• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Keqtrajtoi 3 fëmijë, prokuroria çon për gjykim Anjeza Shabanin, dosja me akuzat

by Aalison Pearse Stevens
08/10/2016 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Anjeza Shabanin e cila u filmua teksa po dhunonte barbarisht një të mitur në kopshtin ‘Diren”.

Sipas prokurorisë, Shabani akuzohet për veprën penale të “Keqtrajtimit të të miturve”. E pandehura, e cila është hetuar me masën e sigurisë “arrest në burg” akuzohet se, në cilësinë e drejtueses së një kopshti të paliçensuar, ka keqtrajtuar tre fëmijë që qëndronin në ambjentet e administruara prej saj.
Akuza tjetër dhe për “Fshehje të të ardhurave”.

Prokuroria thotë se, Shabani është hetuar me masën e sigurisë “arrest në burg” ku akuzohet se, në cilësinë e drejtueses së një kopshti të paliçensuar, ka keqtrajtuar tre fëmijë që qëndronin në ambientet e administruara prej saj.

INFORMACION, PROKURORIA TIRANE
Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim të pandehurën Anjeza Husha, e akuzuar për veprën penale të “Keqtrajtimit të të miturve”, 3 herë, si edhe për “Fshehje të të ardhurave”.
E pandehura, e cila është hetuar me masën e sigurisë “arrest në burg” akuzohet se, në cilësinë e drejtueses së një kopshti të paliçensuar, ka keqtrajtuar tre fëmijë që qëndronin në ambjentet e administruara prej saj.
Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Tiranës, rezulton se:
Që prej muajit Shtator të vitit 2015, e në vijim, e pandehura Anjeza Husha ka ushtruar aktivitetin e kopështit privat të fëmijëve, me logon “DIREN”, në katin e dytë të një ndërtese 3-katëshe, të ndodhur në Sauk të qytetit të Tiranës. Këtë aktivitet, ajo gjatë gjithë kohës jo vetëm që e ka ushtruar pa licensën përkatëse dhe e pa regjistruar në organet tatimore, por edhe duke keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht fëmijët që frekuentonin kopështin në fjalë. E pandehura ka marrë në mënyrë sistematike nga prindërit e fëmijëve pagesat mujore dhe nuk ka derdhur në arkën e shtetit, detyrimet tatimore për këto pagesa.
Në muajin Shtator të vitit 2015, në këtë kopësht është regjistruar edhe fëmija R.A dhe midis prindërve të tij dhe të pandehurës, është rënë dakort për një pagesë mujore në shumën prej 17.000 lekësh. Rreth muajit Janar të vitit 2016, e në vijim, e pandehura në mënyrë të përsëritur e pandehura është sjellë ashpër me fëmijën R.A, duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij, nëpërmjet pickimeve, goditjeve me shpulla, kapjes me duar etj.
Në paraditen e datës 14.06.2016, e pandehura në një gjëndje të dukshme nervozizmi ka marrë përdore fëmijën R.A dhe duke e tërhequr e ka goditur atë 3-4 herë me pëllëmbë në të dy duart. Njëkohësisht ajo i është drejtuar fëmijës me ton të lartë ne fjalët “Pusho-pusho” dhe mbasi e ka futur tek një nga dhomat e kopështit, e ka lënë aty të vetëm dhe duke qarë. Mbas rreth një minute, ajo është kthyer përsëri dhe duke i thënë “pusho” e ka marrë me vete duke u larguar për një moment nga dhoma. E ka rikthyer përsëri të vetëm në dhomë dhe mbas rreth dy minutash e ka marrë përsëri, duke e ulur në një karrige, në ambientin ku ndodheshin edhe fëmijët e tjerë të kopështit. Mas pas, në këtë ambient, ajo ka filluar që të sillet në mënyrë agresive me fëmijën R.A, duke ushtruar përsëri dhunë fizike ndaj tij. Fillimisht, ajo me dorën e saj të majtë i ka tërhequr veshin e djathtë fëmijës, duke e tërhequr me forcë nga atë karrigia dhe goditur një herë në kokë me pëllëmbën e majtë. Mandej ajo i është drejtuar me fjalët “R…R…., do të duroj ty, kur të them pusho-pusho” dhe e ka larguar nga ambienti. Pas rreth një minute, ajo e sjell përsëri fëmijën R.A. në ambientin ku ndodheshin edhe fëmijët e tjerë, duke i thënë “Hajde këtu shpirti im, ti je shumë i mirë”. Por, fëmija ka vazhduar që të qajë me zë të lartë dhe shtetasja Anjeza Husha i është drejtuar me ton të lartë me fjalët “pusho, pusho, pusho, mos të dëgjoj më, djalë i keq”. Ndërsa fëmija vazhdonte të qante, ajo i ka thënë “pusho, pusho, qepe gojën Rain. Mos t’a dëgjoj zërin. Ashtu, shëët, shëët, qepe. Pusho-pusho-pusho. Xhan-xhan Rain” dhe është larguar. Pas rreth 15 minutash, e pandehura Anjeza Husha është kthyer përsëri dhe i është afruar fëmijës dhe është përpjekur që t’a qetësojë duke e ledhatuar, puthur në dorë dhe afruar pas vetes. Ajo është përjekur që edhe të luajë me fëmijën dhe ndërsa ky vazhdonte të qante i terrorizuar, ajo është ngritur për t’u larguar dhe i është drejtuar me fjalët         “pusho-pusho-pusho, oj ky, sa më mirë aq më keq. Qepe gojën e mos t’a dëgjoj më zërin, pusho, qepe, shët”. Për shkak të veprimeve të saj të dhunës, fëmijës R.A. i janë shkaktuar dëmtime fizike, të cilat hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, të cilat sjellin për pasoja humbjen e aftësisë së përkohëshme për punë në masën deri në 9 (nëntë) ditë (në rastet e të rriturve).
Në muajin Shtator të vitit 2015, në kopështin e të pandehurës Anjeza Husha, është regjistruar edhe fëmija A.K. Gjatë kohës që ky fëmijë ka qëndruar në kopësht është keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga e pandehura, pasi ajo në mënyrë sistematike i ka shkulur veshin, pickuar, gjuajtur me shkelma, bërtitur, fyer me fjalët “kokëderr”, kafshë” dhe mbuluar kokën me batanije edhe pse mund të ishte vapë. Mbas dy muajve që fëmija A.K. ndodhej në kopësht e në vijim, prindërit e tij kanë vënë re se ai ka filluar të shfaqë shqetësime të ndryshme, duke u zgjuar disa herë gjatë natës, qarë dhe ulëritur pa shkak. Në dy raste ata kanë konstatuar shenja dhune dhe konkretisht të nxira në kofshë dhe në shpinë. Për këtë fakt ata kanë vënë në dijeni të pandehurën, por ajo u ka shpjeguar se fëmija ishte zënë me një fëmijë tjetër. Duke qenë se gjëndja ka vazhduar e njëjtë, prindërit e kanë hequr fëmijën nga kopështi, dikur rreth datës 10.06.2016.
Në të njëjtën periudha në kopësht është regjistruar edhe fëmija E.K. Gjatë kohës që kjo fëmijë ka qëndruar në kopësht është keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga e pandehura Anjeza Husha, pasi ajo në mënyrë sistematike i ka shkulur veshin, flokët, pickuar, gjuajtur në gjithë trupin, bërtitur, fyer dhe mbuluar kokën me çarçaf edhe pse mund të ishte vapë. Mbas vajtjes në kopësht fëmija ka paraqitur shqetësime të ndryshme si trëmbje në gjumë gjatë natës dhe qarje pa shkak. Ajo nuk donte të shkonte në kopësht dhe u thoshte prindervë se aty i shkulnin flokët, i tërhiqnin veshin, e fyenin duke i thënë “debile, kafshë, etj.”. Megjithëse babai i saj ja kishte paraqitur këto fakte të pandehurës, ajo i kishte mohuar faktin që E.K. të ishte keqtrajtuar në kopësht. Por, duke e parë se gjëndja e fëmijës ishte shqetësuese ai e kishte hequr nga kopështi.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I jam drejtuar GJKKO-së për ndërhyrjen kirurgjikale”, Veliaj refuzon të paraqitet në spitalin e Fierit për analizat mjekësore

Sot mbahet seanca për Veliajn në GJKKO, gjykata pritet të vendosë edhe për operacionin në Tiranë!

November 24, 2026
“48 orë përpara, jo sonte për nesër”/ Opozita kundërshton mbledhjen për buxhetin 2027, Bardhi: Po na fyejnë!

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD-së për mocion me debat! Ja pikat e tjera të diskutimit

November 24, 2026
Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë

November 24, 2026
Tirana, një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për vitin 2026

Zhvlerësimi i euros, pas 23 vitesh apartamentet fillojnë të shiten në lekë! Çmimet shtrenjtohen indirekt, ja çfarë thonë ekspertët

November 24, 2026
Moti për sot me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, ja sa shkojnë temperaturat

Ikën shiu dhe vjen dielli, por ulen ndjeshëm temperaturat! Parashikimi i motit për ditën e sotme

November 24, 2026
Hidhet në erë me tritol lokali i shqiptarit në Athinë, autorët largohen me motor! Shkak dyshohen larja e hesapeve dhe…

Hidhet në erë me tritol lokali i shqiptarit në Athinë, autorët largohen me motor! Shkak dyshohen larja e hesapeve dhe…

November 24, 2026
EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar!

EMRAT/ Qarkullonin me armë zjarri në automjet të blinduar rrugëve të Tiranës, arrestohen punonjësi i Gardës së Republikës dhe tre ushtarakët!

November 24, 2026
“Në aspektin human, më shqetëson”- Gonxhja: Meraku ynë kryesor është që të kemi një Tiranë me kokë!

“Në aspektin human, më shqetëson”- Gonxhja: Meraku ynë kryesor është që të kemi një Tiranë me kokë!

November 24, 2026
Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, 21-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin, Policia e shoqëron!

November 24, 2026
Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, humb jetën në spital edhe nipi i “Sel Çamit”, Jakup Hasani! Autorët ende në arrati, pista kryesore hakmarrja

Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, humb jetën në spital edhe nipi i “Sel Çamit”, Jakup Hasani! Autorët ende në arrati, pista kryesore hakmarrja

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In