• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kanabis, Tahiri: Përshëndes fjalën e Metës, PD deri më 2013 mbajti Republikën e Lazaratit

by Aalison Pearse Stevens
18/09/2016 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Korça, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka komentuar edhe rënien e avionit në Ishëm, çështje për të cilën tha se politika dhe ndërkombëtarët duhet të bëjnë transparencë.

Deklarata e Metës është përshëndetur nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka shkruar në Facebook se rezultatet e punës në luftën kundër kanabisit janë konkrete, ndërsa ka theksuar se kjo luftë deri 3 vite më parë ishte e paimagjinueshme.

Tahiri akuzon Partinë Demokratike se po i shmanget të vërtetës, duke mosmbajtur përgjegjësi për atë që ndodhte gjatë qeverisjes së vendit prej tyre, ku Lazarati ishte shndërruar në Republikë kanabisi.

“E ndaj plotësisht opinionin e kryetarit të Kuvendit që kanabisi nuk luftohet duke iu shmangur të vërtetës, gjë që Partia Demokratike po e bën fatkeqësisht çdo ditë! Kush bën sot sikur çuditet, i shmanget qëllimisht të vërtetës se kanabisi ishte një fenomen i kudondodhur, por i fshehur nga sytë e publikut deri në vitin 2013, nga një qeveri e polici që mjaftohej me komunikata sekrete për rrënjët anembanë Shqipërisë, dhe garantonte fitimet marramendëse të Republikës së Lazaratit!

Ndërsa kush çuditet pafajësisht sot nga ky fenomen, është viktimë e asaj politike të vjeter që i shmangej përballjes me fenomenin duke e mbajtur jashtë vëmendjes së opinionit e të mediave!

Ilir Meta ka shumë të drejtë kur thotë se duhen dëgjuar edhe ndërkombëtarët. Kanë folur shumë qartë për vite me radhe, ndaj sot është inkurajim i madh çdo germë e raporteve të Departamentit të Shtetit dhe Gurdia di Finanza-s të cilat e kanë cilësuar luftën tonë të tanishme shumë shkoqur; “rezultate mbresëlënëse, falë angazhimit të lidershipit politik”.

Natyrisht që kjo është një luftë që është larg së qeni e fituar, por siç do te tregojne faktet e shifrat qe kemi bere publike e do bejme ne vazhdim se bashku me partneret tane nderkombetare, eshte nje lufte me rezultate qe deri perpara tre vitesh as qe mund te parafytyroheshin”, thuhet në reagimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nga ana tjetër, gjatë vizitës në Korçë, Ilir Meta tha se e ardhmja e vendit mbetet zhvillimi i sektorëve si bujqësia dhe jo mbjellja e kanabisit.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Ish-presidenti francez dërgohet në spital

Ish-presidenti francez dërgohet në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

October 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Tetor 2026

October 2, 2026
Kurti: Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

Kurti: Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

October 2, 2026
Arrestimi dhe “zhdukja” e Enid Kasmit: Dosja sekrete në Venezuelë pengon ekstradimin ndaj Belgjikës

Arrestimi dhe “zhdukja” e Enid Kasmit: Dosja sekrete në Venezuelë pengon ekstradimin ndaj Belgjikës

October 2, 2026
VIDEO / ‘O hajdut, o hajdut…’, tensione te Kuvendi, Braçe përplaset fizikisht me protestuesit

VIDEO / ‘O hajdut, o hajdut…’, tensione te Kuvendi, Braçe përplaset fizikisht me protestuesit

October 2, 2026
Kamerat e fshehta, procedohet penalisht kompozitori Adrian Hila

Kamerat e fshehta, procedohet penalisht kompozitori Adrian Hila

October 2, 2026
Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

October 2, 2026
150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

October 2, 2026
Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

October 2, 2026
Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Kos për Corriere della Sera: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit të BE-së

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com