• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Keni xhelozi me Berishën se kush do jetë kreu i opozitës? Meta pranon ‘krisjen’ e marrëdhënieve: Jemi të hapur për PD dhe këdo…!

by Java News
12/09/2022 22:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbrëmjen e sotme është ndalur dhe te protesta e paralajmëruar për ditën e nesërme.

I pyetur se pse Partia Demokratike nuk është bashkë organizatore e kësaj partie, Meta u shpreh se kjo nuk ka rëndësi pasi dikush duhet të merrte inciativën.

“Ne këtë çështje e kemi pasur prioritet gjithmonë, me fakte dokumenta.
Është e rëndësishme sepse shteti është kapur, protesta është e hapur për të gjithë qytetarët dhe ata që kanë ndjeshmërinë ti bashkohen”, tha Meta.

Më pas ish-presidenti u pyet për marrëdhënien e tij mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe tij dhe a ka ndonjë xhelozi mes tyre se kush do të jetë lideri i opozitës, Meta u shpreh: Nuk jemi në këtë diskutim. Berisha është kryetar legjitim i PD dhe ne respektojmë vullnetin e PD.

Unë jam kryetar i  PL një parti e përkushtuar për të bërë një opozitë të vërtetë dhe frontale. Jemi shprehur të hapur për të bashkëpunuar me PD dhe çdo grup tjetër, natyrisht ne kemi axhendën tonë dhe jemi të hapur për të kordinuar me PD dhe me të gjitha forcat e tjera. Raporti im me Berishën është një raport shumë korrekt.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Përse PD nuk është organizatore bashkë me ju e protestës te inceneratori i Tiranës?

Ilir Meta: Dikush duhet të marrë iniciativën. Kemi patur prioritet këtë çështje me fakte dhe me prova. Aty vidhen paratë e taksapaguesve të Tiranës. Funksionon si një aferë kriminale. Është çështje shumë e rëndësishme. Është prioritet për ne. Ne vijojmë me këtë iniciativë, është e hapur për të gjithë qytetarët që e kanë këtë ndjeshmëri.

Ylli Rakipi: Çfarë aleance keni ju me zotin Bersisha. Duket sikur keni një xhelozi për protagonizëm se kush do ta ketë kreun e opozitës.

Ilir Meta: Unë jam kryetar i PL. Për këtë cështje, jemi shprehur të hapur të bisedojmë me çdo grup interesi dhe parti. Kemi axhendën tonë. Jemi të hapur për të koordinuar edhe me PD dhe forcat e tjera. Nuk ka vend për të shpikur diferenca apo protagonizmë.

Ylli Rakipi: Relacioni juaj me Berishën ku është?

Ilir Meta: Raporti me PD është ky që thashë, raporti me zotin Berisha është korrekt.

Enton Abilekaj: Ju keni thënë që do të koordinoheni me PD. Tek kjo protesta e parë dolët që nuk jeni të koordinuar.

Ilir Meta: Është iniciativa jonë sepse ne kemi denoncuar aferën e inceneratorëve.

Neritan Sejamini: Është krijuar një klishe në Shqipëri që opozita duhet të jetë e bashkuar. Opozita është opozitë, ne kemi nevojë për pluralizëm edhe në opozitë. Nuk ka asgjë të keqe që partitë politike të ndjekin edhe rrugën e vetë./m.j
Next Post
“S’janë pjesë e sanksioneve”/ Gjermania: Nuk i ndalojmë dot dërgesat me uranium rus për centralet bërthamore franceze

"S'janë pjesë e sanksioneve"/ Gjermania: Nuk i ndalojmë dot dërgesat me uranium rus për centralet bërthamore franceze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In