• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kam mërzitur Netën dhe Pandin…”, Braçe në interpelancë me Krifcën: Hëngrën edhe lopët njëherë si te Nazari

by A R
14/07/2022 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Partisë Socialiste, Erion Braçe, e nisi interpelancën e sotme në Kuvend me ministren e Bujqësisë Frida Krifca me një ironi ndaj kolegëve të vetë në lidhje me qëndrimet e tij për Bujqësinë kundër qeverisë. Braçe thekson se me qëndrimet e tij ai është akuzuar si populist, dhe shton me nota ironike se me këto qëndrime të tij mërziti dhe kolegët socialist Pandeli Majko dhe Antoneta Dhima.

“Kam bërë populistin kaq kohë kam mërzitur edhe Netën edhe Pandin, keq kam bërë. Vajta i ndava unë njerëzit e zakonshëm nga elita e bujqësisë, pastaj nxita mosbesim ndaj tyre, në fakt ata nuk i njeh kush aty ku janë fshehur.

Ngrita popullin e Bujqësisë nga kokëulur në fushëlartë, duke ulur poshtë elitat filmbërëse të tregtarëve. Bëra dhe më shumë kur nxita mosbesim ndaj rregullave të lojës, më keq akoma e solla në pozitë konfliktuale që ndan bujqit nga një grup tregtaresh të bërë bashkë në një kartel.

Kaq keq kam bërë, tani do bëhem realist. Deputeti ka si qëllim votën e drejtë dhe pa lekë që pranon situatën dhe gjendjen, më mirë dhe të flasë në rrethanat e çështjes.

Bujqësia po rritet normalisht, kjo nuk është normale është e jashtëzakonshme .

Ne po rritemi dhe kjo nuk ka ndodhur më para, rritja ekonomike e Bujqësisë për tremujorin e parë na e konfirmoi këtë”, tha Braçe.

Braçe ironizoi duke marrë si shembull numrin e lopëve. Ai tha se duhet thënë se ato janë shtuar edhe pse tani hanë më shumë dhe më shtrenjtë ndërkohë që në letra zëvendësohen me qumësht pluhur dhe vaj palme.

“Nuk është normale por e jashtëzakonshme. 3% është më pak se inflacioni. U rrit qiraja e tokës. Kostoja e plugimit. U rrit kostoja e ushqimit të bagëtive. Ne e kemi më të lehtë. Hëngrën edhe lopët njëherë si te Nazari dhe SPAR-i. Nuk hëngrën. Kjo është populiste. Nuk është realiste. Lopët kundër elitës që i numëron prapë dhe i subvencionon. Numri është rritur.

Tani hanë më shumë dhe më shtrenjtë. Tani kanë edhe status. I zëvendësojnë në letra me qumësht pluhur dhe vaj palme. Por çfarë rëndësie ka lopët që janë shtuar. Po çmimet janë rritur pra dhe nuk është normale. Është e jashtëzakonshme. Tregtari po merr shumë. Madje dy tre herë më shumë se bujku. Pesë herë më shumë kur bujkut ia shtrin nën kosto. Bujku është populli. Pa çmim duhet ta lërë mallin. Çmimi bëhet me lekët kur t’i marrë te tregtari.

Paratë e bujkut i merr prodhues. I merr grumbulluesi. Me tokën e bujkut. Kjo është bujqësia që po vjen. Bujqësia e sipërmarrësve. Kjo nuk është normale. Është e jashtëzakonshme”, deklaroi ai.

/a.r

Next Post
PD-ja dhe flluska e plasur e Ndragheta-s

Kur mat hijen e muzgut me protestat e Sri Lankës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

Eklipsi total i Hënës tek Virgjëresha, çfarë pritet të sjellë te shenjat e Horoskopit

March 2, 2026
Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

March 2, 2026
“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

March 2, 2026
Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit

March 2, 2026
Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

March 2, 2026
Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

March 2, 2026
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In