• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Këlliçit s’i mjaftoi non-grata, por ka edhe Metën nga pas”, Bejko: Nëse s’ka diplomë, shteti të veprojë

by A R
25/04/2023 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i PD-së, Roland Bejko i ftuar në Report Tv u ndal në programin e tij për Tiranën, ndërsa nuk munguan as akuzat për kundërshtarët politikë.

Bejko tha se kandidimi i tij për Bashkinë e Tiranës erdhi në rrethana të vështira, por ia tha se ky është një mesazh i qartë se janë ndarë njëherë e mirë nga non grata.

Në emisionin ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’, me gazetarin Andi Kapxhiu, Bejko komentoi edhe çështjen e diplomimit të Belind Këlliçit, i cili një ditë më parë pranoi edhe se nuk ka diplomë të shkollës së mesme.

Bejko tha se nëse ka shkelur ligjin, shteti duhet të veprojë. Ndërsa në aspektin moral, kandidati i PD tha se ky është një turp, pasi gënjen qytetarët.

Këlliçin e quan një instrument të non gratës, ndërsa për premtimet e tij thotë se ato janë të majta dhe të parealizueshme.
“Nëse ka penalitet për çështjen e diplomimit, në kuptimin ligjor, natyrisht shteti duhet të veprojë. Nuk e di nëse është apo jo i diplomuar, se ka njerëz që s’janë të diplomuar por janë shumë të zotë. Por fakti i fshehjes, mos thënies së të vërtetës.
Në aspektin moral ka përgjegjësi, mua do më vinte turp ta gënjeja, ta fshehja atë. Në aspektin politik, Belindi ka bërë zgjedhjen e gabuar, është bërë instrument në duart e non gratës që është refuzuar nga SHBA. Nuk i mjafton non grata, ka mbrapa edhe Ilir Metën, përfaqësues i majtë, ka një kosto shumë të lartë në opinion publik negativ Mesazhet që jep Belindi janë popullsitë të majta. Mesazhe të parealizueshme.
Qoftë kjo edhe për tunelin nëntokësor, është i parealizueshëm. E dini pse? Është fallso nuk shërben për asgjë, aksi nga 15-katëshi deri në fundin e Bulevardin Zogu i Zi është aksi që s’ka fare trafik.

Një mesazh e pati edhe për deputetët e grupit parlamentar, Gazment Bardhin e të tjerë, të cilëve u tha që të gjejnë rrugën, nëse janë pro ose kundër Berishës, pasi kjo situatë po ndikon edhe tek elektorati.

“Nuk janë ditët më të mira të PD, por ka ende kohë që kushdo që kush nuk e ka gjetur rrugën, pro ose kundër Berishës është mirë ta bëjë. Këto pozicione krijojnë tymnaja. Ne jemi ndarë nga zoti Berisha. Unë zgjedhjen time e kamë të qartë, jam përballë Metës, Erion Veliajt, Berishës”, tha Bejko.

Bejko u bëri thirrje demokratëve që të mos votojnë Ilir Metën, pasi ai përfaqëson të majtën. Ai shtoi se Berisha e ka bërë gati testamentin politik, dhe do që t’ia lërë Metës partinë.

“Meta është ai që ka përfituar nga qeverisja e PD, na futi edhe imazhin e keq të korrupsionit. Shkoi bëri aleancë me Ramën, pastaj erdhi prapë te demokratët. Mos votoni partinë e Metës. Mos dëgjoni Berishën. Është duke nënshkruar testamentin politik, gjithçka do t’ia lëri metës. Nuk mund të votojë një i djathtë një të majtë”, vijoi Bejko.

Nuk kurseu as akuzat për tre ‘dinozaurët e politikës’, siç ai i cilëson. Sipas tij, Rama, Meta e Berisha janë bashkë, që ditën bëjnë sikur zihen dhe natën ndajnë territoret me njëri-tjetrin.

/a.r

Next Post
Makina u përplas me shtyllën, një nga të lënduarit në Librazhd niset me helikopter drejt Tiranës

E rëndë në Tiranë, 56-vjeçari bie nga kati i katër i ballkonit

Comments 1

  1. Anonymous says:
    3 years ago

    Kujt i thu shtet ti Z Bejko,te atije shteti qe komandon k/hajduti i SHqiprise,gjithca munde te jete po vetem shtet jo e jo.Ju dhe ne e shikojme se nuke funksionon asnji istitucion i te quajturit shtete.Ne nji vende qe nuke funksiomnon drejtesia ne ate vende eshte katrahure.Ne mungese te drejtesise ne vendin tone ka vetem korrupsin,vjedhje,pastrim parash,droge e lloje,lloje krimesh.Te gjitha kto te komanduara nga k/hajduti i shqiptarve edvin karapushti.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In