• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sarandë/ Operatorët e turizmit: Protestat gjatë sezonit veror mund të ndikojnë në imazhin dhe ecurinë e turizmit

by A R
16/06/2026 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësues të industrisë së turizmit në Sarandë zhvilluan një takim konsultues për ecurinë e sezonit turistik, ku diskutuan mbi rezervimet, politikat e çmimeve, cilësinë e shërbimeve dhe sfidat me të cilat përballet sektori gjatë periudhës së verës. Duke përcjellë konkluzionet e takimit, kryetari i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë, Arben Cipa, tha se operatorët turistikë vlerësuan se tubimet masive gjatë sezonit veror mund të ndikojnë në imazhin e vendit dhe, rrjedhimisht, në sektorin e turizmit.

Sipas Cipës, sezoni po vijon në nivele të mira, ndërsa operatorët shkëmbyen informacione mbi problematikat e hasura në terren dhe masat për të garantuar vazhdimësinë e shërbimeve.

Një nga çështjet e trajtuara gjatë takimit ishte edhe ndikimi që mund të kenë protestat dhe tubimet masive në perceptimin e turistëve të huaj për Shqipërinë. Cipa u shpreh se turizmi është një sektor që mbështetet fort te imazhi dhe perceptimi vizual i destinacionit, ndaj pamjet e protestave të transmetuara nga mediat ndërkombëtare mund të ndikojnë në vendimmarrjen e vizitorëve.

Ai theksoi se protestat janë një e drejtë legjitime e qytetarëve, por shtoi se operatorët turistikë ranë dakord se periudha e sezonit veror nuk është momenti më i përshtatshëm për organizimin e tubimeve masive, pasi ato mund të krijojnë një perceptim negativ për destinacionin.

Duke iu referuar diskutimeve të zhvilluara në takim, Cipa bëri të ditur se janë konstatuar edhe disa anulime rezervimesh, të cilat mbeten në përmasa të kufizuara dhe të përballueshme. Sipas tij, çdo zhvillim që ndikon në imazhin e vendit mund të reflektohet edhe te sektori i turizmit.

Operatorët turistikë theksuan gjithashtu se prioritet mbetet garantimi i një sezoni të suksesshëm përmes përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe ruajtjes së një imazhi pozitiv të destinacionit. Në takim u vlerësua edhe rëndësia e investimeve të mëdha dhe serioze në turizëm, ndërsa investitorët e huaj u konsideruan një faktor i rëndësishëm për zhvillimin afatgjatë të sektorit.

Në përfundim, Cipa u shpreh se pjesëmarrësit në takim ranë dakord që fokusi kryesor duhet të mbetet te ofrimi i shërbimeve cilësore dhe mbarëvajtja e sezonit turistik, duke ruajtur një imazh pozitiv të Shqipërisë si destinacion për vizitorët vendas dhe të huaj.

Next Post
Trump i tregon kushtet Iranit: Do të takohemi për vendimin tim përfundimtar në “Dhomën e Situatave”!

Trump: S’ka nxitim për të nxjerrë uraniumin e varrosur të Iranit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com