• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidati për Avokat të Popullit habit deputetët: Po të jem unë s’do shkelë këmbë LGBT-je nëpër shkolla! Kjo është axhenda e Soros

by A R
15/07/2022 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është duke zhvilluar një seancë dëgjimore publike në referencë të Vendimit Nr. 3/2022 dt.29.03.2022 “PËR SHPALLJEN E VAKANCËS SË AVOKATIT TË POPULLIT”.

Do të jenë 19 nga lista paraprake me 20 kandidatë që do të shpalosin platformat e tyre përpara deputetëve të Kuvendit, pasi Olta Aliaj ka tërhequr kandidaturën pak minuta para nisjes së seancës.

Ndërkohë që nuk do të jetë e pranishme fizikisht pasi është e infektuar me Covid, Erinda Ballanca , e cila mban aktualisht postin e Avokatit të Popullit, por do të shplosë platformën e saj nëpërmjet një lidhje në Zoom.

Të gjithë kandidatët do të kenë 5 minuta kohë për të shpjeguar pozicionin e tyre dhe platformën për udhëheqjen e këtij institucioni, ndërsa i pari në radhë ka qenë ish-Drejtori i policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.

11:30 – Edhe avokati Altin Goxhaj ka shpalosur platformën e tij përpara deputetëve duke i bërë jehonë teorisë së tij se ka një politikë shpopullimi për Shqipërinë të përgatitur nga George Soros.

“Po të jem unë, nuk do të shkelë këmbë LGBT-je në shkollat e Shqipërisë deri në 18 vjeç. Kjo është axhenda e Soros. Ne duan të na zëvendësojnë brenda 20 vitesh”, tha Goxhaj.

PREZANTIMI I PRENÇIT:

Enkelejd Alibeaj: Qeveria shqiptare a është një shkelëse e lirive dhe të drejtave të njeriut. Nëse po cilët janë tre sektorët e shtetit që shkelin liritë themelore të Shqiptarëve dhe çdo të bëni ju nëse identifikoni këto 3 shkelje nga qeveria në të drejtat e qytetarëve?

Ahmet Prençi: Institucioni i avokatit të popullit është një institucion që monitoron nga afër veprimet e qeverisë dhe gjithë institucioneve ligj zbatuese në vend për shkeljen e të drejtave të qytetareve. për të qenë të vëmendshëm për të hetuar administrivisht të gjitha rastet e shkeljes është detyrë funksionale e Avokatit të Popullit dhe e ka bërë dhe do ta bëjë, për të dalë më pas me raporte për këto shkelje.

Saimir Korreshi: Për shkeljen e lirive të drejtave të njeriut ndodh rëndom dhe gjithë herët në Komisariatet e Policisë. Avokatët nuk i përfaqësojnë dot, nuk lejohen të hyjnë, çfarë drejtimi do t’i jepni se kjo është shkelje shumë flagrante?

Ahmet Prençi: Është një problem që me pak kohë sa jam në sistem ekziston dhe jo vetëm kur shoqërohet në Komisariat një person. Madje ka raste kur një person që arrestohet në Delvinë, duhet të sillet ne Tiranë dhe privimi i lirisë së tij nis deri atje. Ne do të punojmë që personi që arrestohet të mos privohet nga të drejtat e tij.

Mes 20 kandidatëve që kishin depozituar më herët CV-të në Kuvend janë ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmaili, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi dhe ish deputeti i PD-së, Sali Shehu.

Në përfundim të afatit janë depozituar kandidaturat si më poshtë:

1.Ahmet Prençi

2.Altin Goxhaj

Besim Ndregjoni
4.Bledar Dervishaj

5.Boriana Nikolla

6.Brikena Kasmi

7.Dorian Gjomarkaj

8.Drita Avdyli

9.Endri Papajorgji

10.Ermir Kapedani

11.Erinda Ballanca

12.Evis Fico

13.Ilirjan Rusmali

14.Jordan Daci

15.Jorida Rustemi

16.Laureta Roshi

17.Ledio Braho

18.Lefterije Luzi

19.Sali Shehu

/a.r

Next Post
“Kam humbur një betejë, por lufta vazhdon për pafajsinë”/ Gjykata liron Rovena Vodën

“Kam humbur një betejë, por lufta vazhdon për pafajsinë”/ Gjykata liron Rovena Vodën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

October 29, 2026
DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

October 29, 2026
U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

October 29, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Pushtetin sot. Aftësitë nesër. Po faturën kush e paguan?

October 29, 2026
Zbardhet vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, italiani rrëfen krimin dhe tregon pse e hodhi trupin në pus

Zbardhet vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, italiani rrëfen krimin dhe tregon pse e hodhi trupin në pus

October 29, 2026
Bllokim politik në Izrael pas zgjedhjeve, tre skenarët për qeverinë e ardhshme! Si mund të qëndrojë ose të largohet Netanyahu nga pushteti

Bllokim politik në Izrael pas zgjedhjeve, tre skenarët për qeverinë e ardhshme! Si mund të qëndrojë ose të largohet Netanyahu nga pushteti

October 29, 2026
Po planifikonte një sulm, dënohet me 20 vite burg norvegjezi në Britani! Akuza për lidhje me Iranin

Trump shqyrton sulme të reja ndaj Iranit, Hegseth shkarkon gjeneralin e lartë të Pentagonit

October 29, 2026
Hetim për terrorizëm ndërkombëtar, e mitura shqiptare në Itali publikonte materiale të ISIS-it në TikTok

Hetim për terrorizëm ndërkombëtar, e mitura shqiptare në Itali publikonte materiale të ISIS-it në TikTok

October 29, 2026
Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

“Berishës po i mbaron partia”/ Gazetari i plagosur në 21 Janar: Arkitekti i dhunës ka frikë nga Qori dhe Shehaj, i sheh si rivalë për tortën politike

October 29, 2026
Projekt-buxheti 2027, Malaj: Angazhim për një Shqipëri më Sociale. PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve

Projekt-buxheti 2027, Malaj: Angazhim për një Shqipëri më Sociale. PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In