• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidati Jordan Daci: Gara për ‘Avokatin e Popullit’, jo transparente siç e kërkon ligji

by Java News
28/12/2016 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Një kandidat për “Avokat të Popullit”, Jordan Daci, i ka dërguar një letër të hapur Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvend, ku kërkon krijimin e hapësirave për konkurim për këtë funksion. Sipas tij, aktualisht, Avokatit të Popullit i ka mbaruar mandati dhe Kuvendi ka filluar prej disa muajsh procesin e zgjedhjes së Avokatit të Ri. “Nisur nga rëndësia e këtij institucioni, si dhe në respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në RSH, Kuvendi është i ngarkuar me përgjegjësinë për të siguruar një garë të drejtë, transparente, gjithëpërfshirëse dhe bazuar mbi meritat e secilit prej kandidatëve. Gjithsesi, ky proces nuk është zhvilluar në transparencë të plotë sikur e kërkon rasti dhe ligji. Kjo për arsye se njoftimi për hapjen e postit vakant sikurse përcakton ligji, është bërë vetëm në faqen e Kuvendit të Shqipërisë dhe në asnjë mjet tjetër të informimit publik”, shkruan Daci. Më poshtë letra e tij e hapur drejtuar Kuvendit.

“Institucioni i Avokatit të Popullit është një institucion Kushtetues i cili është i ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji për të mbrojtur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike, si dhe të të tretëve që veprojnë për llogari të saj. Ai është nxitës i standardeve më të larta të të drejtave dhe lirive të njeriut në vend. Ky institucion udhëhiqet midis të tjerash nga parimet e paanësisë, konfidencialitetit, profesionalizmit dhe pavarësisë. Së fundmi ndryshimet Kushtetuese i kanë dhënë Avokatit të Popullit të drejtën të vëri në lëvizje Gjykatën Kushtetuese si një subjekt me të drejtë të përgjithshme. Ky institucion ka edhe një seri kompetencash dhe instrumentesh ligjore që e bëjnë atë të renditet midis institucioneve më të rëndësishme në vend. Aktualisht, Avokatit të Popullit i ka mbaruar mandati dhe Kuvendi ka filluar prej disa muaj procesin e zgjedhjes së Avokatit të Ri. Nisur nga rëndësia e këtij institucioni, si dhe në respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në RSH, Kuvendi është i ngarkuar me përgjegjësinë për të siguruar një garë të drejtë, transparente, gjithëpërfshirëse dhe bazuar mbi meritat e secilit prej kandidatëve. Gjithsesi, ky proces nuk është zhvilluar në transparencë të plotë sikur e kërkon rasti dhe ligji. Kjo për arsye se njoftimi për hapjen e postit vakant sikurse përcakton ligji, është bërë vetëm në faqen e Kuvendit të Shqipërisë (faqe që lexohet shumë pak në tërësi) dhe në asnjë mjet tjetër të informimit publik. Sigurisht, unë besoj që kjo gjë ka ardhur për shkak të një neglizhence apo pakujdesie mbi nevojën e shpërndarjes së këtij njoftimi, kjo pasi çdo logjikë e kundërt s’do të kishte kuptim, kur praktika normale kërkon që edhe për një vend pune të zakonshëm të bëhet njoftim nëpërmjet shtypit të shkuar dhe medias radiotelevizive etj. Në këto kushte, mendoj dhe kërkoj nga ana e Kuvendi që të rihapë garën, kjo pasi edhe bazuar në ligjin nr. 8454, datë 4.2.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, nuk ka ndonjë afat përsa i përket pranimit të kandidaturave. I vetmi afat që përcakton ligji, është që zgjedhja e Avokatit të Ri bëhet brenda një muaj pasi i ka mbaruar mandati Avokatit ekzistues. Në rastin tonë mandati i ka mbaruar më datë 22 dhjetor 2016, çfarë do të thotë që Kuvendi nëpërmjet Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Shqipërisë mund të pranojë ende kandidatura të tjera, përsa kohë nuk ka filluar as dëgjesat publike me kandidatët që kanë paraqitur kërkesat brenda afatit që ka përcaktuar ky komision në njoftimin përkatës. Çdo qëndrim i kundërt jo vetëm që do të ishte shkelje e të drejtë së çdo shtetasi që plotëson kriteret për të kandiduar, por do të ishte edhe një cenim i një gare të ndershme, transparente dhe të drejtë. Gjithashtu, një gare e tillë bie ndesh me garancitë kushtetuese dhe do të prodhonte një rezultat i cili në thelb do të cenonte edhe integritetin dhe figurën e Institucionit të Avokatit të Popullit që do të zgjidhej nga një garë si kjo. Kësaj situate i ka prirë edhe shoqëria civile e cila me të drejta ka ngritur shqetësimin që fillimi i procesit nuk është njoftuar siç duhet për publikun dhe ka kërkuar formalisht rihapjen e tij. Sigurisht, nga këndvështrimi im personal edhe si një kandidat i cili ka parashtruar kërkesën para këtij Komisioni, në kushtet e mospasjes dijeni objektivisht për njoftimin e mëparshëm gjykoj, se rihapja e garës jo vetëm që do të ishte gjëja më e mirë për të siguruar një garë të hapur, gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, por do t’i jepte mundësinë Komisionit dhe Kuvendit të Shqipërisë për të treguar edhe me vepra që vendi ynë është i vendosur për t’ju bashkuar Bashkimit Evropian dhe për të jetësuar reforma madhore si ajo e sistemit të drejtësisë. Jam i bindur që maturinë dhe përgjegjshmërinë që tregoi Kuvendi duke miratuar me votim unanim reformën në drejtësi, do ta vazhdojë ta tregojë edhe në procese të tjera vendimtare për axhendën tonë të integrimit evropian, sikurse është edhe zgjedhja e institucionit kushtetues të Avokatit të Popullit. Shqiptarët meritojnë një Avokat Populli, mbi palët, profesional, me integritet dhe sikurse e përcakton ligji me një aktivitet dhe njohuri të shquar në fushën e të Drejtave të Njeriut dhe ligjit. Të nderuar zotërinj Deputetë, rihapeni garën dhe le të fitojë më i miri! Kandidati për Avokat Populli Avokat Prof. Asoc. Dr. Jordan DACI”

Me. Ar

Next Post
(FOTO) Keni ftohtë? Afërdita ju nxeh me imazhet hot nga Miami Beach

(FOTO) Keni ftohtë? Afërdita ju nxeh me imazhet hot nga Miami Beach

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

July 24, 2026
Rrapaj: Bujqësia shqiptare në vështirësi, duhet urgjentisht ligj për sigurimet

Rrapaj: Bujqësia shqiptare në vështirësi, duhet urgjentisht ligj për sigurimet

July 24, 2026
SHBA godet Iranin! Deti i Kuq kthehet në front të ri lufte, ja çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme pas kërcënimeve të Trumpit

SHBA godet Iranin! Deti i Kuq kthehet në front të ri lufte, ja çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme pas kërcënimeve të Trumpit

July 24, 2026
Kodi politik i reflektimit të Edi Ramës!

Kodi politik i reflektimit të Edi Ramës!

July 24, 2026
Dita e 55-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 55-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 24, 2026
NATO konfirmon rrëzimin e një droni në hapësirën ajrore të Rumanisë

NATO konfirmon rrëzimin e një droni në hapësirën ajrore të Rumanisë

July 24, 2026
Durrës/ Goditet me thikë një person pas një konflikti

Durrës/ Goditet me thikë një person pas një konflikti

July 24, 2026
Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng me forcë ish-gruan, kush është autori i ngjarjes në Roskovec

Tragjedia në Roskovec, ndërron jetë në spital edhe ish-vjehrra e Refit Buzit

July 24, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

T’u flasësh “Flamingove” që të dëgjojnë socialistët!

July 24, 2026
Votimi për Komisionin e Prokurimit Publik ngre pikëpyetje, katër kandidatë siguruan shumicën

Votimi për Komisionin e Prokurimit Publik ngre pikëpyetje, katër kandidatë siguruan shumicën

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In