• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Katastrofa/ Fierza, liqeni i dritave kthehet në koshin “mbarëkombëtar” të plehrave

by A R
15/04/2016 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Brendshme dhe sektori i Emergjencave njoftojnë sot se operacioni i pastrimit të liqenit të Fierzës ka nisur pranë urës së Drinit të Bardhë në rrethin e Kukësit, e cila është dhe zona që ka ndotjen më të madhe.

Mësohet se në operacion janë angazhuar 18 forca me 3 gomone nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) e Shkodrës dhe 12 forca me 3 varka nga Forcat e Armatosura.

Lajmi vjen një ditë pasi u shpall gjendja e emergjencës, ndërsa liqeni i hidrocentralit ndodhet mësohet të jetë në një gjendje alarmi. Sipas specialistëve, përveç mbeturinave të shumta industriale që vijnë nga Kosova dhe nga mbeturinat e qytetit të Kukësit, liqeni i Fierzës ndotet edhe nga lëndë të ndryshme kimike, duke shkaktuar katastrofë ekologjike në këtë liqen,shpjegojnë ekologjistët dhe specialistët e mjedisit.

Ditën e djeshme pas konstatimit se në një pjesë të konsiderueshme të sipërfaqes së liqenit të Fierzës kishte mbetje plastike dhe urbane, u mblodh Komisioni i Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile në rang qarku, për të analizuar dhe identifikuar shkaqet e lindjes së ndotjes mjedisore të liqenit të Fierzës dhe marrjen e masave të nevojshme për pastrimin e tij.

Ndërkohë, për rastin në fjalë ka munguar reagimi i shoqërisë civile dhe ambientalistëve, që e kanë fokusuar aktivitetin e tyre te Liqeni.

Sipërfaqja e Fierzës në Shqipëri është 64 km2, ndërsa gjithsej sipërfaqja po të llogaritim edhe pjesën e liqenit në Kosovë shkon në 71 km2.

Niveli i ujërave është 270 metër mbi nivelin e detit. Thellësia maksimale e tij është 128 metra. Shumë i preferuar është peshku luçiperkë, peshk që rritet vetëm në këtë liqen.

  fierzaf4fierza_5

Next Post

Gol me peshë, Besart Berisha shënon kundër ish-skuadrës së tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In