• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha flet për dhunën e 28-vjeçares në Tiranë: Jemi bërë si Palermo e viteve `50

by A R
17/04/2023 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka reaguar përmes një deklarate për shtyp për rastin e 28-vjeçares e cila u mbajt peng dhe u dhunua nga i dashuri i saj.

Berisha thotë se dënon indiferencën e treguar nga autoritetet e rendit dhe faktin që qytetarët sipas tij nuk kanë siguri nga bandat kriminale. E për këto të fundit, ai hodhi akuzën e rëndë dukë thënë se janë të lidhura me qeverinë.

“Një vajzë, 28-vjeçare, u burgos e marrë peng në shtëpi i ashtuquajturi partner. Duke kryer ndaj saj një terror fizik dhe psikologjik tipik për strofullat e mafies me protektoratin e mafies. Jeta në Tiranë bëhet gjithnjë e më e pasigurtë. Rendin në dorë e ka krimi dhe mafia. U ndala në këtë rast dramatik, sepse muaj më parë, një vajzë nga Kenia, 19-vjeçare, që punonte në një kazino, u masakrua.

Klithmat e saj ranë në vesh të shurdhër. Vrasësi është i sojit të qeverisë. Vetëm qeveria arrin të heshtë, të shkatërrojë, të rrënojë të gjitha provat për të mbrojtur ministrat e saj kriminelë që fshehin krimin.

Tirana është pra sot, qytet ku dominon ligji i mafias, ku dominon mafia. Mafia e Tiranës, duke pasur parasysh se ka pushtetin, është mafia më e rrezikshme e Europës. Ajo tejkalon Ndrahhetën, Sakra Korona Unitën, tejkalon të gjitha grupet mafioze, sepse kreu i saj është qeveria mafioze shqiptare.

Dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar ndaj 26-vjeçares, indiferencën e treguar nga organet e rendit dhe në tërësi dorëzimin e sigurisë dhe rendit të qytetarëve në duart e organizatave kriminale nga një qeveri e lidhur kokë e këmbë me to”, deklaroi Berisha.

Kujtojmë se 28-vjeçarja, u mbajt peng nga i dashuri i saj 31-vjeçar dhe u torturua prej tij barbarisht. Ngjarja e rëndë, që ndodhi në një apartament në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë, duket se ishte e paralajmëruar. Kjo pasi siç rrëfen vetë e reja, Gleard Gusholli e kishte dhunuar edhe më parë.

Ata ishin njohur rreth 1 vit e gjysmë më parë dhe kishin qëndruar bashkë edhe në Gjermani, aty ku 28-vjeçarja jetonte e punonte. Edhe atje e kishte dhunuar dhe familja e saj e kishte përzënë nga shtëpia.

Por pavarësisht kësaj, siç rrëfen ajo vetë, e reja vendosi të vijë në Shqipëri për të bashkëjetuar me 31-vjeçarin. E ky i fundit, 1 javë pasi po bashkëjetonin, e mbylli në shtëpi dhe e dhunoi në formë barbare.

Next Post
Aksidentohet çifti shqiptar pranë Selanikut, gruaja në gjendje të rëndë shëndetësore

Aksidentohet çifti shqiptar pranë Selanikut, gruaja në gjendje të rëndë shëndetësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Policia e mendimit

September 17, 2026
Shqipëria mirëpret Seminarin Teknik të ISSA-s për forcimin e shërbimeve të pensioneve, Ibrahimaj: Jemi duke punuar për reformën e re dhe modernizimin

Shqipëria mirëpret Seminarin Teknik të ISSA-s për forcimin e shërbimeve të pensioneve, Ibrahimaj: Jemi duke punuar për reformën e re dhe modernizimin

September 17, 2026
Kuvendi/ Ministri Salla: Standardizojmë dhe rrisim cilësinë e vajit të ullirit! Bardhi: Korrupsioni vret ullirin dhe bujqësinë

Kuvendi/ Ministri Salla: Standardizojmë dhe rrisim cilësinë e vajit të ullirit! Bardhi: Korrupsioni vret ullirin dhe bujqësinë

September 17, 2026
“Të mendohet për të ardhmen e rajonit”- Ish-diplomati amerikan pas dënimit të krerëve të UÇK: U befasova që u dha një dënim kaq i rëndë!

“Të mendohet për të ardhmen e rajonit”- Ish-diplomati amerikan pas dënimit të krerëve të UÇK: U befasova që u dha një dënim kaq i rëndë!

September 17, 2026
AZHBR pranon gabimin me fermerët! Ishin përjashtuar për 3 vite, rikthehen 223 fermerë në skemën e subvencioneve

AZHBR pranon gabimin me fermerët! Ishin përjashtuar për 3 vite, rikthehen 223 fermerë në skemën e subvencioneve

September 17, 2026
Nis Arbitrazhi për Aeroportin e Vlorës, Pacolli reagon: U pezullua prishja e kontratës! MIE: Fitore për ne!

Nis Arbitrazhi për Aeroportin e Vlorës, Pacolli reagon: U pezullua prishja e kontratës! MIE: Fitore për ne!

September 17, 2026
Trump: Irani kontaktoi drejtpërdrejt SHBA-në, dëshiron të arrijë një marrëveshje -

Trump kërcënon BE-në pas afrimit me Kanadanë: Do të vendos tarifa shumë të rënda!

September 17, 2026
Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta ish futbollisti i Vllaznisë e Kombëtares, Esat Bushati!

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta ish futbollisti i Vllaznisë e Kombëtares, Esat Bushati!

September 17, 2026
Federata Angleze sfidon Infantinon dhe kërkon hetim për dy çështjet që tronditën FIFA-n: Hapini dosjet!

Federata Angleze sfidon Infantinon dhe kërkon hetim për dy çështjet që tronditën FIFA-n: Hapini dosjet!

September 17, 2026
“Me ça mrrokulle do hyjnë?”- Korreshi ironizon në Kuvend: Ne në fshat jemi akoma me parmenda, ju thoni Inteligjenca Artificiale!

“Me ça mrrokulle do hyjnë?”- Korreshi ironizon në Kuvend: Ne në fshat jemi akoma me parmenda, ju thoni Inteligjenca Artificiale!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com