• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërkime për bazën e dytë të Haxhisë/ Pistoleta TT që vrau Nikulajn është hedhur në lumë, RENEA në zonë për…

by Java News
28/04/2023 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e biznesmenit Ardjan Nikulaj, tashmë ka 6 persona të identifikuar dhe shpallur në kërkim, por asnjë prej tyre deri në këtë kohë nuk është arrestuar.

Policia kriminale e Lezhës dhe prokuroria e qytetit, kanë zhvilluar një punë kërkimore që ka shërbyer në zbardhjen e ngjarjes, duke siguruar prova të forta që faktojnë implikimin direkt të hasmit Edmond Haxhia, katër shtetasve Britanikë, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe një portugezi Ruben Saraiva.

Ditën e djeshme policia arriti të gjejë në lumin Drin dhe motorin “Yamaha X Max”, i cili ishte blerë në 28 Mars në Tiranë kundrejt shumës financiare prej 1800 euro.
Motori, ishte fundosur në lumë jo më larg se 100 metra larg banesës së Edmond Haxhia, në fshatin Kakarriq të Lezhës.

Ndërkohë një burim pranë policisë së Lezhës, tha për “Ora Neës” se dhe arma e krimit tip “TT” e përdorur në vrasjen e Nikulajt, është hedhur në lumin Drin.

Kërkimet për gjetjen e armës, janë kryer nga zhytësit e RENEA-s, por pa rezultat. Kërkimet do vazhdojnë dhe ditën e sotme me shpresën e gjetjes së armës së zjarrit.

Kërkimet janë vështirësuar edhe për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin Drin, për shkak të shirave të ditëve të fundit. Veç rritjes së nivelit të ujit, lumi ka pasur turbullirë dhe balta mund të ketë mbuluar armën, duke sjellë vështirësi në gjetjen e saj.

Sipas policisë fshati Kakarriq, ka qënë një ndër bazat kryesore, ku kanë qëndruar Edmond Haxhia dhe portugezi Ruben Saraiva.

Ndërsa një bazë e dytë, që është përdorur si vend strehim i tyre është në Shkodër. Prej 5 ditësh policia e Lezhës dhe ajo e Shkodrës, janë duke kryer kontrolle në një banesë në qytetin e Shkodrës, ku kanë qëndruar dy personat.

Zbulimi i bazës së dytë dhe gjetja e armës, tashmë është kthyer në nje mision parësor i policisë.

Banesa është marë me qira nga Edmond Haxhia. Në këtë shtëpi kanë hyrë vetëm shtetasi Portugez dhe Haxhia. Por për këtë bazë të dytë në Shkodër, nuk ka informacion dhe e fejuara e Haxhisë, e cila ka treguar në polici çfarë dinte mbi lëvizjet e dy personave.

“Ora News” mëson se për prezencën e banesën në Shkodër, policia është vënë në dijeni gjatë kontrollit të një automjeti tip “Golf4”, që ka përdorur Edmond Haxhia, gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri.

Në bagazhin e këtij mjeti, policia ka gjetur disa kupona tatimorë të një supermarketi “S…r” që ushtron aktivitet tregtar në Shkodër.

Policia ka shkuar pranë ambjenteve të supermarketit, duke verifikuar kamerat pikërisht në datat dhe orën kur ishin printuar kuponat tatimorë.

Në pamjet filmike shfaqet Edmond Haxhia dhe portugezi Ruben Saraiva, të cilët shfaqen së bashku duke blerë produkte ushqimore dhe më pas largohen në këmbë në drejtim të një rrugice lagjeje.

Për shkak të mungesës së kamerave të mëtejshme,në rrugët e lagjes në Shkodër, policia prej 5 ditësh e ka pasur të pamundur gjetjen e shtëpisë. Deri në këtë fazë është punuar me mbledhjen e informacioneve operative, por deri në këtë fazë pa rezultat.

Rasti i vrasjes së Ardian Nikulajt duke përdorur vrasës të huaj, është rasti i dytë që shënohet në Shqipëri, pas precedentit ku një grup kriminal kontraktoi efektivin e forcave speciale Greke, Eftimiu Eftimiun, për vrasjen e Devis Kasmit në Tiranë.

 

/s.f

Next Post
FOTO/ Luizi u bë viral duke kërcyer me këngën e Noizy-t, reagon reperi: O çapaçul, ta dish ti…

FOTO/ Luizi u bë viral duke kërcyer me këngën e Noizy-t, reagon reperi: O çapaçul, ta dish ti...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Pamje drithëruese nga Ohajo, piloti ul në pistë avionin pa rrotën e përparme! Shikoni momentin dramatik

VIDEO/ Pamje drithëruese nga Ohajo, piloti ul në pistë avionin pa rrotën e përparme! Shikoni momentin dramatik

August 19, 2026
Skandali i shitjes së organeve në tregun e zi, Universiteti i Harvardit do të paguajë 53 milionë dollarë dëmshpërblim!

Skandali i shitjes së organeve në tregun e zi, Universiteti i Harvardit do të paguajë 53 milionë dollarë dëmshpërblim!

August 19, 2026
VIDEO/ Sulmet masive të Ukrainës ndaj “Amazonës së Rusisë”, Putin reagon për herë të parë: Nuk ka dhe s’do të ketë pasoja kritike!

VIDEO/ Sulmet masive të Ukrainës ndaj “Amazonës së Rusisë”, Putin reagon për herë të parë: Nuk ka dhe s’do të ketë pasoja kritike!

August 19, 2026
Mançester Junajtid kërkon t’i rrëmbejë Barcelonës Kampionin e Botës!

Mançester Junajtid kërkon t’i rrëmbejë Barcelonës Kampionin e Botës!

August 19, 2026
U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil politik në Kosovë: Më kërcënohet jeta në Teheran!

U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil politik në Kosovë: Më kërcënohet jeta në Teheran!

August 19, 2026
Nën hetim për skandalin e korrupsionit 3,4 mln euro, Zelensky shkarkon nga detyra zëvendësshefen e stafit të tij!

Nën hetim për skandalin e korrupsionit 3,4 mln euro, Zelensky shkarkon nga detyra zëvendësshefen e stafit të tij!

August 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Çmimi i naftës rritet përsëri, shkon në 219 lekë për litër në tregun e pakicës! Nevoja për rikthimin e Borditt ë Transparencës?

August 19, 2026
Ylli i tenisit rezulton pozitiv në doping, përjashtohet nga garat e ATP! Iu gjet kokainë në gjak

Ylli i tenisit rezulton pozitiv në doping, përjashtohet nga garat e ATP! Iu gjet kokainë në gjak

August 19, 2026
Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës! Shkak dyshohet…

Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës! Shkak dyshohet…

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Zbardhet dinamika e aksidentit tragjik të Durrësit me tre viktima, makina me 114 km/orë, drejtuesi nën efektin e alkoolit!

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com