• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parodia e MAGA-s: Pse Berisha po garon me kuajt e vjetër?

by Ylli Pata
04/03/2025 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ndryshe nga primaret që ishin një proces shumë i komplikuar dhe i ndërlidhur me kleçka më shumë financiare se politike, lista e koalicionit të Sali Berishës për zgjedhjet e 11 majit, ka hapur mjaft debat brenda demokratëve, apo mbështetësve opozitarë.

Berisha ka vendosur pa asnjë fantazi apo ide politike të kopjojë MAGA-n e Trump, duke e përkthyer literalisht si “Shqipëria Madhështore” koalicionin bëhet fjalë.

E në këtë “Shqipërinë Madhështore” është dora vetë doktori, i pandehur për dosjen “Partizani”, është Ilir Meta, gjithashtu i Pandehur për CEZ-DIA-n, Fatmir Mediu për Gërdecin, është Vangjel Dule së bashku me Shpëtim Idrizi. Por është edhe Sazan Guri, Selami Jenisheri dhe Kujtim Gjuzi. Pa harruar Nard Ndokën e Agron Dukën, të cilëve u shtohet studiuesi “i madh” Gjet Ndoi dhe Dhimitër Muslia, që në 2013 kandiduan me Edi Ramën, porn ë 2009 ishin me PD-në.

Me një fjalë “MAGA” e rikthimit të doktorit ka sjellë me vete “prurje të reja”, të cilat sot nuk na takon të paragjykojmë se sa vota sjellin. Gjithsesi, nisur nga ajo që kanë sjellë në të shkuarën duken pesë me hiç.

Po pse doktori mori në koalicion një tren të tillë të mbushur me pemëthyem?

Kësaj i thonë të hysh në një logjikë ku kjo e fundit mungon, por në fund të fundit, duhet të kërkohet arsyeja e një aleance të tillë, që duket si treni i një cirku, ku njeri nuk ka mbetur pa qeshur.

Faktorë elektoral aty ka, edhe pse s’janë shumë. Është PL që duhet parë sa e ka fuqinë sot në krahasim me 2021, Partia Agrare e Agron Dukës, është provuar se ka së paku 1 deputet në qarkun Durrës, PBDNJ nuk është faktor elektoral por më shumë diplomatik i lidhjes me Athinën.

E të tjerët? Duket si barcaletë po si Gjuzi apo Jenisheri, dikur- përkatësisht në 2021, kanë pasur vota. Sado absurd duket, këta personazhe abstraktë, në territor kanë arritur të depërtojnë duke marrë vota, me një logjikë rruge se “do t’i imponohemi PD-së” për të përfituar ca poste. Votat e bollshme të vitit 2021, edhe pse asnjëherë nuk janë analizuar, kanë brenda edhe kandarin absurd të surrealistëve Jenisheri&Gjuzi e të tjerë. Po ç’ndodhi në vitin 2019, kur PD dogji mandatet? Dhe surrealistët u bënë deputetë? Nuk lanë nënë, motër, familjarë të të shkretëve pa i sharë dhe biçikletë pa i tallur. Edhe pse në logjikën politike, Jenisheri por edhe Gjuzi, shpëtuan jo opozitën, por PD duke zënë vendet në Parlament. I akuzuan si argatë të Ramës, por realiteti flet ndryshe. Ata nuk mund të ishin me Ramën sepse votuesit i kanë me Berishën. Edhe pse surrealistë, ata duan doktorin. Sot natyrshëm, Jenisheri&Gjuzi janë rikthyer në bazë, e kjo është fitorja e tyre jo e Sali Berishës. Sepse doktori ka nevojë për surrealistët. Pak- pak, por ata e kanë treguar se zotërojnë një grupim në territoret përkatëse. Kjo fitore e surrrealistëve është një zhvillim politik i rëndësishëm i opozitës, ku dy personazhe që i kanë quajtur budallenj mediat e familjes, sot doktori i ka bërë aleatë.

Megjithatë, parodia e MAGA-s të Nish Tullës, është dhe do të jetë çifti Dule-Idrizi. Vangjel Dule është një aleat politik i PD-së dhe Sali Berishës prej vitesh tashmë, madje shumë i rëndësishëm, bashkë me Athinën. PDIU e Shpëtim Idrizit nuk ka asjë të përbashkët me këtë koalicion, madje ka kundërshtarin real politik të tij. Gjithsesi ka 4 zgjedhje që është aleat. Kjo ndodh, duke i hyrë logjikës pragmatiste të PDIU se ndryshe nuk merr deputetë. E natyrisht bëhet për të sistemuar politikisht Shpëtim i Drizim e Mesila Dodën e për t’i bërë depuetë. Po si mund të jenë në një “vathë” politike me Vangjel Dulen? Ja kjo është dilema, apo metafora e kënetës që i jep kësaj parodie të këndshme dhe të lezeçme me Sazanin, Selën e Kujtimin, një shije hekuri që të paralajmëron infarktin. Shpëtimi me Vangjelin? Po çfarë të reje ka këtu? Kanë që në 2013 që janë bashkë!

Next Post
41-vjeçari u gjet pa shenja jete në Vlorë, policia jep detaje

41-vjeçari u gjet pa shenja jete në Vlorë, policia jep detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

October 28, 2026

Paketa fiskale 2027, më socialja e 36 viteve?

October 28, 2026
Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

October 28, 2026
Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

October 28, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Protestat në Tiranë, ambasadori i OSBE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mungon dialogu

October 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 Tetor 2026

October 28, 2026
Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

October 28, 2026
Shtyhet për në 27 tetor seanca ndaj Veliajt, gjobitet mbrojtja. Shkak, greva e avokatëve!

Veliaj transferohet nga Durrësi në paraburgimin e Fierit, vendimi jo me kërkesën e tij

October 28, 2026
Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In