• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkon në Apel pafajësinë/ U dënua me 2 vite burg për blerje votash, Beleri ankimon e vendimin e GJKKO

by Java News
06/05/2024 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka ankimuar vendimin e GJKKO-së që e dënoi me burg për blerje votash.

Fredi Beleri, i cili u arrestua më 12 maj 2023, ka dorëzuar dosjen në Apelin e Gjykatës së Posaçme të premten (3 maj) dhe pritet te hidhet shorti për t’u caktuar trupa gjykuese.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës u shpall fajtor më 5 mars për blerje votash dhe u dënua me dy vite heqje lirie nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi u dënua me tre vite shërbim prove. Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

Sipas GJKKO, vuajtja e dënimit për Fredi Belerin nis që nga dita kur është arrestuar, pra më 12 maj 2023. Sipas përllogaritjeve, kryetarit të zgjedhur të bashkisë i Himarë e mbetën edhe 1 vit e 3 muaj burg.

GJKKO thotë se dënimin do ta kryejë në një burg të sigurisë së zakonshme. Fredi Beleri po qëndron në paraburgim  që prej zgjedhjeve të majit të vitit 2023, që do të thotë se i kanë mbetur rreth 9 muaj dënim për të shlyer në qeli. Kjo për shkak se ditët e paraburgimit llogariten si një ditë e gjysem në qelinë normale të burgut.

VENDIMI I PLOTE I GJKKO:

  • Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 31.07.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Dhionisios Alfred Beleri dhe Pandeli Kokaveshi akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga nenet 328 – 25 të Kodit Penal.
  • Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, me vendimin Nr. 14, datë 05.03.2024 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Pandeli Kokaveshi, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 – 25 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vënë të pandehurin Pandeli Kokaveshi ne provë për një periudhë kohe prej 3 (tre) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e tij.

Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t u paraqitur në Policinë Gjyqësore” e caktuar ndaj të pandehurit Pandeli Kokaveshi me vendimin Nr. 19, dt. 01.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dhionisios Alfred Beleri, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 – 25 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Dhionisios Alfred Beleri, fillon nga dita e arrestimit të tij dt. 12.05.2023 dhe të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Në zbatim të nenit 190/1 gërmat “a” dhe “ç” të K.Pr.Penale, në lidhje me provat materiale të sekuestruara për llogari të këtij procedimit penal, Gjykata disponon si më poshtë :

Një CD-R Maxell mbi të cilën është shënuar me shkrim dore “Komisariati Himarë Dt. 10.05.2023”, një DVD-R mbi të cilën është shënuar shkrim dore “Komisariati Himarë Dt.11.05.2023”, DVD+RË” EMTEC, mbi të cilën është shënuar me shkrim dore “Proc. Nr. 489 dt 08.09.10.11 i 5 – 2023 Himarë. Vlore, të qëndrojnë në dosje.

8 (tetë) karmtonedha të prerjes 5.000 lekë, të konfiskohen dhe kalojnë në favor të shtetit.

Aparat celular i llojit “RedMi”, ngjyrë e zezë, i përdorur nga i pandehuri Pandeli Kokaveshi, të konfiskohet dhe kalojë në favor të shtetit.

Aparat celular i llojit “Iphone” me ngjyrë të zezë, me mbrojtëse plastike me ngjyrë të zezë, i përdorur nga i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri, të konfiskohet dhe kalojë në favor të shtetit.

Pajisje DVR e markës “Dahua”, numër serie SN 6J001308PA213DF64, sekuestruar shtetases Ermira Stoli, ti kthehet kësaj shtetaseje.

Aparat celular i llojit “Iphone 11 Pro Max”, ngjyrë e zezë, me veshje të jashtme plastike të kuqe, në gjendje të fikur, me IMEI: 352843111503600, i përdorur nga dëshmitari Arsen Rama, ti kthehet ketij shtetasi.

Një qese plastike, ngjyra e bardhë, me mbishkrime me ngjyrë të gjelbër, brenda së cilës gjenden: – një faturë tatimore e subjektit me NIPT L06718204R, e datës 11.05.2023, një faturë tatimore me shkrim në gjuhën Greke, me vlerë 27,00 EUR, dy tollona nafte 10 litra dhe dy tollona nafte 5 litra të karburant “Kastrati”, dy blloqe të vegjël shënimesh me fletë me ngjitëse me ngjyrë përkatësisht rozë dhe jeshile. Një kartë e re celulari sim Vodafone, në paketim letre, me numër 0695378872, katër fletë letre me mbishkrime në gjuhën greke, të kapura së bashku, një kartë vizitë me shkrimin Laptop service, një portofol material lëkure brenda së cilit gjendet : një dokument me fotografi i plastifikuar, me shkrim në gjuhën Greke; një kartë debiti e bankës “Alpha Bank” me numër 5357 2900 0174 0104; një kartë debiti e bankës “NBG” me numër 5351 4200 2462 0605; një dokument me fotografi material plastik me mbishkrimin “Omonia” dhe me numër 14090090; dy karta plastike me mbishkrimin përkatësisht “Grand Casino” dhe “Regency Casino” si dhe tetë kartëvizita të tjera, sende këto të sekuestruara gjatë kontrollit të të pandehurit Pandeli Kokaveshi, t’i kthehen këtij të fundit.

Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit në shumen totale 166.920 (njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e nëntëqind e njëzet) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit përkatës, u ngarkohen të pandehurve, në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Tiranë, më datë 05.03.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar/m.j

Next Post
Tragjedia në Shkodër, avokati i Erdgys Arrazit zbulon bisedën e fundit para ngjarjes: S’ka qenë në proces divorci

Tragjedia në Shkodër, avokati i Erdgys Arrazit zbulon bisedën e fundit para ngjarjes: S'ka qenë në proces divorci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Është marrë vendimi tashmë…

July 18, 2026
Çmontohet rrjeti i trafikut të klandestinëve drejt BE-së, në pranga organizatori egjiptian

Çmontohet rrjeti i trafikut të klandestinëve drejt BE-së, në pranga organizatori egjiptian

July 18, 2026
Protesta/ Idajet Beqiri: Thirrjet për “revolucion” dhe kërkesat për rrëzimin e rendit kushtetues duhet të hetohen

Protesta/ Idajet Beqiri: Thirrjet për “revolucion” dhe kërkesat për rrëzimin e rendit kushtetues duhet të hetohen

July 18, 2026
Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me mjet prerës gjatë një darke familjare

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me mjet prerës gjatë një darke familjare

July 18, 2026
Atentati në Sarandë, zbardhet dinamika: Autorët erdhën me motor dhe qëlluan 9 herë drejt 50-vjeçarit

Atentati në Sarandë, zbardhet dinamika: Autorët erdhën me motor dhe qëlluan 9 herë drejt 50-vjeçarit

July 18, 2026
Njerku dhunon rëndë 18-vjeçarin në Korçë, i riu transportohet në spital

Njerku dhunon rëndë 18-vjeçarin në Korçë, i riu transportohet në spital

July 18, 2026
Dhunuan dhe kërcënuan me thikë oficerin e Policisë në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë oficerin e Policisë në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

July 18, 2026
Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin! Njihuni me parashikimin e motit për këtë të shtunë

July 18, 2026
Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

July 18, 2026
“BE të dënojë fashizmin e ministres serbe!”, Konjufca letër Kallas-it: Të mos trajtohet thjesht si gafë

“BE të dënojë fashizmin e ministres serbe!”, Konjufca letër Kallas-it: Të mos trajtohet thjesht si gafë

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In