• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kanadaja, vendi i parë i G7 që pritet të legalizojë marijuanën, bota mban frymën

by Java News
06/06/2018 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanadaja po përgatitet të kthehet në vendin e parë anëtar të G7-s që legalizon marijuanën. Vendi e ka ligjëruar tashmë përdorimin e hashashit për arsye mjekësore, por hapi i radhës do të jetë legalizimi i plotë i tij.
Të enjten, Kanadaja, përfundon në lupën e komunitetit ndërkombëtar, kur përmes votës në Senat pritet me shumë gjasë të ratifikojë atë që njihet si “Projektligji C-45”, shkruan “The Guardian”.

“Për pak kohë do të jetë pak si eksperiencë filmash fantastiko-shkencor”, shprehet Benedikt Fischer, një ekspert i efekteve të kësaj substance në spitalin më të madh psikiatrik të Torontos.

“Është unike në botë, sepse po ndodh për herë të parë në një shtet të pasur. Nuk është si në Amerikë, ku ka pasur eksperimente në nivel shtetëror. Shumica e njerëzve e injorojnë Uruguajin, ndaj bota pret me kërshëri të shohë se ç’do të ndodhë në Kanada” , tha Benedikt Fischer, një ekspert i efekteve të marijuanës në spitalin psikiatrik të Torontos
Qeveritë, studiuesit dhe udhëheqësit e biznesit anembanë globit kanë arsyet e tyre për ta ndjekur me vëmendje këtë zhvillim. Legalizimi mund të prekë të ashtuquajturat modele të krimit, shëndetësisë e faktorë të tjerë të panumërt, por askush nuk e di me saktësi sesi do të ndodhë kjo.

Një çështje delikate për autoritetet kanadeze është të përcaktohet se çfarë çmimi do të jetë mjaftueshëm i ulët për të çrrënjosur shitjet e paligjshme, por jo aq të ulëta sa për të tërhequr përdorues të rinj.

Ministri kanadez i Financave, Bill Morneau e ka bërë të qartë se qëllimi është që kanabisi të mbahet larg duarve të fëmijëve dhe tregut të zi, që do të thotë t’i mbash taksat aq ulët, sa praktikisht t’i qërosh kriminelet nga sistemi.

Kur vjen fjala te lehtësimi i ligjeve mbi kanabisin, shumë vende i kanë të qarta prioritetet, të cilat nisin që nga gjenerimi i të ardhurave e deri te shkurajimi i karteve të drogës. Kanadaja e vendos theksin te shëndeti publik: kanabisi do të shitet në paketime të thjeshta me shënime paralajmëruese për shëndetin, e do të gjendet zakonisht në dyqane shtetërore të pijeve alkoolike.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Protestuan pa leje, policia shoqëron disa minatorë

VIDEO/ Protestuan pa leje, policia shoqëron disa minatorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

October 21, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Të gjithë të kënaqur me protestën!

October 21, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Surpriza në dashuri, para dhe ndryshime të mëdha! Horoskopi për sot nga Jorgo Pulla

October 21, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

“Rrebeshe shiu, por temperaturat janë të ngrohta”, si do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme

October 21, 2026
Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

October 21, 2026
Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

October 21, 2026
Agjencia Getty Images shpall falimentin

Agjencia Getty Images shpall falimentin

October 21, 2026
Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

October 21, 2026
SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin

SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin

October 21, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Kur të hyjnë në shtëpi, çfarë bëni ju?

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In