Si veprimtaria përmbyllëse e Karnavalit Ndërkombëtar të Artit Audiovizual 2026, më 18 tetor në Qendrën e Ekspozitave të Shangait u zhvillua Nata Ndërkombëtare e Artit Audiovizual.
Në këtë veprimtari u paraqitën disa arritje të përparuara në teknologjinë audiovizuale. Këto përfshijnë Platformën Shumëgjuhëshe me AI të Prodhimit dhe Publikimit të Dramave të Shkurtra dhe Dramave Komike të Animuara, e cila shfrytëzon modelet e mëdha të AI-së dhe burimet shumëgjuhëshe të korpusit për të lidhur të gjithë procesin e krijimit, përkthimit, rishikimit dhe shpërndarjes së përmbajtjes, si edhe dramën komike të krijuar me AI në këtë platformë “Liya: Takimi me yjet”.
Në këtë seri, prezantuesja virtuale Liya nga CMG-ja do të nisë një udhëtim nëpër civilizime me “Shënimet e Takimeve”.
Nisma “Miqësia Audiovizuale” e shpallur në këtë veprimtari propozon respektimin e konceptit të të drejtave digjitale të njeriut të përqendruara te njeriu, forcimin e përfshirjes globale digjitale nëpërmjet miqësisë audiovizuale, praktikimin e përgjegjësive globale të vlerës së përbashkët dhe ndërtimin e një modeli zhvillimi të larmishëm dhe bashkëpunues, si edhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe inovacionit ndërdisiplinor për të kultivuar një ekosistem të qëndrueshëm audiovizual global.
Karnavali Ndërkombëtar i Artit Audiovizual 2026, i organizuar bashkërisht nga CMG-ja dhe Bashkia e Shangait, është shndërruar në një “festival popullor” që nga nisja e tij më 24 shtator, duke promovuar teknologjinë audiovizuale në hapësirat publike urbane dhe duke lehtësuar zhvillimin e integruar të kulturës, tregtisë, turizmit, sportit dhe ekspozitave.
Gjatë kësaj periudhe, shitjet në tre zona kryesore komerciale të Shangait — Rruga e Nankinit Perëndimore, “Suhewan” dhe “Daning” — u rritën me më shumë se 30 %, me aktivitete të zgjeruara që kanë tërhequr mbi 3 milionë pjesëmarrës dhe kanë arritur te më shumë se 1.52 miliardë veta në mbarë internetin.











