Lajme të mira nga Dua Lipa. Këngëtarja nga Kosova ka arritur të zërë vendin e parë, në UK single chart, i cili është një klasifikim i këngëve më të mira solo.
Dua është femra e dytë pas Adele që që vlerësohet si këngëtarja më e mirë në Britaninë e Madhe. Kënga e saj “New Rules”, pa dyshim që i ka sjellë këngëtares një sukses të jashtëzakonshëm. Ajo e ka treguar këtë sukses të sajin përmes një postimi në Instagram, ku tregon se është mjaft e lumtur që më në fund ia doli. Bravo, Dua. Ne jemi krenare për ty.










