• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KE do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë, vetting-u histori suksesi

by Java News
16/04/2018 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Mediat ndërkombëtare publikuan detaje të progres-raportit që do të publikohet më 17 Prill. Aty konfirmohet për të parën herë hapja e negociatave me Shqipërinë që prej 2014-ës kur vendi mori statusin e kandidatit. Raporti vlerëson përparimet e bëra me reformat në administratën publike dhe sistemin e drejtësisë.

“Reforma e administratës publike ka qenë e konsoliduar, me qëllim rritjen së profesionalizmit dhe depolitizimit të saj. Janë ndërmarrë veprime të mëtejshme për të përforcuar pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e institucioneve gjyqësore, veçanërisht nëpërmjet avancimit në zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse të drejtësisë”.

Por raporti konfirmon se Komisioni Europian vijon të mbajë nën monitorim Vettingun.

“Rezultatet e vazhdueshme, konkrete dhe të prekshme në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jenë vendimtare për përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë”.

Përpara publikimit të progres-raportit, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian diskutojnë në Luksemburg për Ballkanin Perëndimor. Pjesë e diskutimit është edhe mënyra se si do t’i referohen Kosovës, që ende nuk është njohur nga 5 shtete anëtare të unionit.

Progres-raporti do të jetë në fokusin e vizitës së përfaqësueses së lartë për Politikën e Jashtme të unionit Federika Mogerini, e cila pasditen e të martës mbërrin në Tiranë. Ajo do të takohet me Kryeministrin Rama, Presidentin Meta dhe kreun e opozitës Basha. Me vizitën në Shqipëri, Mogerini nis turin tre-ditor në Ballkanin Perëndimor, që vijon me Maqedoninë, Serbinë e Malin e Zi.

Pjesë nga raporti i KE-së për Shqipërinë: 

Shqipëria ka vijuar të bëjë një progres të qëndrueshëm në zbatimin e pesë prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Reforma e administratës publike u konsolidua, me një përforcim të dukshëm të profesionalizmit dhe depolitizimit. U ndërmorën veprime të mëtejshme për të përforcuar pavarësinë, efikasitetin dhe besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë, veçanërisht përmes avancimit në zbatimin e një reformë gjithëpërfshirëse në drejtësi. Kjo përfshin rezultatet e para të prekshme në rivlerësimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (vettingun), me dorëheqjen e 15 gjyqtarëve dhe prokurorëve të nivelit të lartë, dhe në dëgjesat e para që sollën shkarkimin e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese si dhe konfirmimin në detyrë të një tjetër gjyqtareje të Gjykatës Kushtetuese.

Luftë e vendosur kundër trafikut të drogës

Përpjekje të mëtejshme më të vendosura u ndërmorën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshi ato në luftën kundër trafikut të drogës dhe kultivimit të saj, që kontribuan në ndërmarrjen e disa hetimeve proaktive, si dhe të arrestimeve dhe dënimeve. U morën masa të mëtejshme për të garantuar mbrojtjen efektive të të drejtave të njeriut, përfshi personat që u përkaisn pakicave si dhe komunitetit rom, si dhe politikat anti-diskriminim, ashtu sikurse edhe zbatimin e të drejtave të pronës.

Hapja e negociatatave që progresi të vijojë

Në kuadër të progresit të arritur, Komisioni rekomandon që negocitata e anëtarësimit të hapen me Shqipërinë, duke ruajtur dhe thelluar momentin aktual të reformave në fushën kyçe të zbatimit të ligjit, në mënyrë të veçantë në të gjitha pesë prioritetet kyçe dhe të rezultateve të vazhdueshme dhe të prekshme në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (vettingu), pasi do të jetë vendimtare për progresin e mëtejshëm të Shqipërisë. Për të mbështetur këtë, Komisioni do të aplikojë qasjen e përforcuar për kapitujt e negociatave  lidhur me drejtësinë, të drejtat themelorë dhe drejtësinë, lirinë dhe sigurinë e vendit.

a.ç

Next Post
Era e fortë në juglindje të vendit, disa zona në qarkun e Korçës u zhytën në errësirë

Era e fortë në juglindje të vendit, disa zona në qarkun e Korçës u zhytën në errësirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Berishës për 2026-ën: Shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’

Mesazhi i Berishës për 2026-ën: Shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’

December 31, 2025
Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike

Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike

December 31, 2025
Rikthimi i reformës zgjedhore, ambasada e SHBA: Takimet tona nuk janë ndërmjetësim

Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Partneriteti ynë vijon të forcohet!

December 31, 2025
82 vite nga “Lahuta e Malcis”, përkujtohet vepra e Fishtës

85 vite pas vdekjes, “shqiptarët ende nuk e njohin si duhet At Gjergj Fishtën”

December 31, 2025
Bashkia Tiranë shtron drekë për fëmijët me aftësi ndryshe, Ristani: Dhurata më e bukur është të silleni mirë me njëri-tjetrin

Bashkia Tiranë shtron drekë për fëmijët me aftësi ndryshe, Ristani: Dhurata më e bukur është të silleni mirë me njëri-tjetrin

December 31, 2025
FOTO / 2025-a, viti i ‘turbulencave’ globale: Gjithçka ndodhi në 12 muaj

FOTO / 2025-a, viti i ‘turbulencave’ globale: Gjithçka ndodhi në 12 muaj

December 31, 2025
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Dhunë ndaj gruas, nënës, vëllait apo kunatës. E pësojnë tre persona në Elbasan

December 31, 2025
Rikthehet moti i keq! Stuhi e fuqishme ciklonare në brigjet shqiptare, rrebeshe dhe borë e dendur

2026 nis me stuhi dimërore, Porja: Ngricat dhe dëbora pushtojnë gjithë Shqipërinë

December 31, 2025
Edukimi financiar, në shkolla/ Minxhozi: Informimi për sistemin financiar shmang rreziqet

Viti 2025, zv.Guvernatorja: SEPA, suksesi i vitit! Kursi i këmbimit do vijojë luhatjen, çmimet rriten me…

December 31, 2025
Kancelari gjerman bën thirrje për forcimin e Europës: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase

“E vendosim ne se kush do iki apo do qëndrojë në Gjermani”/ Merz: Kujdesemi për sigurinë tonë

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com