• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Keqpërdorimi i të dështuarve dhe të poshtëruave në PD

by Mero Baze
05/03/2018 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Lulzim Basha i ka marrë seriozisht kundërshtarët brenda partisë, por jo argumentet kundër tyre. I ka marrë seriozisht pasi ka mjaftuar dhe një dalje në terren e Astrit Patozit, dhe ai ka mobilizuar një listë njerëzish të dështuar dhe të poshtëruar brenda Partisë Demokratike, kundër tij dhe kundërshtarëve të tjerë. Brenda ditës, ndaj kundërshtarëve të Lulzim Bashës në PD ka reaguar Ervin Salianji, Grida Duma, Genc Pollo, Flamur Noka, Tritan Shehu, Nard Ndoka etj.

E vërteta është që të përballesh me kundërshtarët brenda partisë, duhet reagim i fortë. E pranoj që mund të përdorin dhe baltën kundër tyre. Bile dhe vajzën e Fahriut si paparace. Por kjo është një përballje ku njerëzit bëjnë krahasime dhe në këtë pikë, Lulzim Basha e ka nisur keq përballjen me ta.

Së pari, e ka nisur keq me të dështuarit e ngjashëm brenda Partisë Demokratike. Tritan Shehu, Nard Ndoka, Genc Pollo dhe raca e atyre që kanë dalë me kohë kundër PD, kanë bërë partinë e tyre, pastaj parti tjetër, kanë bërë pazare, pastaj kanë dështuar, dhe janë kthyer kokëulur në PD për t’u përdorur si kamikazë në rast nevoje, vlejnë vetëm për të kuptuar se ata kanë dështuar, por nuk vlejnë për të përbaltur të tjerët. Ata nuk janë rikthyer krenarë në PD, por kokëulur për të marrë ndonjë kockë. Si të tillë, ata vërtet vlejnë si një model dështimi, por kjo ka të bëjë me paaftësitë e tyre.

Genc Pollo, Tritan Shehu, Nard Ndoka dhe grupi i tyre që sot janë më të fuqishëm se kurrë pranë Bashës, janë arsye për të ringritur PD-në, dhe jo për t’u tërhequr. Ata nuk kanë ikur nga PD për ndonjë parim, por thjesht se në atë kohë i duheshin Ilir Metës. Ata i vodhën PD-së siglën me ndihmën e pushtetit, dhe përdorën izolimin e PD pas vrasjes së Hajdarit, për ta vjedhur partinë. Nuk ja dolën dot, dhe pas ca vitesh u kthyen kokëulur.

Sot Lulzim Basha i ka ata në krye të partisë dhe në gjithë postet kyçe të tij, me shpresë se si njerëz të përdorur, nuk e tradhtojnë më. Kjo mund të jetë e vërtetë, pasi ata nuk kanë ku shkojnë më, por nuk është se i bëjnë punë Bashës ndaj kundërshtarëve të vet. Më shumë se arsye për të frenuar kundërshtarët, ata janë arsye për të zemëruar mbështetës të PD, me Bashën.

Kundër tyre nuk vlejnë as figurina si Flamur Noka. Nuk ka njeri dyshim që Flamuri është me kryetarin e radhës së PD, pasi kjo është ëndrra e tij. Dyshimet janë pse kryetari i PD është me Flamurin, pasi ai nuk i duhet as dreqit.

Por dhe më mizore për Bashën, është përdorimi i njerëzve të kapur në perversitet seksual, për të cilët anëtarësia e PD, por dhe plot njerëz shumë afër Bashës, mendojnë se duhen përjashtuar nga PD. Është fjala për Grida Duman dhe Ervin Salianjin, dy deputetët e kapur në flagrancë në një bisedë perverse seksuale, që do nxirrte nga politika çdo individ, në çdo vend të botës. Të shantazhuar me përjashtimin nga PD për shkak të një “debati” për tradhti erotike mes Kuvendit, ata tani po përdoren si zagarë gjahu ndaj “tradhtarëve” të Bashës.

Kjo është mizore.

Ata besoj se janë traumatizuar mjaft nga fakti që familjarët e tyre janë ndeshur me turpërimin publik të tyre dhe do ishte më mire t’i përjashtoje dhe t’i shpëtoje, dhe ata të shikonin punën e tyre, se sa ti përdorësh nën presion të bëjnë si zagarë gjuetie ndaj rivalëve në parti.

Shumë vetë kanë rezervat e tyre për faktin që kritikët e Bashës e kanë kufizuar betejën e tyre tek demokratët e zhgënjyer dhe tentojnë të sillen rrotull tyre. Ata është mirë të sillen si liderë që iu flasin shqiptarëve dhe nuk kanë pse të kenë më pikë referimi Bashën, apo sojin e njerëzve të kapur që ai mban rrotull vetes si badigardë. Por në finale, ata po sillen si njerëz të lirë, që mund të ngrihen brenda PD-së dhe tentojnë të ngjallin shpresë.

Dhe interesante është që tani më i dëshpëruar ngjan Lulzim Basha që u vërsul njerëz të dështuar dhe perversë seksualë, se sa elektorati i PD që është në depresion nga fakti që Basha jo vetëm i çon nga humbja në humbje, por as nuk i lë të qajnë.

Kundër njerëzve të lirë, ai mund të përdorë plot njerëz të lirë që ka në PD dhe të bëjë debat parimor me ta. Por ata ose nuk i binden, ose ai nuk i beson. Në daljen e parë publike të tyre, Basha provoi se ushtria e tij besnike janë “dy perversë seksualë” dhe nja tre- katër dështakë që mendojnë se meqënëse kanë dështuar ata, do të dështojnë të gjithë. Lajmi i vërtetë këtu është që Bashës i kanë ngelur ose të dështuarit, ose perversët në PD, si ushtri e tij. Ata mund të jenë vërtet të bindur, se nuk kanë rrugë tjetër, por Basha nuk ja del dot kësaj beteje, nëse përdor vetëm të dështuarit dhe të poshtëruarit publikisht. I duhet dhe ndonjë njeri normal, për të treguar që nuk ka mbushur PD-në vetëm me të tillë. Se nga të tillët PD ka përfunduar këtu ku është!

Next Post
Deputeti publikon letrën e vlonjatëve: Gruaja e Bashës kushërirë e Habilajve, ja lidhja

Deputeti socialist "i varfër" në pagë, por rreth 1.2 mln euro vlera e koleksioni artistik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In