• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këshilli i Integrimit, Tabaku: SPAK të caktojë një prokuror të dedikuar për krimet zgjedhore. Krimi i organizuar angazhohet në zgjedhje

by Java News
27/01/2023 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, kërkoi që SPAK të emërojë një prokuror special për të hetuar krimet zgjedhore.

“Në emër të opozitës Z. Dumani ju kërkoj që një prokuror special të caktohet sa më shpejt i dedikuar për të hetuar krimet zgjedhore, ku një procedure e thjeshtë dhe e shpejtë menjëherë të marrë vendime”, tha Tabaku gjatë mbledhjes së të premtes. “Propozim që vjen pasi është e papranueshme që Shqipëria me negociata të hapura të ketë zgjedhjet problem; të ketë krimin e organizuar që angazhohet në zgjedhje, të ketë dosje që dëshmojnë lidhjen krim-politikë”.

Tabaku tha se pavarësisht hapjes së negociatave për Shqipërinë në vitin 2022, në Parlament nuk ka pasur asnjë dhënie informacioni apo raportim për këtë çështje. “Sot për herë të parë kemi në këtë këshill ministren e cila vjen të raportojë mbas raportimit të tetorit mbi progres raportin. Qëllimi i opozitës, edhe i imi personal, është shndërrimi i procesit të integrimit në një proces gjithëpërfshirës. Pra, në një proces kombëtar!”, tha ajo.
/s.f

 

Next Post
Kthyen lokalin në kazino/ Arrestohen 5 persona, 10 mijë euro dhe 7 kompjutera për lojra fati të sekuestruara

Kthyen lokalin në kazino/ Arrestohen 5 persona, 10 mijë euro dhe 7 kompjutera për lojra fati të sekuestruara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com