• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kaosi në Parlament, analisti: Sjellja e opozitës i shërben pozitivisht Edi Ramës

by Os De
19/12/2025 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Ergys Mërtiri, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderatore Pranvera Borakaj, komentoi sjelljen e opozitës këtë të enjte në Parlament.

Ai tha se opozita kërkon të bëjë gjeste nëpërmjet të cilave përpiqet të tërheqë vëmendjen e publikut, në pamundësi për të fituar besueshmërinë.

Sipas Mërtirit, kjo sjellje që po ndjek PD-ja i shërben drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama.

INTERVISTA E PLOTË:

Çfarë ishte ajo që ndodhi ditën e sotme në sallën e parlamentit në këndvështrimin tuaj, zoti Mërtiri? Ishte i nevojshëm gjithë ai sherr, ajo zhurmë, ai flakadan nga ana e opozitës?

Mërtiri: Sigurisht që nuk është e nevojshme. Veprime të tilla, shfaqje të tilla, teatro të tilla janë të nevojshme vetëm kur një parti politike nuk ka më mesazh politik dhe ka humbur gjënë më thelbësore që i duhet një opozite, besueshmërinë. Në momentin që ajo humbet besueshmërinë dhe në momentin që të gjithë zërat kritikë, e gjithë indinjata e shoqërisë drejtohet drejt saj sepse ajo i ka vrarë shoqërisë mundësinë, alternativën për të zëvendësuar një qeveri të korruptuar si kjo, detyrimisht pastaj opozita kërkon të bëjë gjeste nëpërmjet të cilave kërkon të tërheqë vëmendjen e publikut, në pamundësi për të fituar besueshmërinë e publikut. Është si ai fëmija në dhomë që kërcënon se do të prishë, do të thyejë gjithë orenditë e shtëpisë, vetëm që prindërit t’i ofrojnë pak vëmendje.

Kujt i shërben kjo sjellja?

Mërtiri: Patjetër që i shërben Edi Ramës. Sa më shumë një opozitë të bëjë shfaqje negative të cilat tërheqin, papëlqyeshmërinë e publikut, aq më shumë pikët i shtohen qeverisë. Sa më shumë pikë humbet opozita, aq më shumë pikë fiton pushteti.

Për shkak të sjelljes sot në parlament, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e gati 29 deputetëve të opozitës. Të gjithë ata të cilët do të duhet të ishin ditën e nesërme në Këshillin e Mandateve dhe të Rregullores, ishin në këtë listë që janë kërkuar nga Partia Socialiste të përjashtohen. Çfarë do të thotë kjo për atë mbledhje të rëndësishme të Këshillit të Mandateve ku do të vendoset edhe fati i Belinda Ballukut nesër?  

Mërtiri: Po pra, më shumë se gjysma e deputetëve të opozitës nuk do të jetë atje, dhe kjo tregon që opozita nuk është në parlament për të bërë garë.  Beteja, nga vetë fjala parlament, bëhet me fjalë, beteja bëhet me argumente, beteja bëhet me fakte. Këta nuk e bëjnë me fakte, por e bëjnë me flakadanë, me bryla, me shtyrje, me shfaqje banale të cilat nuk sjellin absolutisht asnjë efekt politik përveç zvogëlimit të opozitës. Dhe kjo bëhet me një qëllim, sepse ata janë në pamundësi për të fituar pëlqyeshmërinë e publikut. Ata duhet të mbajnë gjallë militantët e tyre më të ngushtë dhe më të verbër, të cilët gënjehen me këto shfaqje duke i ofruar idenë sikur këtu po bëhet luftë politike, ndryshe nga realiteti i cili ofron pazare midis pozitës dhe opozitës. Në këtë rast, opozita militantëve të vet u ofron shfaqje e cila falsifikon betejën e vërtetë politike që mungon në realitet.

Ndërkohë që ka gjithë këto zhvillime në Shqipëri dhe pritet me interes se cili do të jetë edhe qëndrimi i Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ditën e sotme nga Haga ka folur për të tjera çështje, për çështje ndërkombëtare, për çështje të Kosovës, por jo për situatën politike në Shqipëri.

Mërtiri: Po, sigurisht. Rama i shfaq publikut kontrastin. Ndërkohë që opozita bën shfaqje me flakë dhe bën shfaqje teatrale, aq më tepër për një çështje që në fakt është faj i saj, se bëri teatër edhe për emërimin e avokatit të popullit, Endri Shabanit. Në një kohë që opozita bën këto shfaqje të shëmtuara banale, Rama i ofron publikut shfaqjen e një pushtetari i cili takon njerëz, merret me çështjen kombëtare, flet me njerëz të rëndësishëm në BE e të tjerë. Pra, ky është thjesht kontrasti që Rama i përcjell publikut për të fituar pikë gjithmonë e më shumë përballë një opozite që gjithmonë e më shumë bën autogola në portën e vet.

Çfarë presim nesër për fatin e zëvendëskryeministres, ndërkohë që sot është shprehur edhe apeli?

Mërtiri: Do të duhet të presim të nesërmen, por dukshëm deri tani Rama është pozicionuar në mbrojtje të zonjës Balluku. Ai ka sulmuar SPAK-un me gjuhë të tepruar, me gjuhë që nuk i takon një kryeministri. Aq më tepër ka sulmuar institucionin më serioz që ka ky vend, i vlerësuar si i tillë edhe nga raportet ndërkombëtare. Në këtë kuadër, unë mendoj që Rama, në armiqësi me SPAK-un, do të detyrohet të mbrojë Ballukun, sepse duke mbrojtur Ballukun, do të mbrojë veten e vet. Megjithatë, si do të jetë çështja nesër, sa do të ketë bërë efekt edhe presioni ndaj Ramës, për shkak se edhe faktorët ndërkombëtarë reaguan ndaj gjuhës së Ramës, kjo do të vlejë të shihet deri nesër.

Next Post
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Nga tranzicioni i rremë te depresioni kolektiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In