• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërcënimet, 45 gazetarë kanë kërkuar azil dhe po përgatiten të lënë Shqipërinë

by Java News
04/09/2018 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë bëri sot të ditur se mbi 45 gazetarë nga media të ndryshme kanë kërkuar azil ose nënshtetësi të shteteve të tjera në përpjekje për tu larguar nga vendi prej kërcënimeve që marrin gjatë ushtrimit të detyrës.

Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa thotë se në periudhën 2017-18 janë shtuar më tej gazetarët e kërcënuar në detyrë, që kërkuan azil në vendet e BE-së dhe SHBA për shkak të rreziqeve të punës, dhe shumë të tjerë kërkuar shtetësi në vende të tjera.

“12 gazetarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së dhe SHBA për shkak të rreziqeve të punës, ndërsa 34 të tjerë kanë kërkuar shtetësi në vende të tjera. Pothuajse të gjithë këta kanë plotësuar dosjet me prova dhe dokumenta për kërcënime në detyrë dhe po përgatiten të largohen” – tha zoti Çipa.

Vetëm dy ditë pas sulmit me armë zjarri ndaj gazetares së njohur të kronikës së krimit, Klodiana Lala, një tjetër reporter vendor u kërcënua në Lac, ngjarje për të cilat shprehu shqetësimin e tij edhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Ruajtjen e të Dhënave Personale Besnik Dervishi.

“Solidarizohem me të dy gazetarët e kërcënuar së fundi dhe me të gjithë gazetarët që dhunohen apo kërcënohen për shkak të detyrës dhe misionit të tyre. Sidomos zonjën Lala kam patur rastin ta njoh dhe vlerësoj kurajon e saj në punën e vështirë të gazetares. Të gjithë duhet të bëjmë përpjekje që këto ngjarje të shmangen e të mos ndodhin” – tha zoti Dervishi.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë protestoi disa herë për breshërinë e plumbave të hedhura mbi banesën e familjes së gazetares Klodiana Lala.

Zoti Çipa thotë se edhe kjo ngjarje e rëndë për jetën e gazetares dhe familjes së saj rrezikon të mbetet pa zbardhur ashtu si shumë kërcënime të kolegëve të tjerë.

Persona të panjohur sulmuan me armë zjarri në breshëri banesën e prindërve të gazetares së televizionit “News 24”, Klodiana Lala më 30 gusht në periferi të kryeqytetit. Gazetarja Lala tha se dyshonte se sulmi lidhej me punën si gazetare.

Klodiana Lala është një ndër gazetaret më të njohura me përvojë shumëvjecare në mbulimin e kronikës së krimit.

Për sulmin me armë ndaj banesës së prindërve, ku gjendeshin vëllai dhe fëmijët e saj, reaguan me forcë autoritetet politike e shtetërore të vendit si dhe shoqatat e gazetarëve.

Pas kësaj shumë gazetarë shkruan në rrjetet sociale se edhe atyre u kanë ndodhur shumë kërcënime për shkak të detyrës, ndaj edhe jo pak prej tyre po largohen nga vendi./Voa/

a.ç

Next Post
Librat falas, Balla: Vitin e ardhshëm do të përfshihet dhe klasa e pestë

Librat falas, Balla: Vitin e ardhshëm do të përfshihet dhe klasa e pestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

October 21, 2026
Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

October 21, 2026
Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

October 21, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

“Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët…

October 21, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“Pedagogët morën urdhër nga PD-ja”, Kasmi: Protesta është e organizuar politikisht

October 21, 2026
Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

October 21, 2026
Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

October 21, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ka një shpresë nga beteja me Maskat

October 21, 2026
Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

October 21, 2026
Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In