• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjimi nga SPAK i Gjykatës Kushtetuese tregon që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese

by Mero Baze
04/03/2025 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Beteja belbëzuese e Gjykatës Kushtetuese me SPAK, rreth urdhrit të prokurorit Klodian Braho për të vënë nën përgjim një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, është pasoja e parë e rëndë e nënshtrimit të gjyqësorit ndaj prokurorisë. Kjo vjen për shkak të lirisë që i kanë dhënë vetes për të interpretuar hapësirën e veprimit ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, pa e regjistruar atë si person që i atribuohet një vepër penale, e lëre më si person nën hetim.

Përgjigjia e Altin Dumanit rreth rastit në fjalë është një përgjigjie “me arra në gojë”, për të mos u kuptuar se çfarë përgjegjësie merr si institucion në këtë rast dhe për të treguar se ka disa gjëra që “vetëm SPAK i di”, siç është rasti se kush përgjohet.

Reagimi i dytë i Gjykatës Kushtetuese ishte edhe më keq se përgjigjia e Dumanit. Ata as thonë dhe as kërkojnë llogari pse është shkelur ligji, por duan të thonë se nuk ndikohen nga askush, as nga SPAK, dhe as nga krimi.

Kjo është një sjellje banale dhe një humbje e autoritetit të institucioneve të drejtësisë. Për të gjithë lexuesit që nuk janë në brendësi të debatit, bëhet fjalë për një urdhër të datës 10 shkurt të prokurorit të SPAK, Klodian Braho, i cili ka urdhëruar lejimin e përgjimit ambiental duke pasur në fokus gjyqtarin Genti Brahimi. Sipas tij, pasi Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë më 30 dhjetor kërkesën e të pandehurit Pëllumb Gjoka për të mos u marrë në konsideratë përgjimet e SKY, ekzistojnë dyshime se zbardhja e vendimit mund të favorizojë palët e interesuara.

Pra, Gjykata ka marrë një vendim që është në favor të kërkesave të SPAK dhe jo të të pandehurit, por meqë SPAK dyshon se mund të zbardhet keq vendimi, ka urdhëruar të përgjojë Genti Brahimin.

Kaq është e gjithë fabula.

Pozitat procedurale sipas Gjykatës së Lartë:

Gjykata e Lartë ka parashikuar tre pozita proceduriale për personat e përfshirë në një procedim penal:

1. Personi që i atribuohet një vepër penale –  Ky është personi i kallëzuar, ndaj të cilit ekzistojnë veprime që mund të krijojnë dyshime për konsum të një vepre penale.

2. Personi nën hetim –  Është personi ndaj të cilit zhvillohen hetime individualisht dhe dyshohet se ka kryer një vepër penale.

3. I pandehuri – Kur prokuroria ka krijuar bindjen se personi ka kryer një vepër penale.

Tani, me gjuhë të drunjtë dhe “arra në gojë” për t’u dukur institucionalë, mund të flasësh gjithë ditën, por përgjigjet duhet të jenë të qarta si nga SPAK, ashtu edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Pyetja kryesore që duhet një përgjigje e qartë:

A është e ligjshme shkresa e Klodian Brahos e datës 10 shkurt?

Përgjimi nga SPAK i Gjykatës Kushtetuese tregon që nuk kemi

Tani që ajo është bërë publike në media, nëse dikush i del zot asaj nga SPAK, duhet të dalë me një fjali të qartë: “PO, ajo shkresë është e ligjshme.”

Ajo që SPAK ka bërë, është se ka regjistruar një procedim penal bazuar në indicie, dhe jo në dyshime të arsyeshme të bazuara në prova. Në të njëjtën ditë, ka ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese duke e vënë në hetim faktik. Por për t’i shpëtuar kontrollit të gjykatës, afateve procedurale (60 ditë) dhe mbikëqyrjes nga avokatët, nuk ia regjistrojnë emrin në rregjistrin e procedimeve penale. Është një praktikë që e kanë bërë dhe me persona të tjerë nën hetim, që i merrnin në pyetje për veprimtarinë e tyre dhe nuk i shënonin emrin në rregjistër, që të mos i fillonin të drejtat dhe afatet proceduriale

Pra, bëhet një lojë fjalësh për të mos marrë përgjegjësi për atë që është bërë.

Zoti Dumani thotë “nuk është në hetim”, sepse nuk ia ka regjistruar emrin në rregjistër, ndonëse kishte detyrim ta bënte. Por nëse nuk e kishte nën hetim, pse e përgjonte? Ai gjithashtu thotë “nuk ka kallëzim”, sepse procedimi është bazuar në indicie, të cilat nuk sqarohen se çfarë janë.

Zoti Dumani bën pohime të panevojshme, të cilat nuk ja kërkon njeri, por nuk jep asnjë përgjigje lidhur me ligjshmërinë e asaj që ka bërë institucioni i tij.

Përgjigja e Gjykatës Kushtetuese është edhe më e rëndë: një dorëzim total ndaj deformimit të standardeve që ajo vetë ka vendosur.

Nëse kjo çështje kalon pa asnjë llogari dhe me përgjigje pa përmbajtje, atëherë sistemi i drejtësisë ka rënë.

Edhe pse Edi Rama ua ka ndaluar deputetëve të flasin për SPAK, dhe Berisha ka premtuar se do ta shkrinte atë më 12 maj, para se të mbajnë këto premtime, është më mirë të zhvillohet një debat parlamentar për këtë çështje.

Dhe kjo vetëm për faktin se duket qartë që nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese të denjë.

Se po të kishim një Gjykatë Kushtetuese të denjë, ajo mund të shpërndante edhe Parlamentin, nëse ai i ka lënë hapësira të tilla lirie dhe pushteti arbitrar një prokurorie për të përgjuar një anëtar të saj, në mënyr ëtë paligjshme. Fakti që Gjykata Kushtetuese sot perceptohet si e trembur nga një prokuror i SPAK, i bie të mos jetë Gjykata që mbron rendin kushtetues, por Gjykata që përligj Republikën e Prokurorëve. Për këtë të fundit nuk di të ketë votuar ndonjë shqiptar.

Next Post
Zbulohet plani i Turqisë për të ndërtuar gardhin në kufi me Greqinë

Zbulohet plani i Turqisë për të ndërtuar gardhin në kufi me Greqinë

Comments 3

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Zoti Rama !
    Ose URGJENT, qysh brenda 6 shkurtit, nuk janë shkarkuar prokurorët në shkelje, (Braho, Dumani, Ols Dado, Kraja, ajo prokurorja e Thanas Gëllçit, etj) mos na kërkoni më t’ju votojmë.
    Do të na detyroni të bëhemi elektorat GRI.
    Duke filluar nga data 7 shkurt, nuk do të pushoj së kritikuari juve personalisht dhe PS, që keni frikë të merrni masa ndaj horrave spakistë.
    Pse të ndodhë kjo gjë ?
    Të keni frikë ju personalisht ?
    Atëhere, dy janë,opsionet.
    Ose keni seriozisht frikë nga SPAK.
    Ose po kerkoni marreveshje tl heshtur personale me SPAK, për të shpëtuar vehten tuaj.
    Me shumë dhimbje po i shkruaj këto rreshta.
    Por nuk mund të duroja më pocaqillëqer e spakisteve, duke bërë që këmbët të kontrollojnë kokën.

    Reply
  2. Kaso Minaj says:
    1 year ago

    Altin Duman, ti bashkë mw spakistet e tu, po sillesh si çekist i Feliks E. Xherxhinskijt.
    Me metoda të kundraligjshme, Po risjell në këtë vënd, periudhën më të errët të sigurimit të shtetit, kohën e Koçi Xoxes.
    Altin Duman, nuk ke derman, pa çuar në gjyq, Sali Berishen e Co. për 21 janarin me kater të vrare nga shteti i Sali Berishes.
    Altin Duman, nuk ke derman, pa çuar në gjyq, Sali Berishe, Shkelzen Berishen dhe Fatmir Mehdiun për Gërdecin me 26 të vrarë nga shteti i Sali Berishes.
    Duheni shkarkuar menjëherë.
    SPAK duhet të vazhdojë, po me njerëz të rinj.

    Reply
  3. Paluca Ndue says:
    1 year ago

    Ti je vete per burg o pleher….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, Zyra Arsimore Tiranë: Afat deri më 31 korrik! Pranimet do bëhen sipas vendbanimit

Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, Zyra Arsimore Tiranë: Afat deri më 31 korrik! Pranimet do bëhen sipas vendbanimit

July 11, 2026
4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West në Tiranë, Bardhi paralajmëron kallëzim ne SPAK për Ramën

4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West në Tiranë, Bardhi paralajmëron kallëzim ne SPAK për Ramën

July 11, 2026
Lamallari për arrestimin e dy të kërkuarve në Durrës: Krimi është më i dobët përballë bashkëpunimit ndërkombëtar

Lamallari për arrestimin e dy të kërkuarve në Durrës: Krimi është më i dobët përballë bashkëpunimit ndërkombëtar

July 11, 2026
Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

Trump -Iranit: 1000 raketa gati për Teheranin nëse tentohet atentat ndaj meje

July 11, 2026
“Krim antikushtetues”, Berisha akuzon Ramën për koncertin e Kanye West

“Krim antikushtetues”, Berisha akuzon Ramën për koncertin e Kanye West

July 11, 2026
Rrëzohet teksa ruante bagëtitë mbi Kalanë e Lezhës, 71-vjeçari dërgohet te Trauma

Rrëzohet teksa ruante bagëtitë mbi Kalanë e Lezhës, 71-vjeçari dërgohet te Trauma

July 11, 2026
Çmimet në supermarkete nën vëzhgim, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut

Çmimet në supermarkete nën vëzhgim, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut

July 11, 2026
Tragjedi nga zjarret në Spanjë! Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

Tragjedi nga zjarret në Spanjë! Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

July 11, 2026
Vrasja e Ilir Likës në Laç, gjenden dy armët e krimit dhe provat kyçe të ngjarjes

Vrasja e Ilir Likës në Laç, gjenden dy armët e krimit dhe provat kyçe të ngjarjes

July 11, 2026
Putini nën presion! Kriza godet Rusinë, Kremlini mes ofensivës së re dhe negociatave

Putini nën presion! Kriza godet Rusinë, Kremlini mes ofensivës së re dhe negociatave

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In