• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti socialist “i varfër” në pagë, por rreth 1.2 mln euro vlera e koleksioni artistik

by Java News
05/03/2018 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste Fate Velaj, në vetëdeklarimin që ka bërë për pasurinë e tij dhe të familjes, përveç një apartamenti në Vlorë 85 metra katrorë, një automjeti “modest” Chrysler dhe të ardhurave të depozituara në bankë, nga paga e gruas së tij dhe ajo personale, që nuk i kalojnë 5 milionë lekët e reja (pjesa dërrmuese e parave janë të gruas) në Shqipëri dhe 6 milionë lekët në Vjenë, zotëron gjithashtu edhe disa koleksione artistike që kapin vlerën e plot 1 milionë e 250 mijë eurove.

Velaj ka bërë të ditur se këto koleksione, një pjesë janë krijime të tij, ndërsa pjesa tjetër janë të blera apo të dhuruara nga artistë të ndryshëm.

Duhet thënë se vetëdeklarimi i Velajt për vitin 2017, është thuajse i njëjtë me atë të vitit 2013, kur ai u bë deputet për herë të parë.

Më në detaj, këto janë të dhënat e vetëdeklarimit të deputetit, të publikuara në sajtin eOpen Data Albania.

Velaj rezulton:

Pronar me 83 % e një ap. banimi me sip. 85 m2 në Vlorë, trashëgimi nga familja, vlera 5 000 000 lekë.

Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)

1) Gjendja e depozitës së kursimeve në Raiffeisen Bank në Vjenë hapur në 2012, të ardhura nga paga personale dhe e gruas, 4 000 000 lekë.

2) Gjendja e depozitës së kursimeve në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, hapur në 2005, të ardhura nga paga personale dhe e gruas, 1 000 000 lekë.

Automjete Pronar me 100 % i një makine tip ‘Chryesler Voyager’, blerë me të ardhura nga paga dhe kursimet, vlera 2 000 000 lekë.

Veprat e artit që zotëron Velaj sipas vetëdeklarimit të tij

Pronar me 100 % i një koleksioni veprash personale prej 200 pikturash, krijime personale, vlera 80 000 000 lekë.

2) Pronar me 100 % i një koleksioni privat prej 60 pikturash të artistëve të huaj, blerë me të ardhurat e krijuara nga veprimtaria personale artistike si edhe dhurata, vlera 40 000 000 lekë.

3) Pronar me 100 % i një koleksioni me 2000 fotografi artistike personale, krijime personale, vlera 30 000 000 lekë.

4) Pronar me 100 % i një koleksioni me 300 fotografi artistike nga artistë të huaj, dhuratë, vlera 15 000 000 lekë. /ma.me

para dhe pushtet

te ardhurat

 

Next Post
Moti për sot/ Shijojeni diellin, ja si do variojnë temperaturat

Nga e enjtja moti me diell

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com