• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karma e ballos politike me pranga!

by Ylli Pata
24/10/2025 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ja ku erdhëm sërish në një dejavu politikisht e përsëritshme sa herë ka një ballafaqim politiko-elektoral në vend.

Besoj njerëzit e mbanë mend shkurtin e vitit 2025, tre muaj para zgjedhjeve politike të 11 majit, kur ndodhi një ngjarjen e bujshme, madje shumë e bujshme. Arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zyrën e tij.

Masë sigurie që më shumë se përmbajtësore, pra se ishte proporcionale me akuzën dhe provat, ishte thjeshte një mundësi. Në kuptimin se SPAK apo GJKKO mund ta arrestonte kreun e bashkisë pa marrë lejen e Parlamentit. Pra mundën dhe e bënë.

Por kjo është një tjetër diskutim. Jemi tek momenti politik. Para zgjedhjeve politike, kur mazhoranca kërkonte mandatin e katërt, SPAK godet fort numrin dy të Partisë Socialiste.

Për çdo konkurrent, ky do të kishte përbërë rastin e artë për ta vrarë politikisht rivalin, e në zgjedhje të dalë fitues me shpatën e zhveshur si një gjeneral që e di se nuk ka qenë vetëm palla e tij që i dha fitoren, por kjo është jeta, duhet të kapësh momentin.

Megjithatë, ai moment nuk ishte i opozitës me lidershipin e Sali Berishës. Edhe pse pati një ndihmë të rëndësishme nga “faktorë kolateralë” nuk arriti jo të fitojë, por as të kalojë atë prag që mund të quhet një hap i rëndësishëm përpara.

Edhe sot, përpara një tjetri ballafaqim elektoral atij të pjesshëm, por që ka përpara fetën në të madhe politike të vendit, Tiranën, opozita po tenton të mbështetet tek një “mrekulli” për të nga SPAK.

Siç e thotë Gazment Bardhi, i cili paralajmëron hetimin ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Krejt normale që një opozitë të përfitojë politikisht nga një situatë e tillë. Madje më shumë se normale, është pjesë e dialektikës politike për t’i dhënë publikut qëndrimin e vet politik për hetime që zhvillohen nga drejtësia.

Po sa do të ndikojë, nëse ndodh ndonjë hetim, në një ndryshim situatë politike, qoftë kjo jo vetëm përmbysje por edhe një riekuilibrim forcash?

Natyrisht verdiktin do ta japin qytetarët, por përshtypja, temeperatura, të dhënat janë të matshme që tani. Sipas gjasave, efekti do të jetë ose zero, ose shumë i vogël. Po përse ndodh kjo?

Edhe këtu nuk ka enigma, nëse vihet re koherenca politike, e cila nuk mund të pluhuroset nga sasia e madhe e dunës që përhap në ajër mekanizmi politiko-mediatik i istaluar në vend.

Shqipëria sot është një vend ku prokuroria e saj speciale nuk e ka asnjë problem që të vërë nën hetim zyrtarët e lartë në vend.

Një standard i vendosur vetëm nga një reform dramatike e traumatike në drejtësinë shqiptare. E cila është kërkuar, miratuar, mbështetur e mbrojtur nga mazhoranca e Partisë Socialiste. Duke mbajtur një qëndrim politik të fortë, ku nuk mbron asnjë politikan apo zyrtar, për të cilin drejtësia hap dosje.

Arsye e dytë është pasqyra. Opozita që konkurron me mazhorancën ka qenë që në fillim kundërshtare e reformës në drejtësi, madje në mënyrë simbolike, ka zgjedhur përfaqësues politikë, pra në ekipin parlamentar, dy nga simbolikat më kërcitëse të drejtësisë së vjetër. Duke treguar qartësisht modelin e saj.

Por kjo është njëra anë e medaljes, tjetra është sjellja ndaj rastit të liderit të opozitës, Sali Berishës. i cili sot është zyrtari më i lartë shqiptar, jo vetëm i pandehur, por i vetmi që është gati ër të nisur procesin gjyqësor penal nën akuzën e korrupsionit.

Megjithëse Sali Berisha është sot zyrtari më i goditur nga drejtësia, opozita, jo vetëm PD e injoron këtë fakt, jo vetëm duke e njohur autoritetin, pore dhe bashkëvepruar me këtë autoritet të pandehur a thua se nuk ka ndodhur asgjë. Ndërkohë, nga ana tjetër sulmon mazhorancën duke kërkuar largime, dorëheqje, shkarkime, apo edhe rotacion të ricikluar siç thotë Lubonja.

Po pikërisht riciklimi i rrotacionit të të pandehurve, apo të hetuarve nga drejtësia është verdikti politik që Shqiptarët i thonë “JO”. Pasi thjeshte nuk e duan riciklimin e rotacionit të korrupsionit, por një klasë të re, e cila të çojë përpara jo vetëm fundin e pandëshkueshmërisë, por edhe një realitet më europian të funksionit të drejtësisë.

Ndaj, sa herë që të ketë ballo prangash në kohë zgjedhjesh, qytetarët do ta konsiderojnë thjeshte hipokrizi. Si aksioma e vjetër e hoxhës që thoshte: bëni si them unë, por jo si bëj unë!

Next Post
Finalja e Conference League/ TIA: Rinasi priti 55 mijë pasagjerë për tre ditë! 25 maji rekord: 168 fluturime

Në janar-shtator mbi 6.5 milionë dalje të shqiptarëve për pushime jashtë vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia: Marrëveshja e re e mbrojtjes nuk e shënjestron Iranin -

Raporti i frikshëm: Irani ekzekutoi 901 persona në shtatë muaj, mes viktimave edhe gra dhe të mitur!

August 19, 2026
“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com