• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kardhiq-Delvinë: Aksi që sjell Sarandën “në pjatë” dhe bën Gjirokastrën me det

by A R
26/06/2022 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kostaqi 60 e ca kusur vjeç ndalet anës rrugës së re për t’u kredhur me vështrim kujtimeve të fëmijërisë, teksa para tij është një lëndinë e madhe që ia kthen shiritin e jetës.

Ai është nga Senica, një fshat me emër në Sarandë, prej disa veçorive, ku dallon ajo që është i vetmi fshat ortodoks i Labërisë. Rruga e re Kardhiq Delvinë i kalon përbri Senicës, vendosur në shpat mali, që i vetmuar si shumë fshatra të tjerë rreth e rrotull, prej rrugës së re rimerr dhe ai një kuptim të ri. Kostaqi ngazëllehet dhe nga ky fakt, siç banorë të tjerë në zonë, të cilët te ai gjarpërim asfaltik ndjejnë t’u hapet një dritare e re jete dhe në kontekst ekonomik.

Detaji interesant    

E ndjejnë këtë fshatrat e anës së Gjirokatrës, ose tej tunelit në ardhje nga Tirana, e ato këtej tunelit nga ana e Delvinës si njësi administrative, ku krahas Senicës është Vergoi, fshati i publicistit të njohur Ndriçim Kulla, si dhe Fushë Vëria. Te ky i fundit, një rrethrrotullim ku ndan rruga e fshatrave në fjalë, shtëpitë janë ngjitazi, të ndara vetëm nga trotuari. Ky është fshati i numrit 2 të Transporteve, zv.ministrit Ardi Veliu, ish-Kryepolic i Shqipërisë deri pak kohë më parë.

Fundi i një sage 

Nisja në pritje e qarkullimit në rrugën e re Kardhiq-Delvinë ndodh në saponisjen e sezonit të ri turistik. Është quajtur ndryshe dhe “rruga e turizmit” pikërisht nga fakti se finishi i saj, destinacioni X është Saranda. Kësaj të fundit ia heq atë cope rruge të mundimshme majë malit, Qafën e Muzinës, si në siklet fizik e si në kohë, që të dyja përcaktuese në të parit e të ndjerit të aksit të ri Kardhiq-Delvinë si shpëtimtar.

Por interesante: në kohën kur nisi, kur u hodh lopata e parë, në 2008-ën, me Berishën protagonist, më përpjetëhedhurit nga gëzimi qenë delvinjotët, hem se përkëdheleshin nga fakti se emërtesa kishte Delvinën e tyre – rruga quhet Kadhiq-Delvinë e jo Kardhiq-Sarandë, edhe pse ajo sos në Sarandë dhe përfituese më të madhe ka pikërisht këtë qytet – e hem nga ideja se kjo rrugë e re do qe shpëtim dhe për Delvinën e mbetur si xhep i izoluar. Edhe pse i kalon tangent këtij qyteti, në një distancë prej 10 minutash, që ndryshe nga Saranda me famë turistike mbartë famë historike, shpresohet që të jetë vërtet kështu.

Me letra, rruga e re duhej të kish përfunduar në 2012-ën. Por ajo, si shumë të tjera, do klasifikohej edhe politikisht si “rrugë e lënë rrugëve”.

Kur qeverisja socialiste morri drejtimin e vendit në 2013-ën, hasi aty një front pothuajse të braktisur; një trase në dy skajet e saj dhe pa asgjë aty ku është sot tuneli, në Qafën e Skërficës. Pos problemeve në letra, fondi i saj kishte firuar. Dhe, siç e shpjegonte Rama, pos letrave nga e para, duhej siguruar dhe financimi nga e para. Po ndërsa “financimi” është një fjalë goje në të thënë, në të bërë është një “mal i tërë” që duhet kapërcyer. Dhe, në kohën kur pothuajse çdo çështje është shumëfish nën bombardim mediatik sot krahasuar me të djeshmen, Ramës i është dashur të mbajë dhe mëkatet e paraardhësit për këtë rrugë, që gjithsesi, tani që mbërriti në fund, do çojë në harresë gjithë ç’është thënë e lënë pas, ngjashëm si me baypassi-n e Fierit.

Faktori “Balluku”

Si në rastin e baypass-it të Fierit, do i takojë ministres më të artikuluar teknokratikisht të kabinetit aktual, znj. Balluku, që ta mbyllë e t’i japë jete kësaj vepre të re infrastrukturore, nga seti i atyre të ashtuquajturave “’rrugë të lëna rrugëve”. Pritet të ndodhë kjo dhe me Rrugën e Arbrit e Qukës-Qafë Plloçë, ndërkohë që po nën firmën e kësaj ministreje, me sharm shumë femëror për punë të tilla kaq burrërore, kanë nisur dhe vepra të tjera infrastrukturore me peshë – baypass-i edhe romantik i Vlorës, Tuneli i Llogarasë apo Thumanë-Kashar. Është ky një aspekt rrethanor apo meritë individuale? Jo më kot, pak më lart iu potencua gjuha teknokratike ministres Balluku, ajo shteruese në terma teknikë, gjë që tregon si përcaktuese jo aq rrethanën se sa aftësinë individuale.

Për krahasim, edhe pse Rruga e Kombit ka marrë debat të madh, ministry i linjës në ndërtimin e saj, Lulzim Basha, në asnjë rast të vetëm të protagonizmit të tij politik nuk i ka kushtuar një zbërthim teknokratik kësaj rruge për ato çështje të nxehta që ka provokuar ajo. Është mjaftuar me pohimin e varfër politik se është njeriu i asaj rruge dhe vetëm kaq. Rrugët janë çështje të lapseve majëholla dhe jo vetëm financiar. Që do të thotë se janë dhe çështje që duan mendje të hollë, të cilën o e ke o s’e ke.

Metrat e fundit…

Nnuk janë thjesht metrat e fundit të një rruge, por dhe ditët e fundit të një çështje për lajm të tipit ekonomik. Për momentin, e gjithë puna është e përqëndruar te tuneli, vepra bazë e kësaj rruge. Aty po i jepet dora e fundit shtrimit të asfaltit dhe rafiniturave të tjera. Ka vatra, si ajo në dalje të tunelit nga ana e Delvinës, që ngrejnë pikëpyetje mbi dead line-in e datës 2 korrik, të shtunës së ardhshme, ku nis qarkullimi, pra përurohet hapja e tunelit për kalimin normal të automjeteve, por drejtuesit e punimeve nuk duket se kanë ndonjë kokëçarje për këtë. Si ata e si forcat e atyshme punëtore, japin garanci se gjithçka do jetë gati, të shtunën…

Ç’pritet më tej?

 Aksi Kardhiq-Delvinë, pritet ta sjellë Sarandën “në pjatë” e ta bëjë Gjirokastrën më det. Ajo shkurton me afro treçerek ore distancën mes dy qyteteve, që do të thotë po kaq dhe distancën klasike mes Tiranës dhe Sarandës, e cila aktualisht bëhet për katër orë. Pra, ikën një orë, për më tepër e mundimshme, siç qe kalimi në Qafën e Muzinës.

Nëse kihet parasysh efekti i evitimit të rrugës së Ballshit rreth 10 vite më parë, ku Saranda u afrua me Tiranën po aq afësisht, pra një orë, tashmë me rrugën e re, ky pol turistik i jugut pritet të marrë një tjetër përmasë preference dhe jo vetëm në verë. Sepse deri më sot, për shumë kënd që merrte rrugën drejt perlës detare së jugut, një ufff i madh ishte pikërisht Muzina, një psherrëtimë përtuese e frenuese bashkë, siç dje Ballshi me kthesat e Greshicës. Tashmë, ky mal pengues nuk ekziston.

Saranda tani është në “pjatë”, që do të thotë se mund të vish në çdo kohë dhe për një pjatë…me peshk e karkaleca buzë detit.

/tesheshi.com

Next Post
Dy të vrarë dhe 21 të plagosur nga komuniteti LGBT, Norvegjia shpall nivelin më të lartë të terrorit

Dy të vrarë dhe 21 të plagosur nga komuniteti LGBT, Norvegjia shpall nivelin më të lartë të terrorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët iu afruan banesave, zjarri në Drenie del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Flakët iu afruan banesave, zjarri në Drenie del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

August 12, 2026
Një çerek shekulli nga Ohri: Marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Një çerek shekulli nga Ohri: Marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

August 12, 2026
Njësi e re kimioterapie në Korçë/ Sala: Pacienti nuk duhet të udhëtojë qindra kilometra për trajtimin onkologjik

Njësi e re kimioterapie në Korçë/ Sala: Pacienti nuk duhet të udhëtojë qindra kilometra për trajtimin onkologjik

August 12, 2026
Zjarri në Parkun e Lurës, Nufi: 220 forca dhe efektivë në terren, nga ajri po operojnë 2 avionë. Prioritet mbrojtja e banesave

Zjarri në Parkun e Lurës, Nufi: 220 forca dhe efektivë në terren, nga ajri po operojnë 2 avionë. Prioritet mbrojtja e banesave

August 12, 2026
Shpërthen sërish Etna, kaos në aeroportet e Sicilisë, pezullohen fluturimet në Catania dhe Comiso

Shpërthen sërish Etna, kaos në aeroportet e Sicilisë, pezullohen fluturimet në Catania dhe Comiso

August 12, 2026
Humb jetën 23-vjeçarja në Durrës, dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë

U hodh nga shkëmbi në Orikum, plagoset rëndë një pushues

August 12, 2026
Kaos në Kuvendin e Kosovës, PDK dhe AAK kërkojnë seancë për kryeparlamentarin

Kaos në Kuvendin e Kosovës, PDK dhe AAK kërkojnë seancë për kryeparlamentarin

August 12, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Berisha: Rama drejt greminës politike, vjeshta vjen me protesta të shumta

August 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 13 Gusht 2026

August 12, 2026
“Serbia e humbi Kosovën”, reagon Rama: Trollët në Prishtinë u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhtar

“Serbia e humbi Kosovën”, reagon Rama: Trollët në Prishtinë u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhtar

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com