• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konfiskimi i pasurive të Personave të Tretë dhe jurisprudenca e Strasburgut

by Gurali Brahimllari
14/10/2025 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga av. Gurali Brahimllari

Duke ndjekur me vëmendje vendimet më të fundit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), është e domosdoshme të rikthehemi te një çështje ende problematike në praktikën tonë gjyqësore: konfiskimi i pasurive të fituara në mirëbesim nga persona të tretë, në procese penale që zhvillohen kundër personave të tjerë.

Në çdo rast, barrën e provës për konfiskimin e pasurisë e ka vetëm Prokuroria. Kur pasuria ka kaluar në favor të personave të tretë, ajo duhet të provojë me fakte të qarta se këta persona janë përfshirë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në veprimtarinë kriminale.
Në të kundërt, Gjykata është e detyruar të pranojë në proces palën e interesuar dhe të respektojë nenin 190/1/a të Kodit të Procedurës Penale, që ndalon konfiskimin e sendeve që u përkasin personave që nuk kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale.

Megjithatë, në praktikë, shpesh janë dhënë vendime që cenojnë të drejtat themelore për një proces të rregullt ligjor. Ka pasur raste kur personat e tretë nuk janë thirrur si palë në gjyq, nuk janë dëgjuar, madje nuk janë legjitimuar as në shkallën e Apelit — duke u mohuar kështu e drejta për mbrojtje dhe për pronë.

Çfarë thotë Strasburgu?

Jurisprudenca e GJEDNJ-së e ka bërë të qartë ndarjen mes masave pasurore parandaluese (si ato të ligjeve antimafia) dhe masave të sekuestrimit apo konfiskimit penal. Në çdo rast, ajo ka theksuar paprekshmërinë e të drejtave të personave të tretë që kanë fituar pronën në mirëbesim dhe të drejtën e tyre për proces të rregullt ligjor.

Dy vendimet më të fundit të GJEDNJ-së ndaj Italisë janë veçanërisht të rëndësishme për vendin tonë, pasi kanë ngjashmëri të plotë me praktikat që janë ndjekur në Shqipëri gjatë viteve të fundit, sidomos me masat e parashikuara nga akti normativ nr. 01/2020, i njohur si “OFL”.

Rasti “Isaia dhe të tjerë kundër Italisë” – 25 shtator 2025

Në këtë vendim, GJEDNJ trajtoi rastin e konfiskimit të pasurive të familjarëve të një personi të dënuar për veprimtari kriminale të zhvilluar gjatë viteve 1980–2008. Gjykata konstatoi se nuk kishte asnjë lidhje të provuar midis kohës së krijimit të pasurisë dhe veprimtarisë kriminale të të dënuarit.
Për pasojë, u vendos se konfiskimi i pasurive të bashkëshortes dhe djalit të tij ishte i paligjshëm, pasi nuk kishte prova që këto pasuri ishin produkt i krimit.

Rasti “Petruzzo dhe të tjerë kundër Italisë” – 9 tetor 2025

Edhe më i qartë është rasti “Petruzzo”. Aty autoritetet italiane kishin shtrirë konfiskimin mbi pasuri të paluajtshme të blera me kontrata noteriale disa vite përpara se shitësit e tyre të akuzoheshin për vepra penale.
GJEDNJ konstatoi se ky konfiskim përbënte dënim penal ndaj personave të tretë, të cilët nuk kishin qenë pjesëmarrës në procesin gjyqësor dhe ndaj të cilëve nuk ishte ngritur asnjë akuzë.
Gjykata vlerësoi se kjo përbënte shkelje të nenit 7 të Konventës Evropiane, që ndalon dënimin pa vepër penale, si dhe shkelje të nenit 6, për mungesë të të drejtës së mbrojtjes dhe dëgjimit në proces.
Në fund, GJEDNJ njohu edhe shkeljen e të drejtës për gëzimin e qetë të pronës private (neni 1, Protokolli 1 i KEDNJ) dhe urdhëroi kthimin e pasurive tek personat e tretë, si dhe kompensimin për dëmet morale e shpenzimet e mbajtura.

Një paralajmërim për drejtësinë shqiptare

Këto vendime janë të detyrueshme për t’u respektuar edhe nga gjykatat shqiptare, në zbatim të neneve 17, 116 dhe 122 të Kushtetutës.
Ato duhet të shërbejnë si sinjal reflektimi për të gjithë aktorët e drejtësisë, veçanërisht për Prokurorët dhe Gjyqtarët e Posaçëm, të cilët në disa raste kanë ndjekur një praktikë të ngjashme me atë të kritikuar në Itali: konfiskimin e pasurive të personave që nuk kanë asnjë lidhje me veprën penale.

Një dritë e re: Projekti i Kodit të ri Penal

Është për t’u vlerësuar që projekti i ri i Kodit Penal, aktualisht në diskutim, ka një qasje më të drejtë dhe të balancuar ndaj kësaj çështjeje.
Në nenin 75 parashikohet për herë të parë mundësia e konfiskimit ndaj të tretëve, por vetëm kur ata kanë ditur ose duhej të kishin ditur se blerja apo tjetërsimi i pasurisë kishte për qëllim shmangien e konfiskimit.
Më e rëndësishmja: paragrafi 3 i këtij neni garanton shprehimisht se “konfiskimi nuk cenon të drejtat e palëve të treta që janë në mirëbesim.”

Përfundim

Deri në miratimin e Kodit të ri Penal, jurisprudenca e GJEDNJ-së duhet të udhëheqë praktikën gjyqësore shqiptare në çështjet që lidhen me konfiskimin e pasurive.
Në respekt të neneve 30 dhe 36 të Kodit Penal, është e drejtë që pasuritë e fituara nga krimi të hiqen nga duart e tij.
Por njëkohësisht, është detyrim kushtetues dhe njerëzor të mbrohen të drejtat e pronësisë së atyre që kanë vepruar në mirëbesim, duke garantuar në çdo rast proces të rregullt ligjor sipas neneve 17, 41 e 42 të Kushtetutës dhe neneve 6, 7 e 1/Protokolli 1 të KEDNJ-së.

Next Post
“Melodi e re, avaz i vjetër”/ Deutsche Welle analizon vendimin e Kushtetueses: Zgjedhjet lokale 2019- të vlefshme apo do të përsëriten?

Mandatet e anëtarëve të gjykatës, letra e Kushtetueses: Çështjen do ta shqyrtojmë pa praninë e palëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

October 9, 2026

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“PROTESTA – Shënimet e një gazetari”

October 9, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Sali, Shqipëria do të bëhet!

October 9, 2026
Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

October 9, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Shqipëria mbyll kapitullin e katërt”- Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

October 9, 2026
Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

October 9, 2026
VIDEO/ Çmendet një person në Greqi, sulmon kryebashkiakun e Agrinjos në zyrë dhe kafshon punonjësin që tentoi ta ndalonte!

E rëndë në Greqi/ Ra nga skela teksa po punonte, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Selanik

October 9, 2026
FOTO+EMRI/ Shpërthimi tragjik i rafinerisë së naftës në Greqi, ky është shqiptari që humbi jetën në punë! Baba i dy fëmijëve të mitur

FOTO+EMRI/ Shpërthimi tragjik i rafinerisë së naftës në Greqi, ky është shqiptari që humbi jetën në punë! Baba i dy fëmijëve të mitur

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com