• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkesa për mocion me debat/ Gogu: Nuk ka urgjencë, kjo quhet urgjencë false

by Java News
20/07/2023 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas më shumë se 3 orësh debat, Kuvendi ka rrëzuar kërkesat e opozitës për të futur në rendin e ditës mocionin me debat dhe interepelancën me kryeministrin Edi Rama për aferën e inceneratorëve pas kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Arben Ahmetajt. Në argumentimin e mazhorancës, kërkesa e opozitës nuk është urgjente.

‘Nuk ka urgjencë, kjo quhet urgjencë false, do ta shohim. Urgjencë për qytetarët dhe për këtë kuvend nuk ka. Ky kuvend është marrë gjerë e gjatë me këtë çështje. Urgjenca vendosin hallet brenda jush. Do t’i kërkoja kolegëve të mi që ta rrëzojë kërkesën me urgjncën sepse janë të pambështetura në rregullin nr.1 të shtëpisë sonë. Mund të keni urgjencë ju, por jo ky Kuvend, ju mund të keni urgjencë prej datës 29 ose nuk e di, por jo ne!’- tha Toni Gogu, nënkryetar i grupit parlamentar të PS-së.

Në shenjë revolte, deputetët e Sali Berishës vijojnë që të mbajnë të bllokuar Foltoren e Kuvendit, ndërsa hedhin akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Vetë Rama nuk është i pranishëm në seancë.

Disa herë ka ndërhyrë garda duke hyrë brenda në seancë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast përshkallëzimi të situatës. Opozita kërkon që garda të largohet. Edhe ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali është dakord dhe i kërkoi të largohen.

“Garda të largohet, s”kemi frikë nga ata që kanë frikë nga vetja” tha Spiropali.

Ndërkohë Bardhi u shpreh “S’kemi ndërmend të sulmojmë askënd”

Kryetari i Grupit Parlamentar Gazmend Bardhi nga foltorja e Kuvendit tha se Rama po kërcënon socialistët me zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë paralajmëroi dhe se dy ministra të tjerë do të jenë së shpejti në burg për dosjen  e inceneratorëve.

Ka dy ministra në burg po bëhen gati dhe dy ministra të tjerë ti bëjnë shoqëri dhe Rama të vijë të japë llogari. E kuptoj frikën. Ka ca kohë që kërcënon nëse ngrihet ndonjë zë do ju çoj në zgjedhje të parakohshme por frika juaj e frika e Edi Ramës nuk mund të jetë e këtij parlamenti.

Rendi i ditës parashikon raportimin e disa institucioneve për veprimtarinë e vitit të shkuar ndërsa do të kalojnë ligje që kanë hasur jo pak kundërshtime nga opozita, grupet e interesit dhe kritika edhe në radhët e vetë mazhorancës.

Gjithashtu është miratuar ndryshimi për rendin e ditës, pasi është futur në rend dite dhe projektligji për Akademinë e Shkencave. Sipas deputeti të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, votimi u bë në mungesë të kuorumit të nevojshëm. Nikolla tha se ndryshimi i rendit të ditës u bë me 69 vota pro.

/f.stafa

Next Post
VIDEO/ Rama inspekton rrugën Orikum-Dukat: Përfundon në qershor 2024

VIDEO/ Rama inspekton rrugën Orikum-Dukat: Përfundon në qershor 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Administratë publike më moderne dhe efikase

Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Administratë publike më moderne dhe efikase

October 31, 2026
Protesta në mbi 60 qytete të Italisë, tensione dhe përplasje në Romë e Torino, në Milano situata paraqitet e qetë!

Protesta në mbi 60 qytete të Italisë, tensione dhe përplasje në Romë e Torino, në Milano situata paraqitet e qetë!

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, studentët dhe pedagogët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, situatë e qetë!

Protesta në Tiranë, studentët dhe pedagogët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, situatë e qetë!

October 31, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, nuk ndalen protestat në Kosovë! Tubime në disa qytete me moton “Shteti duhet të japë llogari”

Vrasja e Arlinda Zekajt, nuk ndalen protestat në Kosovë! Tubime në disa qytete me moton “Shteti duhet të japë llogari”

October 31, 2026
Trump ndërpret fjalimin për shkak të shqetësimit në sy: Do thonë që jam i sëmurë (VIDEO)

Trump ndërpret fjalimin për shkak të shqetësimit në sy: Do thonë që jam i sëmurë (VIDEO)

October 31, 2026
Goditet me raketë balistike anija në Ngushticën e Hormuzit, nuk raportohet për viktima! Nisin hetimet për origjinën e sulmit

Goditet me raketë balistike anija në Ngushticën e Hormuzit, nuk raportohet për viktima! Nisin hetimet për origjinën e sulmit

October 31, 2026
Aksident dramatik në “Luginën e Drinit të Zi”, automjeti del nga rruga, plagosen dy persona!

Aksident dramatik në “Luginën e Drinit të Zi”, automjeti del nga rruga, plagosen dy persona!

October 31, 2026
Protesta e PD në Tiranë, Policia blindon Kryeministrinë! Mbi 2 mijë efektivë në terren, dronë dhe agjentë civilë për monitorimin e akteve të dhunës

Protesta e PD në Tiranë, Policia blindon Kryeministrinë! Mbi 2 mijë efektivë në terren, dronë dhe agjentë civilë për monitorimin e akteve të dhunës

October 31, 2026
U mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, flet për herë të parë Christa Pike pas ekzekutimit të dështuar

U mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, flet për herë të parë Christa Pike pas ekzekutimit të dështuar

October 31, 2026
A mund të afrohet Kanadaja me BE-në? Debati për një partneritet të ri përtej Atlantikut

Kryeministri Carney: Kanadaja synon të bëhet ‘anëtari i parë i asociuar’ i BE-së deri në qershor 2027

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In