• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shtrëngohen kushtet për kredi për shtëpi. S’ka më financim 100%, “skaner” të huave për banesa të dyta

by A R
19/09/2024 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dyert e bankave po frekuentohen më shumë nga qytetarët dhe bizneset vitet e fundit, kur vendosin të blejnë pasuri të paluajtshme. Për shkak të çmimeve të larta të apartamenteve për banim, apo zyrave për biznes, burimi kryesor i financimit është kredia, që vitet e fundit po shtohet ndjeshëm për këtë sektor.

Rreth 38% e kredisë së dhënë nga bankat nga janari deri në qershor ishte për pasuri të paluajtshme, me rritje të fortë në raport me vjet.

“Në fund të gjashtëmujorit, teprica e kredisë për këtë segment shënoi vlerën 180 miliardë lekë, duke u rritur me 7% dhe 13% në terma gjashtëmujorë dhe vjetorë”, thotë Banka.

Por, kredidhënia për pasuri të paluajtshme do të kufizohet për shkak të ekspozimit të madh që bankat kanë ndaj këtij sektori. Bankat kanë nisur të raportojnë se sa është ekspozimi i tyre në kredidhënie ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme, pra sa është totali i kredisë së dhënë për ekonominë dhe sa prej saj i takon sektorit të pasurive të patundshme.

Të dhënat po analizohen nga Banka e Shqipërisë dhe do të mund të përdoren për të vlerësuar nëse ky ekspozim paraqet rrezik për rritjen e kredive me probleme. Pas kësaj faze, nëse do të jetë e nevojshme, të dhënat do të mund të përdoren nga Banka e Shqipërisë për të caktuar tavane për masën e kredisë që do mund të japin bankat për blerje pasurie të patundshme. Për shembull, nëse një bankë financon deri në 80% blerjen e një banese, në rast rreziku ky financim mund të kufizohet edhe më poshtë në 60 apo 70%.

Nga analizat që Banka aktualisht po bën mund të ketë edhe masa shtesë në forcimin e kushteve të kreditimit për shtëpitë e dyta ose më shumë.  Vëmendje e shtuar do të jetë edhe tek aftësia paguese, pra për të vlerësuar nëse të ardhurat e kredi marrësit mjaftojnë për të shlyer kredinë, dhe rreziku për tu kthyer në kredi marrës të keq.

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se për blerje banesash, në 7-mujorin janar-korrik, vetëm për blerje apartamentesh u morën nga bankat plotë 60,6 miliardë lekë kredi. Kjo shumë është sa 28,7% e totalit të huasë së re të dhënë në janar-korrik.

/a.r

Next Post
Duhet ligj special për rigjykimet e vendimeve të të korruptuarve

Berisha nuk meriton të fitojë zgjedhje jo vetëm se është i korruptuar, por mbi të gjitha se ka mbetur një diktator!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimi Trump-Xi Jinping në Uashington, presidenti kinez: Kina dhe SHBA udhëheqëse në fushën e IA, të përdoret për të mirën e njerëzimit

Takimi Trump-Xi Jinping në Uashington, presidenti kinez: Kina dhe SHBA udhëheqëse në fushën e IA, të përdoret për të mirën e njerëzimit

September 24, 2026
BE-ja kundërshton zgjedhjet ruse në Ukrainën e "pushtuar", zotohet për sanksione -

BE miraton 3 miliardë euro financim për Ukrainën

September 24, 2026
Dëbimi i dy diplomatëve shqiptarë, MEPJ: Reagimi i Moskës nuk përbën surprizë

Tre vite nga sulmi në Banjskë, MEPJ: Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë!

September 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Çmimet e karburantit në BE arrijnë nivele rekord, nafta ngjitet në 2,23 euro për litër, reagojnë qeveritë dhe tregjet

September 24, 2026
Spy story e Vlorës: Nga romancë kthehet në triller

Spy story e Vlorës: Nga romancë kthehet në triller

September 24, 2026
UEFA Nation League/ Statistikat e kuqezinjve, Shqipëria bilanc pozitiv me Bjellorusinë!

UEFA Nation League/ Statistikat e kuqezinjve, Shqipëria bilanc pozitiv me Bjellorusinë!

September 24, 2026
Vizita shtetërore e Xi Jinping në SHBA, presidenti kinez mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Trump dhe Melania (VIDEO)

Vizita shtetërore e Xi Jinping në SHBA, presidenti kinez mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Trump dhe Melania (VIDEO)

September 24, 2026
BE shpenzon tre herë më shumë për importet nga Kina sesa për eksportet e bllokut -

BE propozon zhbllokimin e 4,2 miliardë eurove për Hungarinë

September 24, 2026
“Mbështesim integrimim e Shqipërisë në BE”- Hetimet dhe masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, ambasadori i Italisë: Çështjet e bashkëpunimit dypalësh…

“Mbështesim integrimim e Shqipërisë në BE”- Hetimet dhe masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, ambasadori i Italisë: Çështjet e bashkëpunimit dypalësh…

September 24, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Kodi Penal/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com