• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndalohet eksporti i grurit, hiqet taksa doganore e…/ Maqedonia miraton masat e reja për përballimin e krizës ekonomike

by Java News
20/07/2022 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar të mërkurën masa të reja për përballje me krizën ekonomike.

Sipas vendimit, nga 20 korriku ndalohet eksporti i grurit, miellit, drurit dhe peletit, ndërsa hiqet taksa doganore për importin e vajit për gatim deri në fund të vitit.

Vendimi i Qeverisë vjen pas informacioneve për dyfishimin e çmimit të druve për ngrohje deri në 80 euro për metër kub, dhe të peletit për ngrohje, nga 200 në rreth 400 euro për ton.

“Vendimi është marrë për të evituar keqpërdorimet nga ana e tregtarëve dhe prodhuesve, dhe për të mbrojtur prodhimin vendor, tregun dhe qytetarët”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Ekonomisë, e cila ka propozuar masat e miratuara nga Qeveria.

Sipas njoftimit, ngjashëm është vepruar edhe me grurin, miellin dhe prodhimet tjera të grurit, me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve në tregun vendor.

Ndalimi i eksportit të drithërave do të vlejë deri në fund të vitit.

Megjithatë, Qeveria nuk ka dalë akoma me masa për mbrojtje nga kriza e mundshme energjetike.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se beson që Qeveria po arrin të përballojë krizën botërore dhe të mbrojë amvisëritë, ndërsa paralajmëroi edhe masa në sektorin e energjetikës.

“Së shpejti do të dalim me masa konkrete. Para dy muajsh kemi bërë thirrje për masa kursimi, por për fat të keq mund të themi se apelet sikur nuk ishin adekuate, apo nuk dhanë ndonjë rezultat. Kështu është edhe në të gjitha vendet tjera. Duhet të bëjmë gjithçka për të mbijetuar në këtë krizë të rëndë”, ka deklaruar Bytyçi.

Nuk dihet ende se kush do t’i ngrohë banorët e Shkupit këtë dimër, pasi BEG (Balkan Energy Group) i humbi të gjitha licencat.

Qeveria thotë se po bëhen përpjekje që Elektroekonomia e Maqedonisë së Veriut (ESM) të marrë përsipër operacionin.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut edhe më parë ka miratuar masa për mbrojtje nga kriza, duke ndaluar eksportin e miellit, dhe në veçanti të vajit, pas dyfishimit të çmimit në shitjen me pakicë, por masat nuk kanë arritur të ndalojnë rritjen e çmimeve.

Masa të tilla janë ndërmarrë edhe për karburantet, por çmimi vazhdon të korrigjohet në baza ditore, varësisht lëvizjes në tregjet botërore./ REL

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Familja Trump mblidhet për t’i dhënë lamtumirën Ivanës, ish-presidenti në funeral me bashkëshorten dhe fëmijët

FOTO/ Familja Trump mblidhet për t'i dhënë lamtumirën Ivanës, ish-presidenti në funeral me bashkëshorten dhe fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

October 25, 2026
Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

October 25, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

October 25, 2026
Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

October 25, 2026
Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

October 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

October 25, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Sa bukur

October 25, 2026
Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

October 25, 2026
“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In