Efektivët e policisë së Durrësit kanë mundur të vënë nën pranga 38 vjeçarin që kërkohej nga drejtësia italiane nën akuzën e vrasjes. Luan Haxhija, i shpallur i fajshëm nga gjykta e Pisës me 18 vite burg është arrestuar këtë të premte nga policia e durrësit,
Sipas policisë, Haxhija ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma Itali, pasi Gjykata e Pisës me vendimin Nr.94/2000 e ka dënuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja” ,’Tentativë vrasje” ,”Armëmbajtje pa leje” dhe ”Shfrytëzim prostitucioni”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme./java/a.k