• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga tranzicioni i rremë te depresioni kolektiv

by Ardi Stefa
19/12/2025 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardi Stefa

Për më shumë se tri dekada, shqiptarëve u është thënë se po “kalojmë tranzicion”. Pastaj termi ndryshoi në “tranzicion i tejzgjatur”, një togfjalësh i mjegullt, që justifikonte çdo dështim, çdo padrejtësi, çdo vonesë.

Tranzicioni u bë alibia perfekte e një klase politike të paaftë dhe të pangopur. Por sot, është e qartë: shqiptarët nuk po jetojnë më një tranzicion të tejzgjatur. Ata po përjetojnë rrënimin e demokracisë dhe një depresion të shumëfishtë: ekonomik, politik, social dhe, mbi të gjitha, psikologjik.

Ekonomikisht, vendi nuk është më thjesht i varfër; është i lodhur. I rraskapitur. Puna nuk siguron jetë dinjitoze, paga nuk mbulon jetesën, kursimi është luks, ndërsa e ardhmja një koncept gjithnjë e më abstrakt. Të rinjtë nuk ikin më nga varfëria, por nga mungesa e shpresës. Ikja është bërë projekt jetësor për shpëtim. Një shoqëri që prodhon vetëm emigrantë nuk është më në tranzicion, është në shpërbërje.

Politikisht, depresioni është edhe më i thellë. Demokracia është zbrazur nga kuptimi. Zgjedhjet nuk ngjallin më entuziazëm. Vota nuk shihet si mjet ndryshimi, por si rutinë. Partitë nuk përfaqësojnë më ide e shpresë për ndryshim, por interesa, klane dhe individë. Klasa politike ka mbi tre dekada që është e njëjta, e pandryshuar, pa qarkullim elitash dhe pa rotacion. Shqiptarët janë shndërruar në spektatorë të një teatri absurd, ku aktorët ndërrojnë role në një skenar të njëjtë.

Nga ana sociale, shoqëria shqiptare po mpaket. Solidariteti po zëvendësohet nga indiferenca, besimi nga dyshimi dhe shpresa nga cinizmi. Familja mban mbi supe barrën e një shteti të munguar, ndërsa shkolla, kultura dhe arsimi humbasin gradualisht rolin emancipues. Modelet publike janë vulgarë, të zhurmshëm, bosh. Modelet që promovohen janë të rreme, të shpejta, pa mund, pa vlera. Kjo nuk është krizë vlerash; është shkatërrim i tyre. Sepse një shoqëri e paditur dhe pa vlera është më e lehtë për t’u sunduar.

Por goditja më e rëndë, depresioni më i rrezikshëm është ai psikologjik. Një lodhje kolektive, një ndjenjë e përhapur pafuqie, një bindje e heshtur se “asgjë nuk ndryshon”. Shqiptarët janë lodhur së shpresuari. Janë mësuar me padrejtësinë, janë pajtuar me mediokritetin dhe kanë normalizuar poshtërimin e vetëposhtërimin. Shqiptarët qeshin me ironi, flasin me mllef, por veprojnë gjithnjë e më pak. Gjithnjë e më rrallë protestojnë dhe dorëzohen më shpejt. Fatkeqësisht shoqëria shqiptare është tashmë një shoqëri që ka humbur besimin te vetja dhe ka ulur pritshmëritë deri në minimum.

Tranzicioni presupozon lëvizje, shpresë për mbërritje. Depresioni, përkundrazi, është ngecje, errësirë dhe dorëzim. Dhe kalbëzim. Shqipëria e sotme nuk po shkon askund; nuk është në një rrugë drejt diçkaje; ajo rrotullohet në vend, e lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga e shkuara që rikthehet vazhdimisht me fytyra të reja, që, në fakt janë të njëjtat. Ata që na qeverisin kanë frikë nga ndryshimi, ndërsa shqiptarët janë lodhur nga zhgënjimi. Depresioni kolektiv është arma më efikase e pushtetit: qytetarë pa shpresë janë qytetarë të bindur.

Dalja nga kjo gjendje kërkon një rilindje morale, psikologjike dhe qytetare. Rikthimin e dinjitetit, të besimit dhe të shpresës. Sepse një shoqëri në depresion është më e rrezikuar se një shoqëri në tranzicion. Dhe sot, shqiptarët nuk kanë më luksin të mashtrohen me fjalë: duhet të përballen me realitetin, për ta ndryshuar atë.

Next Post
Bahamas njeh Kosovën si shtet të pavarur/ Osmani: Një vendim historik

Bahamas njeh Kosovën si shtet të pavarur/ Osmani: Një vendim historik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kaloi përtej futbollit, u morën me flokët e mi”, Hysaj për gabimin që solli golin e Italisë: Instinkt sekondi

Hysaj drejt Rusisë, mediat italiane zbulojnë të ardhmen e anësorit kuqezi

September 9, 2026
Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet e reja, nevojiten vota shtesë për Presidentin!

Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet e reja, nevojiten vota shtesë për Presidentin!

September 9, 2026
Reforma Territoriale/ Ambasadori i OSBE nga Pogradeci: Shqipëria ta caktojë vetë numrin e bashkive! Asnjë vendim pa konsultim lokal e kombëtar

Reforma Territoriale/ Ambasadori i OSBE nga Pogradeci: Shqipëria ta caktojë vetë numrin e bashkive! Asnjë vendim pa konsultim lokal e kombëtar

September 9, 2026
Drejtori i AMP-së takohet me Zampollin, të Dërguarin e Trump! Në fokus lufta ndaj fentanilit dhe kundër trafikut të drogës

Drejtori i AMP-së takohet me Zampollin, të Dërguarin e Trump! Në fokus lufta ndaj fentanilit dhe kundër trafikut të drogës

September 9, 2026
Karakaçi: Nis modernizimi i impiantit të ujërave të ndotura në Durrës, 85 milionë euro grant nga BE-ja

Karakaçi: Nis modernizimi i impiantit të ujërave të ndotura në Durrës, 85 milionë euro grant nga BE-ja

September 9, 2026
Turizmi kulturor kap shifra rekord, Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

Turizmi kulturor kap shifra rekord, Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

September 9, 2026
Zelensky paralajmëron linjat ajrore të shmangin hapësirën ajrore ruse -

“Jemi të gatshëm për kompromis”- Zelensky paralajmëron: Nuk do jemi vetëm ne që do bëjmë lëshime!

September 9, 2026
Plagosi me armë 29-vjeçarin në Krumë, autori vetëdorëzohet pas negociatave! Policia i gjen “kallash”, jelek antiplumb, dylbi dhe…

Plagosi me armë 29-vjeçarin në Krumë, autori vetëdorëzohet pas negociatave! Policia i gjen “kallash”, jelek antiplumb, dylbi dhe…

September 9, 2026
Trump përshëndet fitoren e AfD-së në Gjermani: E mrekullueshme, janë në rritje!

Trump përshëndet fitoren e AfD-së në Gjermani: E mrekullueshme, janë në rritje!

September 9, 2026
Guvernatori Sejko takohet me përfaqësuesit e Bankës Botërore: Shqipëria ecuri pozitive në rritjen dhe stabilitetin ekonomik! Progres dhe me standardet e BE

Guvernatori Sejko takohet me përfaqësuesit e Bankës Botërore: Shqipëria ecuri pozitive në rritjen dhe stabilitetin ekonomik! Progres dhe me standardet e BE

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com