• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërcënimi/ Berisha lajmëron betejën finale kundër Ramës: Mosbindje civile me çdo mjet. Do e rrëzojmë, të ikë vetë më mirë

by Java News
26/01/2023 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka paralajmëruar për një betejë finale kundër kryeministrit Edi Rama, teksa i ka kërkuar dorëheqjen këtij të fundit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se opozita do të reagojë me mosbindje civile dhe shtoi se Rama nuk ka alternativë tjetër përveç dorëheqjes.

“Betejë finale do të thotë betejë e cila ndalet vetëm pas largimit të kalbësirës nga pushteti. Nuk ekziston asgjë tjetër përveçse largimit të tij. Me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, ky kalbësirë do shporret nga pushteti, nuk mund të mbahet më.

Ky ka kryer aktet më makabre, më të rënda, këto janë mesazhet e mia, por unë jam i bindur se këto burojnë nga zemra, mendja e çdo demokrati dhe demokrateje”, theksoi ai.

“Demokratët dhe demokratët kudo që janë në Shqipëri dhe jashtë saj duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë dhe këtë monstër, me këtë demon të pushtetit, i cili duke mos njohur ligj dhe parim, mobilizoi kundër kësaj partie agjenturën ruse nën petkun e organizatës më të fuqishme FBI”, tha nder te tjera Sali Berisha.

“Ne hyjmë tani në finalen. Çdo luftë ka betejën finale dhe kjo që do të nisim është beteja finale dhe unë ju siguroj që do të fitojmë. I kërkoj Ramës në mënyrë të prerë, largohu menjëherë nga pushteti. Edhe tanket e Putinit po të vijnë në Tiranë, në pushtet nuk të mbajnë dot.

Demokrate e demokratë. Ora është e jona, ora është e një beteje që ne do ta bëjmë me guxim e përkushtim, si asnjë betejë tjetër më parë. Betejë finale do të thotë betejë që ndalet deri në largimin e kalbësirës nga pushteti. Me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, kjo kalbësirë do të rrëzohet nga pushteti. Ka kryer aktet më të rënda.

Këto mesazhe burojnë nga mendja e çdo demokrati dhe shqiptari. Demokratët panë sesi një demon pushteti panë sesi kanë paguar për shkatërrimin e forcës më të madhe opozitare. Pjesa tjetër e PD ju siguroj se ka të njëjtin mendim. Unë kam shpallur Edi Ramën armik të votës së shqiptarëve dhe ekzistencës së PD. Shqiptarët nuk mund të votojnë me një armik të votës së tyre. Zhvillimet e fundit për të cilat duhet të falënderoj Departamentin e Drejtësisë së SHBA-ve, që faktojnë se Rama pagoi një killer për të vrarë pluralizmin, një agjent rus, kjo është një alarm, një kushtrim për çdo shqiptar për të përzënë nga pushteti ktë aset rus, armik të shqipërisë dhe shqiptarëve”, u shpreh Berisha./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In