• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kam parë vdekjen me sy”, flet e reja që u mbajt peng dhe u torturua nga i dashuri: Më futi 4 gishtat në grykë për të më marrë shpirtin

by A R
17/04/2023 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kam parë tmerr me sy, kam parë vdekjen me sy”. Kështu shprehet e tronditur 28-vjeçarja, e cila u mbajt peng nga i dashuri i saj 31-vjeçar dhe u torturua prej tij barbarisht. Ngjarja e rëndë, që ndodhi në një apartament në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë, duket se ishte e paralajmëruar. Kjo pasi siç rrëfen vetë e reja, Gleard Gusholli e kishte dhunuar edhe më parë.

Ata ishin njohur rreth 1 vit e gjysmë më parë dhe kishin qëndruar bashkë edhe në Gjermani, aty ku 28-vjeçarja jetonte e punonte. Edhe atje e kishte dhunuar dhe familja e saj e kishte përzënë nga shtëpia.

Por pavarësisht kësaj, siç rrëfen ajo vetë, e reja vendosi të vijë në Shqipëri për të bashkëjetuar me 31-vjeçarin. E ky i fundit, 1 javë pasi po bashkëjetonin, e mbylli në shtëpi dhe e dhunoi në formë barbare.

“Më gjuante me shkop me gozhda”

E dhunuara: Unë kam ardhur më datë 1 Prill për të bashkëjetuar me Gleardin. Java e parë ka kaluar mirë, nuk jemi zënë, kemi sistemuar shtëpinë tonë. Javën e dytë kam parë tmerr me sy, kam parë vdekjen me sy. Më ka kërcënuar, do të hedh në lumë, do marr kushëririn tim tani në telefon, do të të hedh në lumë. S’do të të nxjerr nga shtëpia. Unë vetë kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk e duroja dot më. Më gjuante me shkelma, me grushta në kokë, në fytyrë në trup. Gjuante me një shkop që ishte me gozhda. Më gjuante në gjithë trupin, më nxirrte thikën, ma mbante te trupi, te këmba… ma mbante dhe më thonte që unë do ta çaj barkun. I lutesha, i thoja ‘ma hap derën dhe nuk më do, nuk më do në rregull, vetëm ma hap këtë derë që të dal nga kjo shtëpia’. Ai donte me u hakmarrë tek unë, ky ka qenë plani i tij.

-Po përse?

E dhunuara: Sepse ne kemi qenë 3 muaj të ndarë dhe në Gjermani ka filluar gjithë kjo dhunë. Prindërit e mi e kanë marrë vesh që ushtronte dhunë ndaj meje dhe e kanë nxjerrë nga shtëpia në Gjermani.

“Donte të hakmerrej prej xhelozisë. Më dhunonte edhe në Gjermani”

-Prej sa kohësh njiheshit?

E dhunuara: Ne njiheshim prej gati 1 viti e gjysmë. Në Gjermani më ka dhunuar, nuk e kam denoncuar, as unë as familja ime. Ky tani prej xhelozisë, sepse kemi qenë 3 muaj të ndarë, donte të hakmerrej, ma merrte telefonin s’ma jepte, nuk ma hapte derën për të dalë. Nuk kontaktoja dot asnjeri.

-Po në Gjermani bashkëjetonit?

E dhunuara: 1 muaj e gjysmë kemi bashkëjetuar dhe pastaj prindërit e mi e nxorrën nga shtëpia, i thanë merr gjërat dhe dil nga shtëpia.

“Donte të ma merrte shpirtin, më fuste 4 gishtat në grykë”

-Ai ishte vetëm në kohën që keni qëndruar me të në apartamentin në Tiranë dhe a kanë ushtruar dhunë persona ta tjerë ndaj jush?

E dhunuara: Personat të tjerë nuk kanë ndikuar në këtë dhunë, por e di që fliste në telefon, dilte në ballkon dhe fliste në telefon. Shkruante mesazhe, më kërcënonte që do vijë shoku im tani, do të bëjmë të pamundurën që të të torturojmë, do të të vdes, do të të hedh në lumë.

-Kush ju solli në spital?

E dhunuara: Në spital, herën e fundit u zumë sepse e pyeta përse nuk i lejohet atij të hyjë në Gjermani. Ai këtë gjë nuk e dinte, kështu më thoshte mua, që nuk e di këtë gjë dhe akuzonte dhe prindërit e mi dhe mua që ne e kemi denoncuar. Ne nuk kemi bërë as denoncim atëherë asgjë, dhe në këtë moment ai merr gocën e dajës në telefon dhe i thotë të lutem më gjej një avokat në Gjermani, që të marr vesh pse nuk më lejohet të futen në këtë vend. Në atë moment ajo thoshte disa herë që të lutem mos u zini sepse e merrte vesh që unë bërtisja. Sa herë bërtisja unë, ai e fikte telefonin, më gjuante, më godiste. Më thoshte do të vras. Ndërkohë folën prapë në telefon dhe aty i kërkova ndihmë, kjo ishte e fundit që unë mund të bëja, edhe pse e dija që ai ndoshta mund të më vriste mua. Por kërkova ndihmë i thashë të lutem Olta hajde më ndihmo. E fiku telefonin, në atë kohë, më fuste 4 gishtat në grykë deri në fund dhe me ma marrë shpirtin. Në atë moment unë e dija që ok po vdes, tani po jap avash-avash shpirt.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

“Çlirohen” pallatet pa kolaudim, qeveria lejon që dritat dhe uji të lidhen pa u mbyllur procedurat! Eksperti shpjegon procedurat

November 25, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi ndan detajet: Shinat mbi 90% gati, elektrifikimi zgjat 12 muaj pas firmosjes së kontratës!

Hekurudha Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi ndan detajet: Shinat mbi 90% gati, elektrifikimi zgjat 12 muaj pas firmosjes së kontratës!

November 25, 2026
“Të jepet sinjal i fortë”- Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama nga Brukseli: BE-ja të sjellë vendet kandidate në tryezë! Jemi në rrugën e duhur

“Të jepet sinjal i fortë”- Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama nga Brukseli: BE-ja të sjellë vendet kandidate në tryezë! Jemi në rrugën e duhur

November 25, 2026
Rriten krimet seksuale! 15 të mitur viktima vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti

Alarmi/ Abuzimet seksuale me të mitur, Policia evidentoi 19 raste në 11 muaj! Të paktën 20 persona të dyshuar, 15 në pranga

November 25, 2026
Karakaçi: Nuk kam ambicie për Bashkinë e Shkodrës, e mbështes rikandidimin e Benet Becit!

Karakaçi: Nuk kam ambicie për Bashkinë e Shkodrës, e mbështes rikandidimin e Benet Becit!

November 25, 2026
Protestuesja i kujton dhëndrit të Berishës aferën “Partizani” para derës së SPAK-ut: Jep llogari për atë që je i përfshirë!

Protestuesja i kujton dhëndrit të Berishës aferën “Partizani” para derës së SPAK-ut: Jep llogari për atë që je i përfshirë!

November 25, 2026
Profecia e qametit të ditës së Flamurit

Profecia e qametit të ditës së Flamurit

November 25, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Shqipëria në rrugën e duhur, sistemi lufton korrupsionin

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Shqipëria në rrugën e duhur, sistemi lufton korrupsionin

November 25, 2026
Ish presidenti i “Partizanit”: Sali Berisha ka dashur të vrasë Neritan Cekën e Rexhep Meidanin

“Kam frikë nga Berisha”, Paro Laçi kërkon statusin e dëshmitarit të mbrojtur, GJKKO pranon marrjen e dëshmisë në Zvicër

November 25, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“Vendosni minimumin jetik”, demokratët depozitojnë 28 amendamente për Buxhetin

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In