• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kantieri i “Arenës Kombëtare”, Veliaj: Është një ndër punëdhënësit kryesorë në Tiranë (FOTOT)

by Java News
23/11/2016 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërtimi i stadiumit “Arena Kombëtare” në kryeqytet po vijon me ritme të shpejta. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet që në fund të 18 muajve do t’i japin kryeqytetit stadiumin e ri, i cili do t’i shërbejë jo vetëm skuadrës sonë Kombëtare, por edhe si qendër multifunksionale për qytetarët, shërbime dhe argëtim gjatë gjithë ditëve të javës. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se ndërtimi i stadiumit, jo vetëm do të rigjallërojë jetën e kryeqytetit, por do të garantojë edhe 4 sheshe të reja dhe 300 vende parkimi.veliaj-gjate-inspektimit-te-stadiumit-te-ri-arena-kombetare-1

“Jam shumë entuziast sot që jemi në kantierin më të bukur në Tiranë. Tirana vërtet ka 100 kantiere, por ky ndoshta është më i bukuri për disa arsye: Së pari, sepse është në mes të qytetit për të rigjallëruar qytetin. Kemi bërë disa projekte, kemi ndërhyrë te liqeni, te sheshi “Nënë Tereza”, por besoj që në fund të 18 muajve, kur stadiumi të ketë mbaruar, do të kemi jo vetëm një stadium spektakolar, por një hapësirë publike me 4 sheshe, mbi 300 vende parkimi dhe sigurisht, standardet më të larta që kërkohen sot në lojën e bukur të futbollit”, tha Veliaj. Kryebashkiaku vlerësoi se investime të tilla kanë një impakt të drejtpërdrejtë edhe në rritjen e vlerës së pronës për qytetarët, ndërkohë që theksoi se kantieri ku po punohet për stadiumin e ri ka krijuar edhe vende të reja pune.veliaj-gjate-inspektimit-te-stadiumit-te-ri-arena-kombetare-2

“Stadiumi është një ndër punëdhënësit kryesorë në qytetin e Tiranës. Për të gjithë ata që kanë qenë të shqetësuar ndër vite, për ata që rrinë tek Ushtari i Panjohur, sot shumë prej tyre kanë një vend pune. Janë mbi 300 qytetarë që kanë një punë për dy vitet e ardhshme dhe besoj se të gjitha këto investime përkthehen në shtimin e punësimit të qytetit”, theksoi ai. Veliaj  u shpreh se investimi për ndërtimin e stadiumit ka ndikuar pozitivisht edhe në të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, të cilat janë përkthyer në më shumë investime për qytetarët.veliaj-gjate-inspektimit-te-stadiumit-te-ri-arena-kombetare-5

“Për të gjithë ata kritikuesit, duhet të kuptojnë që në fakt një pjesë e madhe e taksave vjen nga investime të kësaj natyre dhe stadium i ri është një nga kontribuesit më të mëdhenj në buxhetin e Bashkisë së Tiranës këtë vit. Shumë prej gjërave që po shohim se po ndryshojnë në qytet, shumë prej shkollave e kopshteve, çerdheve, rrugëve, këndeve të lojërave, ndriçimit, infrastruktura, gjelbërimi, vijnë edhe falë taksave të kontribuesve të mëdhenj si investimi i stadiumit”, tha Veliaj. Duke e vlerësuar si një histori suksesi, Veliaj theksoi se ky investim do të rigjallërojë një pjesë të rëndësishme të kryeqytetit.

“Ish-parkingu i bashkisë do të rikthehet në një parking nëntokësor, i cili do të ketë të njëjtën filozofi si parkingu te sheshi “Skënderbej”, ashtu si edhe parkingu te fillimi i Bulevardit të Ri, një parking gjithashtu me 300 vende, për t’u siguruar që ajo hapësirë e Bashkisë së Tiranës jo vetëm shfrytëzohet si më parë, por rritet 2-3 herë shfrytëzimi si parking publik që do të lidhet me stadiumin”, tha Veliaj. veliaj-gjate-inspektimit-te-stadiumit-te-ri-arena-kombetare-4



Next Post
Pilotët e Lufthansas sërish në grevë, anulohen 900 fluturime

Pilotët e Lufthansas sërish në grevë, anulohen 900 fluturime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

March 2, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Irani sulmon me raketa zyrën e Netanyahut, reagon Izraeli: U përdorën raketa Kheibar

March 2, 2026
Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

March 2, 2026
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

March 2, 2026
“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

March 2, 2026
Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

March 2, 2026
Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

March 2, 2026
Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

March 2, 2026
SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

March 2, 2026
Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë  në Shqipëri

Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në Shqipëri

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In