjetër element që ngre pikëpyetje lidhet me aplikimin për vizë të tipit “C11”, i cili ishte miratuar në fillim të vitit 2026, por më pas u tërhoq. Në dokumentacion, Fernandez dyshohet se kishte deklaruar një adresë të ndryshme nga vendbanimi i saj real. Sipas New York Post, ajo jetonte në rezidencën luksoze të Infantinos, në kompleksin One Thousand Museum në Miami.

FIFA nuk ka pranuar të komentojë mbi këto pretendime.

Zbulimi vjen në një moment kur Infantino po përballet edhe me presion nga drejtuesit e UEFA-s për transparencë lidhur me disa çështje, mes tyre projekti i dështuar “FIFA Forward Enterprises”, ideja për t’u shitur investitorëve privatë një pjesë të të ardhurave të Botërorit, si dhe vendimi për t’i dhënë Donald Trumpit çmimin e parë të Paqes të FIFA-s.

Ndërkohë, UEFA kërkon të ketë akses në dokumentacionin përkatës, por FIFA u ka kërkuar anëtarëve të Këshillit, përfshirë edhe drejtuesen e Federatës Angleze, Debbie Hewitt, që të udhëtojnë drejt Zyrihut për të shqyrtuar dokumentet, pa pasur të drejtë t’i fotografojnë apo të bëjnë publike informacionet.

Në këtë klimë, ish-mbrojtësi i Tottenhamit, Ramon Vega, ka shpallur kandidaturën për të garuar kundër Infantinos për postin e presidentit të FIFA-s. Zgjedhjet pritet të zhvillohen gjatë Kongresit të 77-të të FIFA-s, në Rabat të Marokut.

 

Next Post
Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In