• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kemi menduar se lufta do jetë 1 ose 2 ditë, por…”/ Ukrainasja që jeton në Tiranë rrëfen tmerrin në Kharkiv: Vëllai është kirurg, çdo mëngjes i pyes a janë gjallë

by Java News
20/07/2022 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ukrainase që banon në Tiranë prej 10 vitesh, ka rrëfyer tmerrin e përjetiar mes bombardimeve rusë në qytetin e saj të lindjes Kharkiv.

Pasi sqaroi se vëllai i saj dhe prindërit ndodhen ende në pallatin ku ajo ka kaluar fëmijërinë e saj, Genkina ka treguar se 4 miq të afërt të saj janë vrarë nga ushtria ruse.

Oksana tha se 4 të rinjtë që punonin si vullnetarë për të ndihmuar me ujë dhe ushqim njerëzit e strehuar në tunele, ishin vrarë pa mëshirë në makinën e tyre

Ka humbur jetën dikush nga të afërmit tuaj?

Kanë humbur jetën muaj më parë 4 miqtë e mi që kanë ndihmuar si vullnetarë. Ata kanë ndihmuar qytetarët për t’i çuar ushqim, ujë njerëzve në nevojë. Ushtria ruse i ka vrarë në makinë. Të katërt këta të rinj. Gjithë familjarët gjithë miqtë dhe ukrainasit që kanë ardhur në Shqipëri për t’u strehuar.

Kanë ardhur shumë?

Kanë ardhur goxha, jo si në Poloni apo Moldavi, se asnjë nuk do të largohet aq shumë nga Ukraina se duan ta ndërtojnë sërish Ukrainën. Motra ime ka ardhur se kishte nevojë të largohej. Por të gjithë po presin që të vijë një ditë që të mos mendojnë më a do zgjohen nesër apo jo.

Ishte një luftë që do mendonit që do zgjaste kaq gjatë?

Patjetër që edhe kur kam marrë vesh që kishte filluar lufta se në 5 të mëngjesit kam marrë mesazhin nga motra që ka filluar lufta të gjithë kanë menduar se do jetë 1 ose 2 ditë dhe do gjendet gjuha e përbashkët për të mos pasur luftë. Të gjithë ukrainasit e dinë që po të dorëzohen nuk ka më kthim mbrapa.

Ajo rrëfeu se motra dhe nipi i saj aktualisht strehohen në Shqipëri ndërsa në qytetin e Kharkivit ndodhen ende vëllai i saj kirurg dhe prindërit, me nënën që është invalidë, por që nuk dëshiron të braktisë Ukrainën.

Rrëfimi i Oksanës:

Jam nga Kaharkivi. Ka pak më shumë se 10 vjet që jetoj në Tiranë. Për fat të keq i kam akoma njerëzit atje. Kam pasur mundësi për të sjellë këtu në Shqipëri vetëm motrën dhe nipin. Prindërit dhe vëllai janë akoma atje dhe nga data 24 shkurt nuk asnjë ditë ku mund të flenë njerëzit të qetë. Vëllai është i martuar ka dy fëmijë. Vëllai është doktor dhe punon në katër spitale. Gjithashtu kanë bombarduar edhe spitalin ku është. Shyqyr është mirë vetë. Prindërit i kam në shtëpi, pallati ekziston akoma. Shumë lagje janë sheshuar dhe nuk ka më jetë aty. Shteti i rregullon herë pas here dritat dhe ujin sa mbarojnë bombardimet por është shumë e vështirë. Edhe punonjësit shtetërorë janë heronj siç janë ushtarët në Ukrainë.

Vëllai është në detyrën e doktorit dhe është kirurg dhe qyteti ka shumë nevojë për mjekët. Për të ndihmuar ushtarët. Prindërit kanë mundësin të lëvizin. Por vjen një moshë e caktuar që ai patriotizmi. Mami thotë këtu kam lindur dhe këtu do të vdes. Ajo thotë do jetojë të shohë Ukrainën të fitojë luftën dhe të rindërtohet më e bukur seç ka qenë. Prindërit nuk kanë dëshirë fare. As mbesat as nipërit nuk ua mbushin mendjen. Mamin e kam invalide dhe nuk ka mundësi. Babi nuk e lë mamin. Flasim çdo mëngjes si jeni, a jeni gjallë.

Çfarë ndodh në qytet?

Nuk ka jetë normale. Ajo ka mbaruar më 24 shkurt. Nëse më parë kishim diskutuar a do fillojë lufta a jo, nuk i shkonte ndërmend asnjë ukrainasi që komshiu Rusia do hynte në luftë për të marrë tokë. Njerëzit kanë frikë të shkojnë në supermarket, se aty godasin. Aty ku janë organizatat humanitare. Nuk ka më jetë.

g.kosovari

Next Post
Publikohen rezultatet e censusit: Shqiptarët përbëjnë 29.52% të popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Ndalohet eksporti i grurit, hiqet taksa doganore e…/ Maqedonia miraton masat e reja për përballimin e krizës ekonomike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasi shkatërruan me gurë dhe dogjën me zjarr te Ministria e Arsimit, protestuesit e maskuar dhe studentët marshojnë drejt Kryeministrisë!

Pasi shkatërruan me gurë dhe dogjën me zjarr te Ministria e Arsimit, protestuesit e maskuar dhe studentët marshojnë drejt Kryeministrisë!

October 24, 2026
“Ja edhe mëma e dhunës”- Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban bashkë me ANTIFA-n! (VIDEO)

“Ja edhe mëma e dhunës”- Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban bashkë me ANTIFA-n! (VIDEO)

October 24, 2026
Protestuesit e maskuar dhe studentët degjenerojnë në dhunë, sulmojnë me gurë Policinë! Shkulin dhe pllakat te Ministria e Arsimit, shpërndahen me ujë e gaz

Protestuesit e maskuar dhe studentët degjenerojnë në dhunë, sulmojnë me gurë Policinë! Shkulin dhe pllakat te Ministria e Arsimit, shpërndahen me ujë e gaz

October 24, 2026
Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit, Policia e pozicionuar në rrugicë

Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit, Policia e pozicionuar në rrugicë

October 24, 2026
Rusia: Sulmi ukrainas la pa ujë dhe energji elektrike Krimenë

Rusia: Sulmi ukrainas la pa ujë dhe energji elektrike Krimenë

October 24, 2026
“Vetëm studentët, Rama n’burg, Berisha n’burg…”- Dy tubimet bëjnë ‘xing’, protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD te Ministria e Arsimit (VIDEO)

“Vetëm studentët, Rama n’burg, Berisha n’burg…”- Dy tubimet bëjnë ‘xing’, protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD te Ministria e Arsimit (VIDEO)

October 24, 2026
Protesta zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, PD i bashkohet studentëve!

Protesta zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, PD i bashkohet studentëve!

October 24, 2026
Rama sulmon Arlind Qorin: “Predikues dhe profesor i dhunës”, po i mban protestuesit në terror psikologjik!

Rama sulmon Arlind Qorin: “Predikues dhe profesor i dhunës”, po i mban protestuesit në terror psikologjik!

October 24, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Teoria e re e proamerikanizmit!

October 24, 2026
FOTO/ Nën ritmin e daulles dhe valles, deputetët dhe mbështetësit e PD-së djegin tryezën e dialogut të Ramës para Kryeministrisë!

Pas protestës te Kryeministria, mbështetësit e PD-së pritet t’i bashkohen tubimit të dytë dhe të marshojnë te Ministria e Arsimit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In