• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kemi dokumente”/ Numri dy i partisë së Metës sulmon Autoritetin e Dosjeve: Jeni bërë si portal shtesë i Kryeministrit

by Java News
01/09/2022 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi i është përgjigjur Autoritetit të Dosjeve në lidhje me padinë e depozituar sot nga kryetari i PL, Ilir Meta.

Blushi shprehet se Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve po vazhdon të shërbejë si portal shtesë i kryeministrit të vendit Edi Rama.

Ai shton se anëtarët e këtij autoriteti janë sot nën akuzë penale për dhunimin e ligjit dhe manipulimin e të vërtetës pasi sipas tij e kanë falsifikuar atë për qëllimet politike të Edi Ramës.

Reagimi i Tedi Blushit

Autoriteti Manipulimit të Dosjeve vazhdon të shërbejë si Portal shtesë i Kryeministrit dhe i Bashkisë së Tiranës.

Garancitë e integritetit të Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve janë nën nivelin e e-mail anonim që i vuri në lëvizje urgjente. Veprat penale janë aty dhe deri tani janë 6 të tilla.

Anëtarët e Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve janë sot nën akuzë penale për dhunimin e ligjit, manipulimin e të vërtetës, të cilën e dinë shumë mirë, por e kanë falsifikuar dhe shtrembëruar në shërbim të urdhrit të Edi Ramës dhe qëllimeve të tij politike.

Propaganda nuk i shpëton dot anëtarët e Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve por vetëm sa jua rëndon akoma më shumë situatën secilit prej tyre, që ndërmori hapin e gabuar të shkeljes flagrante të ligjit.

Akuzat janë asgjesuese dhe të pakapërcyeshme dhe shpjegimet këta anetarë manipulatorë dhe të përdorur do t’i japin deri në fund para drejtësisë.

Për t’ju kthjelluar edhe njëherë se me çfarë përgjegjësish të rënda do të përballen, po jua kujtojmë shkeljet dhe dhunimet e ligjit që kanë bërë:

Anëtarët e AIDSSH:

  1. Kanë kryer shkelje Flagrante të Ligjit të tyre Funksional.

Kanë shkelur Parimet e Funksionimit të tyre. Nenit 29/4: Ku shprehet se Personat e Verifikuar ne Komisionet e meparshme,

nuk verifikohen me.

Gjithashtu, Autoriteti i Dosjeve ka shkelur edhe parimin e njohur kushtetues “Parimi i Sigurisë Juridike”.

Autoriteti i Dosjeve, pa asnjë kërkesë nga ndonjë Institucion Kushtetues (siç e përcakton ligji funksional), por duke marrë “urdhër” nga një “denoncim anonim”, nis procesin e riverifikimit të një figure publike ish – Presidenti i Republikës (figura më e lartë në hierarkinë e shtetit deri 24 orë përpara verifikimit të AIDSSH) dhe nxjerr “konkluzione shteruese” pa kryer kurrfarë hetimi objektiv, duke marrë plot 7 vendime në 24 orë, kur më e pakta me procedurë normale do duheshin 6 muaj. Në rastin konkret, Ilir Rexhep Metaj, ishte hetuar nga 2 komisionet Mezini-Bezhani, dhe nga vetë AIDSSH në vitin 2017.

2 . Në Mënyrë të paligjshme vetë Autoriteti ka punuar dhe ka nxjerrë të dhëna dhe konkluzione, në kundërshtim të hapur me ligjin, mbi një dosje të pa deklasifikuar.

3 . Ka arritur në konkluzione “shteruese” të manipuluara dhe të falsifikuara, duke lidhur me dashje emrin e Ish-Presidentit Ilir

Metaj pa pasur asnjë material, dosje, indicie, të provuar ligjërisht që figuron si bashkëpunëtor, i favorizuar, apo i prekur, në raport me organet e ish- Sigurimit të Shtetit. Autoriteti, ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike.

Sepse, në asnjë rast dhe në asnjë dokument, edhe të fallsifikuar, pjesë e dosjes së shtetasit F.T., nuk ekzistojnë gjeneralitetet Ilir Rexhep Metaj.

4 . Vetë Autoriteti në mënyrë skandaloze, përveçse ka vepruar në kundërshtim të plotë me ligjin, bën cuditërisht propozime edhe për Kodin Zgjedhor.

Gjithë këto gjoja ndryshime ligjore, AIDSSH kërkon ti përdorë si alibi, për të justifikuar veprimet flagrante të paligjshme, të kryera

sipas skenarit mafioz-politik kundër ish-Presidentit Meta, sot Kryetar i Partisë së Lirisë.

  1. Gjithçka nisi nga një e-mail gjoja anonim, sepse ka qenë email me regji, i nisur vetëm 24 orë pas përfundimit të detyrës time si President i Republikës. U hetua për 24 orë dhe duke shkelur cdo parim, cdo gjë, u arrit në konkluzione shteruese se I.M na ishte ish-Presidenti i Republikës.

Pra, AIDSSH, paska hetuar bazuar mbi një email anonim, në kundërshtim të hapur me ligjin, dhe për 24 orë ka konkluduar se bëhej fjalë për z. Ilir Metaj, ish-President i Republikës, pa pasur asnjë dokument, fakt, provë, të dhënë, apo indicie, që mund të lidhë figurën e z. Ilir Rexhep Metaj, me një nga kategoritë e cituara në ligj si bashkëpunëtor, i favorizuar, apo i prekur nga sigurimi i shtetit./m.j

Next Post
Rekord! Orkestër me 16 mijë muzikantë, u mblodhën në Kolumbi në përkujtim të fundit të…

Rekord! Orkestër me 16 mijë muzikantë, u mblodhën në Kolumbi në përkujtim të fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

October 29, 2026
DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

October 29, 2026
U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

October 29, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Pushtetin sot. Aftësitë nesër. Po faturën kush e paguan?

October 29, 2026
Zbardhet vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, italiani rrëfen krimin dhe tregon pse e hodhi trupin në pus

Zbardhet vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, italiani rrëfen krimin dhe tregon pse e hodhi trupin në pus

October 29, 2026
Bllokim politik në Izrael pas zgjedhjeve, tre skenarët për qeverinë e ardhshme! Si mund të qëndrojë ose të largohet Netanyahu nga pushteti

Bllokim politik në Izrael pas zgjedhjeve, tre skenarët për qeverinë e ardhshme! Si mund të qëndrojë ose të largohet Netanyahu nga pushteti

October 29, 2026
Po planifikonte një sulm, dënohet me 20 vite burg norvegjezi në Britani! Akuza për lidhje me Iranin

Trump shqyrton sulme të reja ndaj Iranit, Hegseth shkarkon gjeneralin e lartë të Pentagonit

October 29, 2026
Hetim për terrorizëm ndërkombëtar, e mitura shqiptare në Itali publikonte materiale të ISIS-it në TikTok

Hetim për terrorizëm ndërkombëtar, e mitura shqiptare në Itali publikonte materiale të ISIS-it në TikTok

October 29, 2026
Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

“Berishës po i mbaron partia”/ Gazetari i plagosur në 21 Janar: Arkitekti i dhunës ka frikë nga Qori dhe Shehaj, i sheh si rivalë për tortën politike

October 29, 2026
Projekt-buxheti 2027, Malaj: Angazhim për një Shqipëri më Sociale. PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve

Projekt-buxheti 2027, Malaj: Angazhim për një Shqipëri më Sociale. PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In