• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis hetimi për “Wisdom”, ish-rektori: Denoncova skandalin, më falsifikuan firmën! Askush nuk reagoi

by A R
19/09/2024 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me zbulimin e skemës së shitjes së diplomave false nga universiteti privat Wisdom nga drejtësia Italiane, Prokuroria e Tiranës njofton nisjen e hetimeve.

Mirëpo ish-rektori i kolegjit, Lush Përpali, i dorëhequr për shkeljet ligjore të hasura në këtë institucion arsimor në dhjetor të 2023, në një intervistë për Top Channel tregon se ka denoncuar skandalin më herët, para se të bëhej publik, duke ngritur një padi të përbashkët me akademikun Bajram Hysa.

“Më 1 korrik jam thirrur në prokurori. Kam deponuar që ka diploma false, pastaj kam bërë vetë edhe në 15 korrik kallëzim, ku kam vënë në dijeni edhe kryeprokurorin”, tha Përpali.

Top Channel mëson se lëvizja e parë e ndërmarrë pas dyshimeve për vërtetësinë e diplomave të universitetit Wisdom është kryer nga ambasada italiane në Shqipëri, që i drejtohet ministrisë së Arsimit, e cila ja pason për verifikim kolegjit privat. Ky është dokumenti ekskluziv ku ambasada kërkon informacion nëse kishte vlerë ligjore program i masterit të edukimit special në Wisdom.

“Dhe përgjigja ishte që ky program as nuk është bërë as nuk bëhet. Nuk e di ku i kanë bërë pazaret pronarët, ne ata studentë nuk i kemi njohur. Që nga formati i diplomës, ishte qesharak, një fletë formati me nota 9-10, po kush i vendosi këto nota? Nuk është bërë program kurrë dhe unë nuk kam firmosur. Më kanë bërë me stampë”, tha ish-rektori.

Falsifikimi i firmës së profesorit Përpali nuk është realizuar vetëm nga ky institucion arsimor privat ku ka qenë i punësuar, por skandali thellohet më tej pasi emri i tij është përdorur edhe nga zyra noteriale për të legalizuar këto certifikata të pavlefshme.

“Noterja ka deklaruar se unë kam qenë prezent për të legalizuar diplomën e filanit, pa qenë asnjëherë aty. Dhe e bënte këtë që të merrnin vulën apustile në ministrinë e Jashtme”, shtoi Përpali.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In