• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

by Carlo Bollino
14/10/2025 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino 

Budallallëku njerëzor shfaqet më së shumti në gojën e atyre që e shesin veten  se janë inteligjentë. Belind Këlliçi, i njohur si Belo, dje bëri debutimin e tij në Komisionin Parlamentar të Ligjeve me tonin e tij qesharak prej “hetuesi”, duke bërë gjithsesi gafën e zakonshme. I bindur se kishte zbuluar ndonjë skandal kundër ish-kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagami, në të vërtetë ai vetëm konfirmoi dyshimet për korrupsion në procesin e privatizimit të ish-Klubit Partizani, ku janë të pandehur Sali Berisha dhe dhëndrri i tij Jamarber. 

Sipas akuzës së Belo Këlliçit, familja Llagami, në të cilën bën pjesë edhe Naureda Llagami, do të kishte marrë nga drejtësia “vetëm për 4 vjet” një kompensim ekonomik prej rreth 3 milionë dollarësh për 9.500 metra katrorë toke të sekuestruar nga regjimi komunist në vitin 1945. Sipas Këlliçit, këta pronarë nuk e meritonin ta zgjidhnin kaq shpejt çështjen e tyre gjyqësore, pasi një qytetar normal “e zgjidh për 15 deri në 20 vjet”, dhe se kjo “shpejtësi” do të ishte arritur vetëm falë faktit që Naureda Llagami ka qenë kryetare e KLGJ-së. 

Denoncimi, tipikisht populist, fshehu megjithatë disa pika thelbësore, sipas një teknike ku Belo është bërë tashmë specialist, madje më i keq se mësuesi i tij, Sali Berisha. Vetëm për të dhënë përshtypjen e një “hetuesi të mirë”, Këlliçi fsheh detajet më të rëndësishme të historisë dhe kështu gënjen. 

Pika e parë është se nuk është e vërtetë që familja e Naureda Llagamit (emri i së cilës, në fakt, nuk figuron fare në procesin për tokat) ka marrë atë kompensim prej 3 milionë dollarësh: shuma është ndarë mes 13 trashëgimtarëve, dhe babai i Nauredës, që është një prej tyre, ka marrë vetëm pjesën që i takonte nga kuota e tij e trashëgimisë. Por kjo nuk është pika më e rëndësishme. 

Gënjeshtra është që kompensimi nuk është marrë në vetëm 4 vjet, por në 28 vjet. Vendimi që u jep trashëgimtarëve të Sabrie Llagamit të drejtën për kompensim mbi ato 9.500 metra katrorë daton më 16.06.1996 dhe është vendimi nr. 667 i KKKP-së së Tiranës nderkohe vendimi i funditi i Gjykatës së Lartë është te data 19.9.2024. Fakti që institucionet shtetërore për 24 vitet kanë bërë gjithçka për të penguar pagesën e shumës së detyruar ndaj ish pronarëve, është pikërisht një fenomen që një përfaqësues i opozitës së djathtë duhej ta denonconte, e jo ta justifikonte, siç bën Këlliçi. 

Por gafa më e rëndë është ajo që Këlliçi nuk tregon (ose bën sikur nuk di): vetëm dy muaj pasi Sabrie Llagamit dhe trashëgimtarëve të saj iu njoh e drejta për kompensim për ata 9.500 metra katrorë mbi të cilët ndodhej ish-Parkut Automobilistik të Tregtisë, po i njëjti Komision i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me vendimin nr. 668, i dha së njëjtës familje të drejtën e kthimit për 5.650 metra katrorë të tjerë, pak më larg nga parcela e parë, por këtë herë mbi tokat e zëna nga ish-Klubi Partizani. Një pjesë tjetër e atyre tokave, siç dihet, është trashëguar edhe nga dhëndri i familjes Berisha, Jamarbër M., dhe u njoh trashëgimtarëve po në atë vit, 1996. 

Tani pyetja që e bën Këlliçin të dridhet është kjo: Pasi e quajti skandal faktin që familja Llagami mori kompensim për pronat e grabitura nga regjimi komunist pas 24 vitesh beteje gjyqësore, sa vjet i janë dashur asaj familjeje për të marrë mbrapsht tokat mbi të cilat ndodhej Klubi Sportiv Partizani? Vetëm 13 vjet! Ne fakt akti i dorëzimit të tokave daton 16.10.2009. Dhe kjo vëtëm falë faktit që procedura e kthimit të tokave të ish-Klubit Partizani është ndjekur nga trashëgimtari Jamarbër M. në emër të të gjithë ish-pronarëve (pra, përfshirë edhe Llagamin), dhe natyrisht është mbështetur nga e gjithë qeveria e Sali Berishës, e cila, sipas SPAK, ishte mobilizuar për të favorizuar interesat familjare të kryeministrit të atëhershëm. 

Prandaj, nëse sot Belo Këlliçi e quan skandal që familja Llagami, duke luftuar vetëm kundër Shtetit, ka marrë kompensimin për pronat e tyre të mëparshme pas “vetëm” 24 vitesh, si e quan ai faktin që e njëjta familje, kur ka vepruar nën udhëheqjen e familjes Berisha (dhe pra, edhe pa dashje, ka përfituar nga favorizimet e qeverisë Berisha), ka marrë kthimin e pronave të tjera për vetëm 13 vjet? 

Kush e di nëse, pas kësaj, SPAK nuk do të vendosë befas që në procesin për korrupsion që po zhvillohet kundër Sali dhe dhëndërrit Jamarbër M. , të thërrasë si dëshmitar Belo Këlliçin, kësaj here për të mbështetur akuzën. 

 

Next Post
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Konfiskimi i pasurive të Personave të Tretë dhe jurisprudenca e Strasburgut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama ndan videon: Diella ju ndihmon hap pas hapi në E-Albania, 19 shërbime më të lehta për qytetarët

November 2, 2026
Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

November 2, 2026
J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

November 2, 2026
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi mujor i Paolo Fox për Nëntor 2026 për të 12 shenjat e zodiakut

November 2, 2026
Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

November 2, 2026
Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

November 2, 2026
“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

November 2, 2026
VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

November 2, 2026
Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In