• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilltarët e Hasit, banalë si Bujar Nishani!

by Mero Baze
18/06/2018 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ajo që po mendoja kur mora vesh lajmin, është se çfarë i ka nxitur këshilltarët e Hasit të shkojnë drejt këtij vendimi. Nëse shikon listën e këshilltarëve, në shumicë janë të djathtë. Ai republikani për shembull, kishte dhe mbiemrin Mazreku. Me siguri ka qenë ndër më të zjarrtët. Të tjerë ishin legalistë, ballistë, një parti që ca kohë vulën e kishte Eduart Ypi, disa parti fantazma të majta e të djathta, duke qenë një mozaik i qartë i pazareve që bëhen me votat e partive në zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Socialistët kishin vetëm një këshilltar, demokratët dy dhe gjithë të tjerët janë çakejtë e zonës, që mbajnë nga një sigël partie. Dhe janë bërë bashkë për t’i dhënë një dekoratë si intelektual, Gafurr Mazrekut.

Gjëja më e rëndësishme për të cilën mbahet mend Gafurr Mazreku, është se ka qëlluar me pistoletë në sallën e Kuvendit. Kjo do të mjaftonte për t’u konsideruar minimum i papërgjegjshëm gjithë jetën, pa i lënë vend fantazisë për ta quajtur dhe njeri me vepra intelektuale. Në këtë pikë, çdo përpjekje për ta justifikuar nderimin e tij pas vdekjes, është banal.

Reagimi i kryeministrit për të bllokuar dekorimin përmes prefektit, është reagimi i duhur dhe këtu ky banalitet duhet të marrë fund.

Por gjesti i këshilltarëve të Hasit duhet parë më thellë. Ata janë njerëz që shikojnë se në këtë vend çdo gjë është bërë pazar dhe kanë menduar të bëjnë dhe ata një pazar. Ashtu siç kanë bërë pazar për votat, duke shitur votën për kryetarin dhe duke marrë votën për partinë, ata këshilltarë shikojnë se çfarë kompetencash kanë dhe vazhdojnë bëjnë pazar.

Pak a shumë, ata më kujtojnë Bujar Nishanin. Dhe ai, i mbyllur në Presidencë, me pak kompetenca ekzekutive, por shumë shanse për qoka dhe dekorata, filloi përdorte atë kompetenca që kishte. Kështu, ne përfunduam me një pronar picerie në Vjenë, që merr “Urdhërin e Skënderbeut”, fizioterapistja e Bujar Nishanit po ashtu, dhe më tej, kë njihte e nuk njihte, ku shkonte fshatrave për të pirë raki, apo ku ikte nëpër botë për të ndenjur disa ditë, ai “paguante” me dekorata, duke e kthyer të drejtën e tij për dekorata, në banalitet ekstrem.

Këshilltarët e Hasit me siguri shikojnë dhe pazaret e qeverisë, faktin që të gjithë që kanë diçka në dorë përpiqen ta shesin dhe të përfitojnë prej saj. Shikojnë deputetë që ndërrojnë parti, shikojnë drejtora që nuk duan të ikin nga puna dhe ikin nga LSI, shikojnë ministra që bëjnë pazare me biznesmenë, shikojnë kryetarë partish, që bëjnë pazare për votat, dhe në fund, kanë bërë dhe ata një pazar.

Me siguri ndonjë kushëri i tij brenda Këshillit (larg qoftë të jetë ai republikani), ua ka propozuar si pazar dhe ata i kanë rënë shkurt. E kanë tepruar pak me atë përshkrimin si intelektual, por brenda pazarit shkon.

Kaq është e gjitha që mund të thuhet për banalitetin e tyre. Kjo hakërrima ndaj tyre si njerëz politik, është qesharake. Ata kanë bërë një pazar me njëri- tjetrin dhe e kanë mbajt fjalën. Fyerja më e madhe që mund t’u bëhet është se janë treguar banalë si Bujar Nishani! Këtë fyerje e meritojnë.

/TemA

Next Post
VENDIMI/ Aktori Mirush Kabashi përfiton pension të posaçëm

Mirush Kabashi: Biseda që bëmë me Veliajn, unë dhe Ndrenika!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In