• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KAVAJE/ Tenton të ‘grabisë’ motorrin e bllokuar nga policia, por përfundon në qeli

by Java News
16/10/2017 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një adoleshent nga Kavaja ka tentuar të “rifitojë” në një mënyrë të rrezikshme motorin, që i kishte bllokuar Policia prej disa javësh, edhe pse ka arritur ta ketë në zotërim vetëm për pak minuta.

Ai ka marrë përsipër riskun se mund të arrestohej vetëm e vetëm që të kishte sërish në përdorim motorin, që për 6 muaj qëndronte i parkuar në oborrin e Komisariatit të Policisë së Kavajës. Në orët e para të mëngjesit, ai ka arritur të depërtojë brenda rrethimit të Komisariatit dhe nga aty ka nxjerrë motoçikletën tip “Yamaha”, që ia kishin bllokuar.

Pa rënë në sytë e policit rojë, ka arritur të futet brenda dhe të gjejë motorin e tij mes dhjetëra mjetesh të tjera që mbaheshin të bllokuar. Duke shpresuar se mund të dilte pa u vënë re, ashtu siç ishte futur brenda, 19- vjeçari me iniciale M.Gj., është nisur që të dalë bashkë me motoçikletën.

Por, në këtë moment është pikasur nga punonjësi i Policisë. Policia tha se adoleshenti u shoqërua menjëherë dhe u mor në pyetje gjatë orëve të paradites. Ndërsa rreth orës 16:00, u vendos arrestimi i tij.

Burimet thanë se motoçikleta tip “Yamaha”, që ai kishte tentuar të merrte nga komisariati, i ishte bllokuar si provë materiale më 18 prill të këtij viti.

“Rreth orës 16:00, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Gj. 19 vjeç banues në Kavajë, pasi është futur në ambientet e brendshme të Komisariatit të Policisë Kavajë, te mjetet e bllokuara dhe ka tentuar të marrë motoçikletën tip ‘Yamaha’, të cilit i është bllokuar si provë materiale më datë 18 prill 2017″, tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit. panorama

ma.me

Next Post
Situatë alarmante në Portugali, 31 viktima nga zjarret

Situatë alarmante në Portugali, 31 viktima nga zjarret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Tragjike në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për…

October 6, 2026
Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com