• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur mat hijen e muzgut me protestat e Sri Lankës

by Plator Nesturi
14/07/2022 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Ditën e djeshme presidenti Gotabaya Rajapaksa ishte arratisur nga Sri Lanka nëpërmjet një avioni ushtarak. E gjitha kjo vjen pas protestave të shumta e masive të qytetarëve të këtij vendi të lodhur nga pushteti i gjatë, anakronik dhe i bazuar mbi dhunën, i korruptuar në palcë e i shkëputur nga çdo realitet njerëzor që shoqëroi sagën e lidershipit të dy vëllezërve ku njëri ish president e tjetri ish kryeministër. Përmbyllet kështu kalvari i një pushteti që nisi rrugën me shpresën e njerëzve se populizmi i presidentit Gotabaya Rajapaksa do të ish ilaçi më i mirë për zhvillimin e vendit, por që rezultoi në përgjakje nga lufta civile e për të shkuar më tej në megallomaninë e një pushteti të pakontrollueshëm e me korrupsion masiv.

Një histori ku fundi i saj nuk është i papritur për diktatorë që kanë trashur zullumin me popullin e tyre, por që gjeti vëmendje në Shqipëri për të tjera arsye. Ishte opozita kaotike shqiptare që pas një proteste modeste deshi të masë hijen e muzgut të vet me masivitetin e protestave që ndodhën ditë më pas në Sri Lanka. Madje dukej e dëshiruar që këto skena të turmave sulmuese ti inspirojë dhe në mjedisin e vendit si rruga e vetme që mund ti hapë rrugën e pushtetit ndaj një kundërshtari që nuk po e mund dot me votë.

Veçse ka diçka që nuk shkon në paralelizëm për arsyet e revoltës popullore që ndodhi në Sri Lanka. Për ata që nuk e njohin historinë e Sri Lankës por që e kanë në kujtesë historinë e kohëve të fundit të Shqipërisë, nëse mund të bëjmë një paralelizëm për arsyet e rebelimit masiv atje, është sikur Berisha të kish arritur të mposhte me armë në 1997 rebelimin e qytetarëve dhe më pas të kish vendosur një pushtet më të egër dhe më represiv, të trashte zullumin e bëmave e të varfëronte më tej vendin. Natyrshëm pas kësaj dhe rebelimi i njerëzve do të ish më i dhunshëm dhe ikja e presidenti diktator do të ish e pashmangshme.

Në fakt kjo ka ndodhur në Sri Lankën e dhjetëvjeçarëve të fundit. Një vend i begatë por që ra në dorën e makutërisë, injorancës në pushtet dhe fodullëkut për ti hapur rrugë të resë. Pas luftës civile 15 viteve më parë, kur vendi ka ndasi fetare dhe dy religjionet dominante janë hindu dhe budistë, pushteti i vëllezërve Rajapaksa u bë më i fortë pasi dolën fitimtarë nga përplasja e armëve. Por bashkë me të u bë më i madh dhe abuzimi me pushtetin dhe korrupsioni masiv. Njëri president dhe tjetri kryeministër kontrollonin çdo sector të jetës dhe fatin e gjithkujt. Por harbutëria e forcës shpesh zëvendësohet nga budallallëku. Duke e menduar veten të pagabueshëm, Rajapaksa dha idenë e çmendur që të ndalonte me ligj përdorimin e plehrave kimike në bujqësi, me arsyetimin se ushqimi bio do të ish më i leverdisshëm. Por prodhimet bujqësore përfunduan në katastrofë dhe u mkor vetëm ¼ e prodhimit të zakonshëm.

Vendi u përfshi në krizë urie, por dhe në mosaftësinë për të shlyer borxhet e shumta. Për të shlyer interesat e borxhit ndaj Kinës, qeveria u detyrua ti lëshojë portin e ish kryeqytetit të vjetër në jug të vendit që të kontrollohet prej Kinës në funksion të Udhes së Mëndafshit. E gjitha kjo ngriti dhe xhelozitë e Indisë dhe për Sri lankën po zhvillohet dhe një betejë diplomatike e tregëtare midis dy gjigantëve aziatikë, Indisë dhe Kinës. Dhe për shumë analistë përveç pakënaqësisë së qytetarëve ndaj qeverisë së tyre, një pjesë e nxitjes së trazirave vjen dhe nga ndërhyrja e fuqive të të tjera të interesuara se cfarë drejtimi do të marrë Sri Lanka. Pra, panorama, nëse e njohim mirë, është vërtet shumë e ndryshme nga ajo çfar përpiqet të injektojë opozita shqiptare, janë dy realitete aq të ndryshme dhe aq larg njëri tjetrit sa që është injorancë vetëm ta përmendësh.

E vetmja gjë që mund ti lidhë këto realitete është makutëria politike, atje në Sri Lankë për të vjedhur e shkatërruar një shtet, ndërsa këtu një makutëri e një lloji tjetër. Që është gati që të fusë vendin në çdo aventurë dhe e gatshme deri në përplasje të dhunshme sociale, me të vetmin qëllim që ti hapë rrugë pushtetit të vet. Dhe kjo ndodh ndonëse jemi në mes të Evropës dhe aspirojmë ti bashkohemi demokracive perëndimore. Shembujt për mbijetesën e vet, për fat të jeq, një pjesë e mykur e politikës së vendit, i merr ende nga larg, Azia e më tej.

Next Post
Skena horror në Selanik! Gjendet një kufomë pa kokë dhe pa këmbë, ‘tronditen’ qytetarët

Arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Greqi pasi tentoi të arratisej në Itali

Comments 1

  1. ppa says:
    4 years ago

    Pergezime i nderuar Nesturi! Gjithnje i sakte, korrekt dhe pa shume zhurme, krahasuar me teveqelet e mediave te medha TV si Zheji, Lubonja etj. Bushati nuk ia vlen ta permendesh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In