• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asgjë më shumë se Lul Basha

by Dritan Hila
04/03/2025 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Dritan Hila

Sot Berisha ka shpallur koalicionin për ndryshimin e Shqipërisë, përmbysjen e diktaturës së Ramës, dhënien fund të narkoregjimit.

Nuk mungon asnjë kolorit në atë koalicion, që nga liridashësit e telikosur të Metës, fetarët e përdëllyer kristianë që kanë nja 3-4 parti, ato arkaike si Gjuzi, gaztore si Jenisheri, vorio-epiriote të nevrikosur si Dule, çam i çngjyrosur si Idrizi, e të tjera që nuk u mbahet mend emri, me anëtarësi as sa fisi i tyre, por që kryetarët i nxjerrin nga xhepi sa herë ka zgjedhje.

Janë i njëjti koalicion që bëri Lulzim Basha në 2017-ën dhe për të cilin më vonë e shanë pasi kur u tërhoq PD&LSI-ja nga Parlamenti (ec e besoje sot se ishte vullneti i Bashës dalja nga kuvendi) nuk lanë gjë pa u thënë, pa i nëmur e pa i tallur, a thua se ua kishte dhënë Rama me zor në listë.

Sot i marrin prapë, me shpresë se kanë shtuar në numra e në peshë. Shpresojnë të fitojnë në 11 maj, megjithëse sot janë 8 vjet më të plakur e më të tallur. Kur nuk fituan me një 40-vjeçar, besojnë të fitojnë me një 80-vjeçar!

Në gjithë këtë mishmash, mes një konglomerati partish me emra nga më arkaikët e deri te më ekzotikët, mungon e vetmja që mund t’i prishte punë Ramës, socialdemokratja e Tom Doshit.

Dhe kjo armatë Brankaleone siç do ta quante Mario Monicelli apo e vullnetmirëve si e quajti Bushi koalicionin e tij me ca ishuj të humbur në oqeane si ato Palau etj, e ku bënim pjesë modestish edhe ne me qërues patatesh, ndërsa i binte Irakut, ky koalicion pleqsh e të lajthiturish, do rrëzojnë Ramën!

E gjitha të kujton barsoletën e dy policëve që po shikonin në kinema një film ku ishte një garë mes një kali të zi e një të bardhi.

-E vëmë me bast se fiton i bardhi, e pyet polici i parë të dytin.

-Ok, unë po e vë për të ziun, ia kthen i dyti. Në fund fiton i bardhi. Më fal, i thotë rishtas polici i parë të dytit, ta hodha, pasi unë e kisha parë filmin edhe dje. Edhe unë e kisha parë, ia ktheu i dyti, se bashkë ishim, por sot m’u duk më në formë kali i zi.

Në fakt është barsolete e vjetër, sikurse Berisha, sikurse koalicioni, sikurse rezultati i tij që është po aq i vjetër si barsoleta e që akoma nuk vënë mend. Kushedi, thonë, mbase bëhemi edhe njëherë dhëndurë! Kush e mendonte që do ndodhte në 2019-ën që do bëheshim deputetë, megjithëse askush nuk na merrte seriozisht as në lagje./

Next Post
ILD nis hetim disiplinor për gjyqtarin e Tiranës, Artan Hajredinaj

ILD nis hetim disiplinor për gjyqtarin e Tiranës, Artan Hajredinaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt

Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt

October 28, 2026
Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell

Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell

October 28, 2026
Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë

Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael! Netanyahu dhe Eisenkot pretendojnë epërsi, por asnjëri nuk siguron shumicën

Zgjedhjet në Izrael! Netanyahu dhe Eisenkot pretendojnë epërsi, por asnjëri nuk siguron shumicën

October 28, 2026
BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In