• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkesat e opozitës dhe vota e diasporës, Gjiknuri: S’ka pse ndryshon sistemi zgjedhor! Nëse nuk gjejmë konsensus, s’do të ndodhë

by Java News
15/03/2024 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për Top Channel me gazetaren Elda Menga, bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri foli për disa nga çështjes ‘e nxehta’ politike dhe ‘përplasjet’ me opozitën.

Duke folur për herësin për subjektet elektorale, ai deklaroi se nëse ligji do të qëndrojë siç është aktualisht, listat sipas tij mund të interpretohen sikur janë të hapura plotësisht.

“Gjykata Kushtetuese nuk e ka shfuqizuara konceptin e herësit, por sot që flasim herësi është zero. Nëse do të qëndrojë ligji kështu siç është, listat mund të interpretohen sikur janë të hapura plotësisht. Nëse do të ketë diskutime mund të vendoset një herës tjetër, pa prekur hapjen e listave por që balancon atë që thotë dhe GJK, pragun e brendshme. Kjo nuk i pengon mbajtjen e zgjedhjeve dhe kështu siç është. A është kjo zgjidhja e duhur në kushtet e këtij sistemi? Nuk do ta them…  Unë e kam thënë me kohë që do një mekanizëm balancues, sepse aty nuk konkurron vetëm individi, por edhe partia politike”, tha ai.

Sa i përket votës së diasporës, Gjiknuri tha: Nëse ka vullnet politik, patjetër që është e mundur. Ne kemi lënë afat KQZ në këtë projekt tonin, që t’i regjistrojë kush ka interes të votojë, dhe më pas të ndiqen procedurat me votimin nëpërmjet postës. Mendoj se është një zgjidhje e balancuar dhe e bazuar në shumë praktika. Nëse nuk do të kemi prapë konsensusin për metodologjinë, fatkeqësisht diaspora nuk do të votojë ”, u shpreh Gjiknuri.

Ndërkohë për depolitizimin e komisioneve ai tha se kanë propozuar një grup personash që të trajnohen nga KQZ, dhe më pas të zgjidhen rastësisht

“Ne kemi propozuar një njerëz që trajnohen nga KQZ dhe zgjidhen në mënyrë rastësore dhe alokohen në qendra votimi brenda bashkive ku jetojnë“, tha ai.

Kërkesën e opozitës për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ai e cilëson si një lëvizje nga ana e tyre për t’u për të mbijetuar në kushtet e reja politike.

“Po pse duhet të ndryshohet? Nuk është se ka një konsensus mbarëkombëtar, apo është bërë një studim… është kërkesa e një partie që do të mbijetojë në kushtet e reja politike dhe do të hapë dhe të bëjë një sistem proporcional për t’u zgjedhur vetë. Kështu që nga kjo pikëpamje do një konsensus më të gjerë”, pohoi Gjiknuri./m.j

Next Post
FOTO-LAJM/ Rama i dorëzon kartën e anëtarësisë socialistes 100 vjeçe në Lushnjë

FOTO-LAJM/ Rama i dorëzon kartën e anëtarësisë socialistes 100 vjeçe në Lushnjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com