• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni i Ligjeve rrëzon nismat për monopatinat dhe përjashtimin nga taksat për 5 vitet e para të makinave elektrike

by A R
16/06/2026 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, nën drejtimin e kryetarit Ulsi Manja, ka marrë në shqyrtim pesë projektligje në mbledhjen e tij të radhës. Gjatë kësaj seance, komisioni ka miratuar dy nisma ligjore dhe ka rrëzuar dy projekte të tjera të propozuara nga deputetët, të cilat synonin ndryshime në Kodin Rrugor.

Miratohet kuadri i ri për sektorin e energjisë elektrike

Komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”. Nisma u prezantua nga zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, e cila specifikoi synimet e këtij kuadri të ri ligjor. Sipas saj, projektligji:

“Synon garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike për konsumatorët, përmes forcimit të konkurrencës në treg, rritjes së mbrojtjes së konsumatorëve dhe nxitjes së investimeve në energjinë e rinovueshme.”

Muçaj shtoi se ky ligj mundëson përafrimin e mëtejshëm me dispozitat e Paketës së Energjisë së Pastër të BE-së (Clean Energy Package). Relatorja e çështjes, deputetja Aurora Mara, ftoi anëtarët ta miratojnë projektligjin, duke vlerësuar rëndësinë e tij për tregjet e integruara.

Rrëzohen dy nismat për Kodin Rrugor

Komisioni shqyrtoi dy nisma deputetësh për shtesa dhe ndryshime në Kodin Rrugor, por vendosi t’i rrëzojë të dyja në parim.

Nisma për monopatinat elektrike e propozuar nga deputeti Erald Kapri, synonte rregullimin e përdorimit të mjeteve elektrike individuale në rrugët publike. I ftuar në mbledhje, zëvendësministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia, sqaroi se një draft zyrtar për këtë çështje është hedhur tashmë për konsultim publik. Pas diskutimeve, nisma u rrëzua.

Edhe nisma për automjetet elektrike e propozuar nga deputeti Kliti Hoti, parashikonte pajisjen e mjeteve elektrike me targa të veçanta dhe përjashtimin e tyre nga detyrimet financiare për pesë vitet e para. Relatori Ani Dyrmishi sugjeroi rrëzimin e saj, duke argumentuar se:

“Për shkak se projektligji shoqërohet edhe me efekte financiare, propozoi që nisma të rrëzohet dhe propozimet të diskutohen gjatë shqyrtimit të Kodit të ri Rrugor.”

Projektligji u rrëzua me shumicë votash.

Bashkim tekstesh dhe miratim për sigurinë ushqimore

Në pjesën e dytë të mbledhjes, komisioni mori në shqyrtim dy nisma me objekt të njëjtë për kontrollet zyrtare në zinxhirin ushqimor dhe shëndetin e kafshëve e bimëve – njërën të ndërmarrë nga Këshilli i Ministrave dhe tjetrën nga deputeti Saimir Hasalla. Komisioni vendosi që të dyja projektligjet të shqyrtoheshin si një tekst i vetëm integral.

Gjatë prezantimit, deputeti Hasalla vuri në dukje se nisma synon forcimin e kontrollit dhe rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore. Ndërsa zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari, sqaroi se ky ligj sjell rregulla më të qarta dhe shmang mbivendosjet e institucioneve:

“Bënë të mundur që orientimi i kontrolleve të bëhet mbi bazën e riskut që paraqet çdo operator apo biznes, sipas praktikave dhe modeleve të vendeve të BE.”

Pas vlerësimit të kushtetueshmërisë nga relatori Ermal Pacaj, komisioni e miratoi këtë projektligj integral në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Next Post
Sarandë/ Operatorët e turizmit: Protestat gjatë sezonit veror mund të ndikojnë në imazhin dhe ecurinë e turizmit

Sarandë/ Operatorët e turizmit: Protestat gjatë sezonit veror mund të ndikojnë në imazhin dhe ecurinë e turizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In